Gripi i derrave, Shqiperia ne alarm

Specialiste te shendetesise tashme jane gadishmeri duke e konsideruar te prekur Shqiperine nga virusi AH1N1 madje nuk perjashtojne edhe ndonje rast te lehte qe mund te kete kaluar.
“Ndonje person mund te kete qene prekur nga ky grip, nderkohe qe ne tetor dhe nentor do te kemi raste te tjera te ketij virusi”, u shpreh specialistja, Silva Bino, sipas te ciles cdo njeri qe ka temperature e kolle duhet te paraqitet neper qendra shendetesore dhe spitale.

Ndonese stina e veres parashikohej te frenonte perhapjen e ketij virusi specialistet konfirmojne te kunderten, madje me ritme me te shpejta, ndryshe nga gripi i zakonshem.

Specialistet i bejne thirrje qytetareve te ndergjegjesohen dhe te mos neglizhojne asnje shenje qofte dhe te nje semundjeje te rrugeve te frymemarrjes, sidomos personat qe jane te prirur te shfaqin simptoma me te renda.

Ka nisur edhe trajnimi i mjekeve te familjes pasi ata jane te paret qe do ta konstatojne. Nderkohe qe rekomandohet qe te gjithe qytetaret te bejne vaksinen e gripit te thjeshte ne kohen e duhur. Ne periudhen tetor –nentor Shqiperia do te preket nga virusi AH1N1.

Bobo dhe kjo na duhet, apo ka mjete dhe ilace tek ne ti bejme ball!!!

eshte shume probleme pere ne shqiperi :frowning:

nuk na gjen gje jo mos kini merak…erdhi dhe gripi i pulave po nuk na u afrua ,jo me gripi i derrave…:slight_smile:

Mos kini frike se akoma ska ardh thjesht alarm sbesoj se vje deri ke ne, se ne barcaleten e shqiptarit Derri doli nga dhoma e tha , Ku rrihet me shqiptarin :stuck_out_tongue:

Mos e merrni me shaka pasi këto janë viruse të modifikuara dhe të prodhuara në laboratorë. Kini mendjen ju në Shqipëri.