Hidhet nga 22 kilometra lartësi

Një austriak është gjithmonë e më pranë realizimit të një rekordi të pabesueshëm, atë të hedhjes nga një lartësi prej 37 kilometrave, që është kufiri i atmosferës sonë.

Ai gjatë rënies së lirë ka tejkaluar shpejtësinë prej 550 kilometrave dhe e vetmja gjë që i ka shkaktuar probleme ka qenë i ftohti i madh. “Ka qenë pothuajse e pamundur t’i lëviz duart”, deklaroi ai pas zbritjes në tokë.

Bëhet fjalë për austrianin Felix Baumgartner, i cili realizoi hedhjen e tij mbi shtetin amerikan New Mexico, në bordin e një kapsule, ndërsa i gjithë procesi nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me parashutizmin e zakonshëm.

“Pamja është shumë më e bukur nga ajo që kisha menduar se do të shihja nga 22 kilometra mbi tokë. Jam shumë i kënaqur me përgatitjet e deritanishme”, u shpreh austriaku 42 vjeçar.

Aktualisht, rekordi për hedhjen nga lartësia më e madhe mbahet nga një amerikan, Joe Kittinger dhe ai është vendosur në vitin 1960, por brenda disa muajsh, nëse gjithçka do të shkojë mirë, Baumgartner do të spostojë më tej kufirin e hapësirës për njeriun.

Shikoni videon:

//youtu.be/r-TCO2IdoTA

po ky eshte “budall” (ne kuptimin e mire te fjales), dhe them qe do ta theje ate rekordin qe pretendon

qyqaaa :o
shum te guximshem jan ca njerez
po gjith ajo lartesi , te merrte nje liber ta lexonte nderkoh …:stuck_out_tongue:

çfare guximi! çfare teknologjie! çfare pune!