Hakerët nga Kosova në aksion

LiMiHack ishte sot në qendër të vëmendjes me një sulm drejtuar ueb faqes së Rrethit të Nishit në Serbi dhe me një paralajmërim dërguar në formë sulmi tek Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizonit të Shqipërisë.
Në ueb faqen e www.nis.okrug.gov.rs është vendosur mbishkrimi në gjuhën angleze “Kosovo is independent” (Kosova është e pavarur), dhe më tej është shkruar që të mos vazhdohet më me ankesa sepse do të përballeni me të njëjtin rezultat si në GJND. “Ne jemi fituesit dhe askush nuk do ta ndryshojë këtë” ishte mesazhi nga LiMi’Hack.

Përveç një imazhi me një fëmijë të mbështjellur me flamurin e Shqipërisë dhe në të cilën ishte mbishkrimi “Republic of Kosovo / Hackers”, ueb faqja përmbante edhe në vend të logos së saj një logo të flamurit të Kosovës. Deri më tani ueb faqja është jashtë funksionimit të rregullt

Sulmi i dytë në një far forme sulm paralajmërues ishte drejtuar nga LiMi’Hack tek Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizonit të Shqipërisë, www.kkrt.gov.al në të cilën ishte vendosur një paralajmërim ku thuhej se “nuk jeni kujdesur sa duhet për sigurinë e faqes suaj. Më mirë të merrni një paralajmërim nga hakerat shqiptarë se faqja juaj të merret përsipër nga ndonjë haker armik.

“Kujdesuni që të arnoni vrimat tuaja të sigurisë, që një faqe qeveritare si kjo të mos bjen në dorë të ndonjë hakeri të huaj” u tha në paralajmërim. Uebi mbante të njëjtin imazh dhe shenjën e të njëjtit haker, LiMi’Hack.

Bravoo mezi po pres te shoh ndonej faqe tjeter te hackuar Urra keshtu le te vazhdojn

Kane bere gje te bukur shume ne fakt dhe jane per tu lavderuar.:(,Gjejne keto gomoret e ngordhur dhe o burra ti biem.

Te bejn cfar te duan vetem serbeve ti hackoj