Holandë, kryhet fluturimi i parë me biokarburant

Holandë, kryhet fluturimi i parë me biokarburant
Zhvillohet fluturimi i parë në botë duke përdorur biokarburant. Këtë e arriti ushtria holandeze, e cila ngriti në fluturim një helikopter Apash AH-64D, një e katërta e karburantit të të cilit ishte bio.
Lajmi konfirmohet nga Ministria holandeze e Mbrojtjes: "Për herë të parë në histori, një helikopter fluturoi me biokarburant gjatë një manovre në bazën ajrore Gilze-Rijen, që zgjati disa minuta’’.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Jorgen Geers theksoi se “një nga dy motorët e helikopterit sulmues, një Apash AH-64D, ishte mbushur gjysma me naftë dhe gjysma me karburant biologjik’’.

Sipas Geers, karburanti biologjik përbëhej 90 për qind nga vaj gatimi, ndërsa 10 për qind ishte vaj algash.