Hakerët thyejnë llogarinë e Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg gjatë ditës së sotme në kuadër të faqes së tij zyrtare në Facebook propozoi që të heq dorë nga e tërë pasuria e tij.

Por natyrisht kjo gjë nuk është aspak e vërtetë sepse Zuckerberg sot shijoi punën e hakerëve. Mesazhi që u paraqit nën llogarinë CEO-së së Facebook ishte ky:

“Le të fillojë hakimi: Nëse Facebook ka nevojë për para, në vend se të shkojë tek bankat pse Facebook nuk i lejon përdoruesit që të investojnë në të në formë shoqërore? Pse të mos transferohet Facebook në një “biznes social”, ashtu siç e ka përshkruar fituesi i çmimit Nobel, Muhammad Yunus”.

TechCrunch më pas gjatë ditës ka njoftuar se faqja është fshirë. Zuckerberg sot jeton një jetë “modeste”, por investitorët e tij nuk kanë të bëjnë me biznes social apo investime sociale siç kërkuan hakerët. Aty bëjnë pjesë investitorë Rus, investitorë nga Goldman Sachs dhe shumë kapitalistë tjerë. Ata në asnjë mënyrë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë prej dividentëve të tyre dhe të përkushtojnë tërë fitimet e së ardhmes për çështje sociale.

Përveç kësaj, nëse Facebook do të dëshironte të avancojë për të mirën e shoqërisë, atëherë do të kishte filluar më së pari duke rregulluar një problem të vogël që i mundëson çdo hakeri të qaset në llogarinë tuaj duke shfrytëzuar një rrjet që nuk ka fjalëkalim. /pcworldalbanian.

Ec e merre vesh! Gjithesesi do te ishte kulmi :slight_smile: dhe pse si hash code eshte #hackercup2011, pra turneu qe zhvillon Facebook per Hacker. Mund te jete nje si tip reklame :slight_smile:

Cudi po me duket,por ne qoftese e kane bere me te vertet,llogarite tona qenkan te pasigurta,dhe se llogarit tona si hyn ne pune ndonjerit:)

Kliton, siguri 100% se besoj se ka ne rrjet. :slight_smile: Thuaj qe duhet limituar futja e te dhenave shume personale. Numrin e telefonit pershembull nuk e shikoj te arsyshme ta vendos.

Po po mire thua ti Reno,une kam futur nje numer aty qe nuk egziston:)

Ta marin fb ce dua kam profil ketu tek lirenti

nese ma hackin FB tybe keq osht, po ski qka i bon, shnosh na :smiley:

numrin e telefonit e kom pas jap 1 qe e kom pas ma moti, po tash se kom ato :smiley: