Gratë më të stresuara në punë se meshkujt

New York, 17 tetor - Stresi në punë përcaktohet si një gjendje psikologjike ku një person mund mendon se kërkesat që vijnë nga puna janë përtej aftësisë së tij për t’u përgjigjur.

Nga një dukuri e tillë mendohet se vuajnë më shumë gratë se sa burrat në një raport 1 me 7. Të dhënat për një përfundim të tillë janë nxjerrë nga Instituti Shëndetësor Kombëtar i Grave në SHBA.

Mendohet se çrregullimet mendore të cilat janë të pranishme në 90% të grave, lidhen me këto arsye: ankthin 45%, sindromin premenstrual 43%, dysthymia, e cila manifestohet nga paqëndrueshmëria e humorit 41%, pagjumësia 39%. Për 20% të femrave qëndron rreziku për lindjen e një sindrome depresive në punë.

Arsyet për këtë ndryshim midis sekseve mund të gjenden në faktin se gruaja e angazhuar në një profesion mendon njëherësh për shumë gjëra që e rrethojnë jetën në jetën e saj…

Së pari duhet të bëjë që të përputhen kërkesat e saj në punë me gjendjen e saj familjare.

Së dyti është problemi i konkurrencës me seksin e fortë, mbi të gjitha në fushat e menaxhimit. Femra duhet të provojë se ato janë të barabarta me meshkujt.

Me pak fjalë, aktiviteti i punës së një femre, veçanërisht në qoftë se një karrierë është shumë më e vështirë se ajo e një mashkulli.

Më të rrezikuara janë femrat mes 30 dhe 40 vjeç, kur amësia është më e zakonshme, dhe ky është një moment tjetër i cili mund të shkaktojë çrregullime psikologjike.