Gresa: Këngën e kam vetëm hobi

Shkurte Fejza dhe vajza e saj Gresa Behluli së fundmi kanë publikuar një videoklip të përbashkët të këngës “Nëna dhe bija.Gresa e çmon shumë këndimin bashkë me nënë e saj dhe shpreson që kjo të përsëritet, por prapëseprapë kënga për të është vetëm hobi.

“Këndimi bashkë me nënën është një ndjenjë shumë e mirë, shumë e këndshme, kënaqësia është dyfishtë kur përballë ke një bashkëpunëtore të mirë dhe një nënë shumë të dashur e të kujdesshme. Dua shumë që kjo të përsëritet, e çmoj shumë këndimin me mamin, ajo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Gresa në një intervistë me “Kosova Sot”.

Për më shumë, Gresa thotë se jashtë këngës ka jetën dhe planet e saj, ndërsa kënga është vetëm një hobi për të.

“Normal, kam jetën time, kam planet e mia shkollore dhe për mua kënga është vetëm hobi”, shton këngëtarja.