Hani thonjte? Jeni perfekt! LEXO ME SHUME

Ngrënia e thonjve për një kohë të gjatë është parë si shenjë e personave nervozë dhe ankthiozë. Por një studim i ri ka treguar se zakoni i çuditshëm mund të jetë në fakt shenjë e njerëzve perfeksionistë. Ekspertët, gjithashtu kanë treguar se kjo sjellje nuk është shenjë e ankthit.

Në testet e realizuara nga ekspertët, pjesëmarrësit ishin më të prirur për të ngrënë thonjtë në momentin që frustroheshin ose mërziteshin nga dikush – të dyja shenja tipike të njerëzve perfeksionistë, ose njerëz që preferojnë ta kenë jetën tërësisht të organizuar.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, – tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit. – Prandaj ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, gjithashtu e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai.

Burimi: Gazeta-Shqip

theeeell brenda meje e kam dit gjithmon :stuck_out_tongue:

ja fusin kot :stuck_out_tongue:

e kam ditur dhe une, po nuk doja te expozohem :stuck_out_tongue:

Ne radh te pare te befte mire , dhe ne radh te dyt ja fusin kot keshtu qe te befte mire prap :stuck_out_tongue:

hahaha flm majdi ,rri tashi se jan shkenctar ata , sja fusin kot asnjeher. :rolleyes:

Smirush :rolleyes:

:pir: hajde i kepusim nje birr tani se ty te ben mire pas thonjve

hahahaha besoj qe ky qe e ka shkruajtur kete artikull i han thonjt vete :D:P

hahaha , ok me fund,te kam hedh dhe nje thoin tim aty per shije :gjumi:

Lere se spo pi fare me mire se me ze

:hahaha: :hahaha: :hahaha:

:bambam: