Hena po na vjedh gjumin

kush beson ne fantazite e shkences ose jo a valle eshte e vertet qe munde te egzistoje ,
pjesen tjeter ngel ta diskutojme .

Hena dhe gjumi
Hëna po na vjedh gjumin

Kohët e fundit në revistën prestigjioze shkencore Current Biology, Dr. Christian Cajochen i Universitetit të Basel-it në Zvicër, dhe ekipi i tij i punës bënë të ditur se kanë arritur të demonstrojnë se “shkalla objektive dhe subjektive e gjumit ndryshon në përputhje me fazat lunare.”
Një arsye më shumë pse medaljoni i verdhë i hënës duhet hequr qafe.
Ja se çfarë shkruajnë ata:
Nga studimet rezulton se gjatë kohës së hënës së plotë, aktiviteti delta (i karakterizuar nga lëshimi prej trurit i valëve të ngadalshme dhe me amplitudë të lartë të cilat mund të regjistrohen nga elektroencefalograma EEG-ja) gjatë njërës prej dy gjendjeve kryesore të gjumit të njohur me shkurtimin NREM (gjendja e gjumit të thellë që përbëhet nga tre faza N1, N2 dhe N3 dhe që karakterizohet nga mungesa e lëvizjes me shpejtësi të syrit, tipike kjo për gjendjen tjetër të gjumit, REM) – një tregues ky i gjumit të thellë – bie me 30%. Ndërkohë, koha e nevojshme për t’u kredhur në gjumë rritet me 5%, dhe kohëzgjatja e plotë e gjumit zvogëlohet me 20 minuta (në krahasim me kohën kur shfaqet hëna e re).
Studiuesit gjatë vëzhgimeve në fjalë u siguruan gjithashtu që ndryshimet e vërejtura nuk kishin të bënin aspak me dritën apo errësirën.
Gjendja latente e gjumit = koha që nevojitet për t’u kredhur në gjumë (Current Biology)
Sleep Latency = Time it takes to fall asleep (Current Biology)

Sic u shpreh Cajochen për gazetën “The New York Times”, “Shpjegimi i vetëm që mund të japim për këtë është prania në tru e një ore lunare”.
Cajochen i referohet konceptit të ashtuquajtur periodicitet circalunar (d.m.th. që i korrespondon ciklit lunar që zgjat afërsisht 29,5 ditë), gjë që do të thotë se trupat tanë kanë ritme të ngjashme me ato circadiane (24 orëshe). Këro ritme janë vënë re në kafshët e ujit si iguanat e Galapagos. Por deri tani provat për praninë e ritmeve circalunare tek njerëzit kanë lënë për të dëshiruar.
Për shembull, ritmi i brendshëm i trupit mund të manifestohet me zvogëlimin e sasisë së hormonit të melatoninës që sekretohet nga gjëndra pineale e i cili ndër të tjera na bën të flemë duke luajtur si rrjedhim, një rol thelbësor në mbajtjen e ritmit cirkadian. Kështu pra kur hëna është e plotë në vend që të flemë mund të dalim për gjah, ose thjesht të mbajmë dy sytë çelur që të mos biem pre e atyre që gjithashtu nën ndikimin e hënës së torrollepsur e plot dritë kanë vendosur të na sulmojnë.
Tërheqja gravitacionale e hënës, siç dihet është shkaku që ndodhin baticat në trupa masivë si oqeanet, por nuk ndikon aspak tek liqenet sado të mëdha të jenë ato. Sipas kësaj llogjike vështirë që kështu që ndryshimet në forcën e saj tërheqëse hëna të ketë ndonjë pasojë për trupin e njeriut. E nëse është kështu fajin për gjumin e munguar mbase duhet ta kërkojmë gjetiu. (Pwrgatiti Viktoria Paloka

shume teme interesante ,pergezime anonymus,une e besoj te tille histori ,dhe eshte e provua ndoshta dhe shkencerisht qe hena eshte e lidhur fuqishem me trupin human ,mua me rezulton e tille ,dhe vecanerisht cikli i henes kur ajo eshte e plote dhe faza ne te cilen ajo rifillon ciklin e saj,pikerisht keto 2 momente jane pika kyqe ne shume shpjegime ne trupin human.edhe ne popull gjenden gojedhena ne lidhje me rite me perputhje me henen .dhe persai perket gjumit nREM ose ndryshe gjumi paradoksal eshte thelbesor ne mireqenien e njeriut sepse eshte nje gjume ne te cilin ,truri memorizon faktete ,humorin ,dhe sa me i paktet te jete ky gjume personi eshte i iirrituar ,nervoz,dhe mban mend shume pakte .

Nese hena eshte e plot ajo ndikon neghativisht tek njerzit perhap semundje, kur hena shfaqet gjysem shperndan energji pozitive tek njerzit e kam lexuar ne nje liber:mendoj:

hahahaha prandaj jam keshtu si pa lidhje une…se qenka hena verdall…pse ja fusin kot ore aman…hena zbukuron qiellin dhe pa te nata duket kot…