Hernandez. Do të preferoja fitoren

Javier Hernandez ka vazhduar të shfaqë formën e tij fantastike edhe në ndeshjen ndaj Spanjës, në miqësoren e zhvilluar në Meksikë të mërkurën mbrëma, kur shënoi golin e epërsisë, gol të cilin ai thotë se do të dëshironte ta ndërronte me fitoren.

“Ndjehem i kënaqur, por më shumë do të preferoja fitoren. Ne ndjehemi shumë mirë. Ne ishim nën drejtimin e trajnerit Meza, i cili gjithashtu meriton çdo lëvdatë”, theksoi Chicharito.

Javier Hernandez është transferuar në fillim të afatit kalimtar veror te Manchester United, që bëri që ky transferim të jetë një nga ato transferimet më të fshehta të mundshme, por njëkohësisht me të ardhme të ndritur gjatë sezoneve të ardhshme.