Grohl dëshiron që një aktore ta portretizojë atë

Ish-bateristi i grupit legjendar “Nirvana”, Dave Grohl, dëshiron që një aktore ta portretizojë atë në filmin biografik mbi jetën e frontmenit të ndjerë Kurt Cobain.
Grohl, aktualisht frontmen i “Foo Fighters”, mendon se Shelley Duvall do të ishte aktorja e përsosur për ta luajtur rolin e tij.

Regjisori i filmit “The Messenger”, Oren Moverman, pritet ta drejtojë realizmin e filmit të bazuar mbi librin e Charles R. Cross, “Heavier Than Heaven: A Biography of Kurt Cobain”, ndërsa Grohl mendon se Shelley Duvall mund ‘ta ndërrojë gjininë’ për ta luajtur rolin e tij në filmin e ri.

“Nuk di për dikë tjetër, por unë shpresoj që Shelley Duvall të luajë rolin tim… Ajo është fytyra ime, askush nuk është më i afërt (me mua) se fytyra e Shelley Duvall në (filmin) ‘The Shining’”, ka treguar muzikanti. /Telegrafi/