Harta e shitjes se kokaines dhe heroines

Tirana nuk eshte vetem kryeqyteti i Shqiperise, por dhe i perdorimit te droges ne krahasim me qytetet dhe rrethet e tjera. Gjithashtu ne kryeqytet jane bere dhe operacionet me te medha te personave te cilet kane rene ne pranga per shitje, perdorim te lendeve narkotike, te ndryshme, qe nga ato me te lehtat deri tek ato me te rendat dhe me te shtrenjtat. Cila jane zonat ne te cilat shiten lendet narkotike, dhe cilat jane drogat kryesore te cilat shiten ne rruget, lokalet apo pabet e Tiranes gjate diteve dhe ne fund te javes dhe klientet me te shumte. Dhe pse uniformat blu te kryeqytetit kane zhvilluar operacione te shumta per prangosjen e personave te cilet merren me shitjen e lendeve narkotike, ky eshte nje fenomen qe nuk hiqet.

Gjate nje bashkebisedimi me nje nga personat qe merret me luften kunder droges ne kryeqytet, eshte zbuluar dhe harta e shitjes se lendeve narkotike ne Tirane, zonat dhe lloji i droges. Burime qe nuk donin te identifikoheshin, kane treguar per “Koha Jone”, se dy jane zonat kryesore ne te cilat shiten lende narkotike te forta, si heroina dhe kokaina. Keshtu sipas tyre, ne zonen e Kinostudios, qe fillon nga rruga "Bardhyl dhe ngjitet lart tek spitalet, eshte nje hapesire e cila perdoret kryesisht nga perdoruesit e lendes narkotike heroine, e cila eshte ne nje cmim qe varion sipas cilesise se saj. Ne kete zone pergjithesisht jane te mbledhur perdoruesit e droges se kuqe, heroine dhe se ketu pergjithesisht jane zhvilluar dhe kapur personat qe merren me tregtimin e kesaj lende narkotike. Sipas te dhenave, kjo lloj droge vjen ne Shqiperi me ane te kanaleve te ndryshme dhe tregohet ne Tirane, pasi bashkohet me perzieresit si kafetine, e cila ka dhe ngjyren kafe qe perafrohet me llojin e droges se heroines.

Lloji tjeter i droges se forte, qe shitet ne kryeqytet eshte kokaina. Kjo lende narkotike, shitet kryesisht ne zonen e njohur te ish-bllokut. Sipas te dhenave, kjo eshte zona ne te cilen shitet me shume droga e cila eshte dhe me e shtrenjta jo vetem ne tregun shqiptar por dhe ne ate shqiptar. Dhe kjo lende narkotike shitet e perzier, kryesisht me paracetamol. Pikerisht ne disa aksione policore jane bllokuar sasi te konsiderueshme perzieresish te ketyre lendeve narkotike. Ish-blloku dhe lokalet e nates qe ndodhen ne kete zone, personat te cilet i frekuentojne keto lokale kane bere qe ne kete zone te shitet me shume kjo lende narkotike, e cila eshte e shtrenjte. Si dhe heroina dhe kokaina, vjen ne vendin tone nga zona te tjera jashte Shqiperise, dhe transportohet ne rruge te ndryshme.

Hashashi eshte nje tjeter lende narkotike e cila shitet ne Tirane. Por ne ndryshim nga dy llojet e mesiperme te cilat kane zonat e tyre ku shiten, hashashi apo kanabis sativa, nuk ka nje zone te percaktuar perdorimi ne kryeqytet dhe mund te gjendet ne te gjithe territorin. Nje vecanti e kesaj droge eshte dhe gjetja e tij. Ndryshe nga heroina dhe kokaina, hashashi mund te kete dhe origjine ne ndonje prej rretheve te Shqiperise dhe nuk mungojne arrestimet e personave te cilet nga vende te ndryshme perpiqeshin te sillnin ne Tirane sasi te konsiderueshme hashashi. Kjo lende narkotike klasifikohet si e lehte, por denimi eshte i nje lloji per te gjitha lendet narkotike.

Cfare parashikon Kodi Penal

Neni 283

Prodhimi dhe shitja e narkotikeve

Shitja, ofrimi per shitje, dhenia ose marrja ne cdo forme, shperndarja, tregtimi, transportimi, dergimi, dorezimi, si dhe mbajtja, pervec rastit te perdorimit vetjak dhe ne doza te vogla, te substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farerave te bimeve narkotike, ne kundershtim me ligjin ose ne kapercim te permbajtjes se tyre, denohet me burgim nga pese gjer ne dhjete vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, denohet me burgim nga shtate gjer ne pesembedhjete vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kesaj veprimtarie, denohen me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet.

