Historiku i Shën Valentinit (video)

//youtu.be/K-Alocf1tOw

Ndonëse të dashuruarit thonë se nuk kanë nevojë për një datë të caktuar për të shprehur ndjenjat që kanë, data 14 shkurt simbolizon pikërisht ditën e tyre. Por si lindi festa që sot ka pushtuar botën?

Në fakt, ajo nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria.

Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, ata e kundërshtuan këtë fakt, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Ndaj, perandori Klaudio anuloi të gjitha kurorat martesore apo fejesat e kohës. E ndërsa Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke.

Tashmë ajo njihet si festë e cila nuk i përket një besimi të caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarëve janë të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti është industri më vete, që gjeneron 14.7 miliardë dollarë. Tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti.

Dhuratat e Shën Valentinit nisin nga më simboliket si letra apo lule, deri tek udhëtimet luksoze apo unazat me diamantë.

/ Top Channel