Gratë kanë imunitet më të fortë?

[b]

Shkencëtarët kanadez bëjnë të ditur se hormoni seksual estrogjen, mund t’i japë një shtytje më të madhe sistemit imun të femrave në luftë kundër infeksioneve.[/b]

Hulumtuesit nga McGill University kanë zbuluar se si estrogjeni me anë të ndikimit në funksionin e gjeneve kyçe, pamundëson veprimin e enzimave të cilat, ndryshe do të bllokonin proceset e lidhura me reagimin e sistemit imune, që është linja e parë e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve dhe viruseve.

Rezultatet e fituara, shkencëtarët i shpjegojnë me anë të evolucionit, gratë në këtë aspekt kanë zhvilluar një sistem imun më të fortë, për shkak të rolit të tyre në lindje dhe në rritjen e foshnjave.

Të arriturat e reja mundësojnë shfrytëzimin e manipulimeve gjenetike në drejtim të forcimit të sistemit imun.

po eshte shume normale qe femra ka imunitete me te forte se sa mashkulli ?se kote nuke eshte thene se femra ka 7 shpirtra :ciao:

Faktikisht eshte disi e vertete, sepse dhe une kam vene re qe meshkujt semuren me shpesh se femrat.

Hmm, ndaj vdesin burrat më parë.

ndoshta kane imunitet me te forte ndaj semundjeve dhe po jo ndaj te QARAVE

po eshte evertet qe femrat kan imunitet me te fort se meshkujt

po eshte e vertete po jo dhe shum se na hodhet posht ne meshkujt :smiley: