Historia e 2 Shokeve qe duheshin shume!

2 Shoket…
Diku ishin 2 shok që duheshin aq shume saqë mund te sakrifikonin gjithçka per njeri tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në te njëjtën shtëpi. Njeri prej tyre dukej si më kurnac, kurse tjetri shume bujar. Vjen nje ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit. Asnje përpjekje nuk ndikonte ne përmirësimin e punës . Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me nje shumë të caktuar të hollash. Miku i tij nxorri ç’kishte e ia dhuroi me shume dëshirë. “Urdhëro vëlla, gjithçka kam le te jete e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë. Shoku që nuk kursehej per asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti te martohej. Miku i tij kurnac, vjen ,e fton per kafe. “Dua të te them diçka shume të rëndësishme, por sdi se si”, i tha ai.Te ketë vallë gjë më te rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.Dëgjo vëlla, mua me pëlqen shume e fejuara jote, prandaj dua te martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe. Pas nje qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë e nga dashuria që kishte per shokun e tij s’ia refuzoi atë. “Le te bëhet ajo që thua ti”,- i tha e kështu u nda nga e fejuara per te bërë te lumtur mikun e tij. Kalojnë vite dhe punët e mikut te mirë po i shkonin keq e më keq. “Të shkoj te kërkoj pune tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet te më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai. Kur trokiti ne portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë, ç’të shikonte e ç’të dëgjonte. “Nuk kam si të te ndihmojë”, i tha ai e ashtu e përcolli I miri, i mërzitur per atë që kishte ndodhur nisi te mendonte sërish pozitivisht. “S’ka gjë,s’dihet si kanë ardhur punët, prandaj s më ndihmoi dot… Kaluan dite djali bujar takon nrrugë 1 burrë te vjetër e te sëmurë, që po i afronte vdekja. E merr, e çon ne shtëpinë e tij , e ndihmon dhe e përcjell deri diku ku mund te gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. 1 avokat troket ne derën e shtëpisë së djalit bujar e i thotë që plaku te cilin kishte ndihmuar kishte qenë shume i pasur dhe e i kishte lënë atij te gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur, merr 1 shtëpi pranë asaj te mikut të tij. 1 ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon 1 grua të lodhur e te sëmurë që i kërkon diçka per të ngrënë pasi ishte shume e uritur. Djali, e merr ne shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte vetem i kërkon asaj që te qëndrojë me të. “Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, un shkoj ne punë e vij. Kështu as ti s’mbetesh rrugëve, as unë s’vuaj nga këto gjëra”, tha ai. E moshuara pranoi me kënaqësi. Pas disa kohësh, gruaja, e kthyer në nje nënë per djalin që e kishte ndihmuar aq shume, i kërkon atij që te gjej 1 vajzë e te martohet. “Ne fakt, dhe unë kam menduar, por deri tani smë ka dalë ndonje njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi te martohej me nje vajzë që e njihte nga afër. 2 të rinjtë njihen dhe më ne fund vendosin te martohen. Erdhi koha per dasmën dhe te riut bujar i duhej të mendonte per te ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte dhe mikun e tij te vjetër. “Miqësia jonë duhet tjetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj dhe atë në kete ditë te lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën. Ne ditën e dasmës, dhëndri e nusja dukej se ishin më te bukur se gjithkush tjeter…Nisi muzika e te gjithë po argëtoheshin më se miri. Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi te shpjegojë historinë e jetës së tij. Nje herë e nje kohe, kam pasur 1 mik per kokë. E doja shume e jepja kokën per të. Nje ditë, kur punët po i shkonin keq, më kërkoi para e i dhashë gjithçka . Nje ditë tjeter, me kërkoi te fejuarën që e doja shume. I mërzitur, i dhashë dhe atë, se në ishim miq, e donim njeri-tjetrin. Pas disa kohësh, kur un isha ne gjendje të keqe ekonomike, ju drejtova atij e i kërkova punë. smë dha, madje me nje zë të vrazhdë gati sa smë përzuri. U mërzita, por përsëri smund te mendoja keq per të. Ishte miku im i shtrenjtë. Pas këtyre fjalëve, miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë: Nje herë e Nje kohë dhe unë kisha nje mik per kokë. Kur punët spo më ecnin siç duhet, i kërkova ndihmë e më dha gjithçka kishte. i kërkova dhe te fejuarën edhe atë ma dha. Arsyeja pse i kërkova te fejuarën, ishte se ajo vajzë s’ishte e duhura per të, ishte 1 grua e pamoralshme. Ne ketë mënyrë, shpëtova mikun tim te shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë per të. Nje ditë, kur punët spo i shkonin mire miku erdhi e kërkoi punë nga unë. Une si dhashë diçka të tillë, pasi smund të urdhëroja atë që te bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri i moshuar që miku im takoi ne rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes e unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që te gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse, gruaja lypsare që i erdhi shtëpi, është nëna ime. E dërgova atë që te kujdesej per mikun tim e ta ndihmonte që te kalonte 1 jetë sa më te qetë. Ndërsa vajza me te cilën miku im po martohet, është motra ime. Unë e binda atë që te martohej me mikun tim

wow histori shum e bukur por edhe domethens per dike ce ja din vleren ;shokut;

Histori e bukur …

shum e bukur… miku kurrnac paska dhen gjith jetn e tje per te. paskan qen bujare qe te dy. po sot jetojm ne koh tjter dge nuk ka me as miq dhe as shok te tille.

wowwwwwwwwww vertet shum histori e bukur …

histori shum e bukur , por jo e vertet , se njerez te till nuk egzistojn !!!

shume histori e bukur ! Mundet te jete edhe e ver8 labe, se fakt eshte qe tani ska kesi njerezish, por dikur skane qene njerezimi sikur sot:)

Sot ka vetem “Miremengjes Interes” :slight_smile:

Ajo me te fejuaren mu duk pak si teper:rolleyes::mad:

mua me duket me shume si fabul, jo si histori…shume e bukur…

me duket pak si ato historirat ne facebook!

Deri tek martesa e lash… po ku ka njerez kaq bujar :S :S

ja ta vazhdoj…

perralle e bukur… :slight_smile:

Teper e bukur per te qene e vertete!!.. Shume prekese

Shumë histori e bukur.