Ne radhe te pare falenderoj Alb-Angel per hapjen e kesaj teme 
Dhe me mire qe e hapi dikush nga ju kete teme.
E verteta eshte se jo te gjithe kemi guste dhe interesa te njejta persa i perket internetit, por kjo nuk mund
te na pengoje per ta bere kete faqe sa me interesante.
E them kete duke u nisur nga preferencat e mia personale. Zakonisht nuk para me pelqenin lojrat dhe nuk luaja, por Lirenti me beri
qe te harxhoj mjaft kohe me to dhe te me pelqejne.
Zakonisht temat chit-chat nuk para me pelqejne dhe i konsideroj te kota, por menyra se si ju i trajtuat keto tema, me ben qe te merrja pjese edhe une ne to. Cfare dua te them me kete? Dua te them, se ne jemi ata qe do te krijojme nje ambjent dhe nje forum ku gjithkush te hyje dhe te gjeje ate qe i pelqen.
Shpeshhere ne biseda te ndryshme me Lirentin e kam vene veten time ne pozicione te ndryshme persa i perket temave dhe gjerave qe do te permbante nje forum. Sepse te tjera deshira dhe preferenca ka nje 15 vjecar dhe te tjera nje 20, nje 20, 30, 35, etj, dhe kjo varet edhe nga karakteri, kultura dhe mentaliteti qe ka gjithsecili.
Pastaj nje fakt tjeter eshte se jo te gjithe kane kohe te mjaftueshme per internet, dhe jo te gjithe kane ne shtepi, megjithese kjo me bene te dyshoj sepse shoh se ne forumet e tjera e gjejne kete kohe, atehere do te thote se nuk gjejne ketu te gjitha ato qe do te donin.
Disa jane te betuar dhe angazhohen vetem ne nje faqe, disa kane krijuar shoqerite e tyre. Megjithate te gjitha keto ndryshojne.
Ne qofte se hapen dhe dikutojme vetem ne tema chit-chat, nuk do te kene te tjeret interes, sepse kete mund ta bejne edhe ne chat.
Ne jemi ata qe hapim temat dhe me pjesemarrjen tone e bejme forumin interesant. Dhe mos me thoni se keni pare ne ndonje faqe tjeter te kete kaq gjera sa ka tek Lirenti…
Dhe nese dicka mungon apo ju pelqen ndryshime, vete Lirenti, ka marre persiper dhe ka kerkuar edhe mendimin tuaj (gje qe shume te tjere nuk e bejne) te ndryshoje, *te shtoje dhe pse jo te heqe gjera qe ta beje sa me te lehte dhe terheqese kete faqe. Gjithcka qe behet, behet per ju dhe nuk na paguan njeri per kete pune, thjesht Lirenti paguan qe ju te jeni te kenaqur, sepse kjo i pelqen.
Besoj se forumit i mungoje bisedda dhe tema serioze, aktuale. Personalisht nuk me pelqen politika dhe nuk merrem me te, por kjo sdo te thote se nuk do hap nje teme dhe nuk do them mendimin tim.
Le tua bejme te njohur edhe miqve tane kete faqe. Une personalisht edhe pse jemi pak, kaloj shume mire me ju dhe ne bisedat tuaja.
Jeni te gjithe te mrekullueshem 
Kaq se nuk dua tju lodh me romanet e mia 