Harta e popujve më racistë !!

Britania është vendi më tolerant sa i përket racave të ndryshme në të gjithë planetin. Kështu është zbuluar nga një sondazh i shtrirë në 80 vende.

Studimi statistikor ka zbuluar se 3 vendet perëndimore mbajnë qëndrim më tolerant ndaj racave të tjera, ndërsa shtetet në zhvillim si, Bangladeshi, India, Jordania janë më pak tolerante. Pas Britanisë së Madhe vjen Kanadaja dhe Australia. Franca renditet tek vendet më raciste të perëndimit. Ajo është përkrah Bullgarisë, Marokos, Mali etj. /The Washington Post/

Shtetet më pak tolerante/njerëzit nuk duan të kenë në lagje një person të një race tjetër:

40% -India, Jordania, Bangladeshi, Hong Kong-u;

30 - 39.9% -Egjipti, Arabia Saudite, Irani, Vietnami, Indonezia, Koreja e Veriut;

20 - 39.9% -Franca, Turqia, Bullgaria, Algjeria, Moroko, Mali, Zambia, Tajlanda, Malajzia dhe Ishujt Filipine;

Shtetet me tolerancë më të madhe:

0 to 4.9% -Britania, SHBA-të, Kanadaja, Brazili, Argjentina, Kolombia, Guatemala, Suedia, Norvegjia, Lituania, Australia, Zelanda e Re;

5 - 9.9% -Kili, Peru, Meksika, Spanja, Gjermania, Belgjika, Bjellorusia, Kroacia, Japonia, Pakistani, Afrika e Veriut;

10 - 14.9% - Finlanda, Polania, Ukraina, Italia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia;

15 - 19.9% -Venezuela, Hungaria, Serbia, Romania, Maqedonia, Etiopia, Uganda, Tanzania, Zimbave, Rusia, Kina;

po ne cne qe sjemi fare ktu :???:

Ne duhet te renditeshim tek njerzit me pak tolerant mendoj

me gjas na kan harru si cdo her :frowning: