Grumbullohet Bekham, Runi jashtë listës për Spanjën

Trajneri i kombëtares angleze, italiani Fabio Kapelo, ka lënë jashtë listës së lojtarëve që do të luajnë në miqësore me Spanjën Uejn Runin, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar kohët e fundit. Ndërkohë që ka thirrur Devid Bekhamin, i cili mund të bëhet lojtari i dytë me më shumë prezenca në kombëtare, pas Bobi Murit, i cili udhëhoqi Anglinë drejt suksesit në vitin 1966, duke fituar Kupën e Botës. Bekhami mund të thirret edhe në të ardhmen, sigurisht nëse do të zgjatë kontratën me Milanin, ku është në formën e huazimit. Kapelo ka grumbulluar sulmuesin e Uest Hemit, Karlton Kole, i nxitur nga forma e mirë që ka shfaqur ky futbollist gjatë javëve të fundit.

Portierë: Green (West Ham), Hart (Man City), James (Portsmouth).

Mbrojtës: Bridge (Man City), A Cole (Chelsea), R Ferdinand (Man Utd), Jagielka (Everton), G Johnson (Portsmouth), Terry (Chelsea), Upson (West Ham), L Young (Villa).

Mesfushorë: Beckham (LA Galaxy), Barry (Villa), Carrick (Man Utd), Doëning (Middlesbrough), Lampard (Chelsea), Milner (Villa), Wright-Phillips (Man City), A Young (Villa).

Sulmues: Agbonlahor (Villa), C Cole (West Ham), Crouch (Portsmouth), Heskey (Villa)

Burimi:Sporti Shqiptare