Neni 283/a

Trafikimi i narkotikeve

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, ne kundershtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farerave te bimeve narkotike, denohet me burgim nga shtate gjer ne pesembedhjete vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, denohet me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kesaj veprimtarie denohen me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet.

Neni 283/b

Krijimi i lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e droges

Krijimi nga ana e personave, qe per shkak te detyres administrojne substanca narkotike ose psikotrope, i lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e ketyre substancave, ne kundershtim me dispozitat ligjore perkatese, denohet nga tre gjer ne shtate vjet.

Neni 284

Kultivimi i bimeve narkotike

Kultivimi i bimeve, qe sherbejne ose dihet se sherbejne per prodhimin dhe nxjerrjen e lendeve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, denohet me burgim nga tre gjer ne shtate vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, denohet me burgim nga pese gjer ne dhjete vjet. Organizmi, drejtimi apo financimi i kesaj veprimtarie, denohen me burgim nga shtate gjer ne pesembedhjete vjet.

Cfare eshte droga?

Droga eshte nje substance qe sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Droga mund te jete e ngurte (‘khat’), e lengshme (alkooli) ose e gazte (thithesit).

Si klasifikohen drogat?

Drogat klasifikohen sipas:

-efekteve qe japin

-ne se jane legale ose ilegale

Drogat dhe efektet e tyre

Cilat droga jane shqetesuese?

Per komunitetin drogat me shqetesuese jane drogat psikoaktive sepse ato veprojne mbi trurin dhe ndryshojne menyren se si mendon, sillet dhe ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantet, stimuluesit dhe halucinogjenet.

Depresantet (Depressants)

  • alkooli

  • kanabis

  • benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)

  • barbituratet

  • GHB (Gama-Hidroksibutrat)

  • Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina)

  • Disa tretes dhe thithes

  • Drogat depresuese nuk shkaktojne gjithnje depresion

Halucinogjenet (Hallucinogens)

  • ‘datura’ (bime)

  • Ketamina

  • LSD (acid dietilamid lisergi)

  • Kerpudhat magjike

  • Meskalina (kaktus pejoti)

  • PCP

  • Kanabis

  • Ekstazi

Stimulantet (Stimulants)

Stimulantet e lehte

  • kafeina (ne caj, kafe dhe pijet me kola)

  • nikotina (duhani)

  • efedrina (perdoret ne mjekimet per bronkitin, alergjine e pranveres dhe astmen)

Stimulantet e forte

  • amfitaminat (shpejtesia, kristali metilik, akulli)

  • kokaina

  • ekstazia

  • tabletat dobesuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)

  • khat

Perdorimi i drogave

  • 33.1 per qind kane perdorur marijuane

  • 8.9 per qind kane perdorur amfitamina

  • 7.6 per qind kane perdorur halucinogjene

  • 6.1 per qind kane perdorur ekstazi

  • 6.0 per qind kane perdorur medikamente per dhimbjet (2)

  • 3.2 per qind kane perdorur qetesues(2)

  • 4.4 per qind kane perdorur kokaine

  • 2.6 per qind kane perdorur thithes

  • 1.6 per qind kane perdorur heroine

  • 0.3 per qind kane perdorur steroide(2)

Te arrestuar gjate 2008

10 janar

Marius Sulaj, 24 vjec

Migen Mele, 25 vjec

Romeo Kio, 26 vjec

Elton Dodo, 29 vjec

11 janar

Raklen Kume, 23 vjec

16 janar

Roland Aliu, 19 vjec

19 janar

Valer Koco, 20 vjec,

20 janar

Nik Gjonikaj 38 vjec

23 janar

Kleson Gjonaj, 18 vjec

Klodian Gjikdhima, 26 vjec

27 janar

Hider Hidri, 42 vjec

Agron Gurakuqi, 33 vjec

Juljan Firanji, 30 vjec

Armando Vokshi, 20 vjec

Napoleon Cipi, 42 vjec

Agron Tahiri, 37 vjec

1 shkurt

Lazjan Cinit, 18 vjec

Erdit Hides, 18 vjec

14 shkurt

Marjus Mile, 18 vjec

18 shkurt

Artan Banushi, 33 vjec

Eugen Mersini, 37 vjec

19 shkurt

Zajmir Bani, 26 vjec

Jashar Kiptiu, 27 vjec

Arjan Ymeri, 27 vjec

Arben Hysenaj, 27 vjec