Horoskopi Javor

Per te gjith ata supersticioz qe nuk kan koh ta lexojn horoskopin ditor , do mundesojm edhe kte horoskopin tjeter :smiley:

Dashi
Puna: Po e shihni problemin, përdorni gjithë shkakësinë tënde që së paku ta zbutësh, nëse jo edhe ta eliminosh në tërësi. Po punoni me zell, gjë që do t’ju sjell sukses.
Shëndeti: Vetëm nëse dikush ju “shkel në kallo” është e mundshme t’ju “kërcejë zemra”.
Dashuria: Me sharmin, shikimet prej ëndërrimtari dhe me buzëqeshje mahnitëse thjesht do ta bëni marrëzisht për vete një person nën shenjën e Luanit. Do të ketë çdo gjë në sasi të pakufishme, më së shumti dashuri të zjarrtë.

Demi
Puna: Puna po ju shkon mirë, kjo shihet më së miri me përkrahjen konkrete financiare. Mos e lejoni veten të bini në gjumë, por këtë situatë kuptojeni si kalimtare.
Shëndeti: Dhembjet në bark janë pasojë e ushqimit tepër të pakontrolluar, posaçërisht ëmbëlsirave.
Dashuria: Personat nën shenjën e Binjakëve apo të Virgjëreshës do të bëhen simpatia juaj ditëve në vijim. Fjala është për personin i cili është i mençur dhe emocional. Mund të jetë pak cikërrimtar, mirëpo askush nuk është ideal.

Binjakët
Puna: Po punoni shumë, ndërkaq rezultatet nuk po duken. Java e ardhshme është e përshtatshme për të shkruar, apo për të mësuar dhe për të gjitha punët që kërkojnë kombinime, për shembull shahu.
Shëndeti: Ka mundësi t’ju shfaqen vështirësi. Mënyra e ushqimit ditëve të ardhshme është e rëndësishme për shëndetin. Nëse është i harmonishëm, nuk do të keni probleme.
Dashuria: Në jetën emocionale nuk mund të ndikoni. Vendimet dhe zgjidhja e problemeve varen nga partneri.

Gaforrja
Puna: Meqë jeni realist, këtë herë do t’ju shpaguhet, sepse keni fituar në kohë dhe i jeni shmangur nervozizmit.
Shëndeti: Problemet me pjesën e epërme të stomakut apo me mushkëritë janë pasojë e infeksioneve virusale.
Dashuria: Ju kënaq atmosfera shtëpiake, aq më tepër kur aty do të mund të gjendet edhe personi nën shenjën tuaj. Dy persona nën shenjën e Gaforres, është poezi e vërtetë. Kënaqini personat e dashur me diçka të ëmbël.

Luani
Puna: Assesi të pajtoheni me faktin që gjërat përreth teje janë kaotike. Dëshironi të krijoni rregull. Do të arrini të krijoni, por vetëm me punë ekipore.
Shëndeti: Probleme me dhëmbët, eshtrat, thyerje dhe probleme të ndryshme mund t’ju ndodhin, por nëse silleni me kujdes, mund t’i shmangni.
Dashuria: Në kokë po ju sillen mendime lidhur me një dashuri të madhe. Do të dëshironit ta takonit. Mos mendoni për të, sepse ka kohë që ju ka harruar.

Virgjëresha
Puna: Janë të pashmangshme grindjet me eprorët në punë dhe përballja me intriga dhe fiasko financiare. Mos e zmadhoni problemin.
Shëndeti: Infeksione, inflamacione, probleme me qarkullim gjaku ditëve të ardhshme mund t’ju çrregullojnë jetën, andaj është e nevojshme t’i zvogëloni aktivitetet.
Dashuria: Personat nën shenjat e Dashit dhe të Demit janë të magjepsur me sjelljen tuaj. Nuk ju rekomandohet asgjë tjetër, pos një flirti të shkurtër, sepse ndikimet planetare paralajmërojnë grindje dhe zhgënjime.

Peshorja
Puna: Jeni të kënaqur me punën ekipore, mirëpo, fatkeqësisht, rrethanat e jashtme ndikojnë që të mos shkojnë në rrjedhën e dëshiruar. Mund të jeni lehtë të futur në punë të këqija afariste.
Shëndeti: Sistemi nervor ju është ngacmuar, qëndrimi juaj sipërfaqësor ndikon në lëndime.
Dashuria: Lidhja me personin nën shenjën e Binjakëve apo të Virgjëreshës aktualisht është në krizë, sepse dikush po përzihet në jetën tuaj. A janë ata prindërit apo miqtë? Tregojani qartë vendin secilit se ku e ka.

Akrepi
Puna: Punët po ju ecin pa probleme. Është e mundshme të bini në konflikt me ligjin. Meqë keni bërë çdo gjë që askush të mos mund t’ju bëjë keq, rrini i qetë.
Shëndeti: Çdo gjë në rregull.
Dashuria: Po prisni një lidhje të zjarrtë me personin serioz dhe praktik nën shenjën e Bricjapit. Çka i ka pëlqyer atij te ti kur jeni persona krejtësisht të ndryshëm.

Shigjetari
Puna: Avancimi është i shoqëruar me përkrahje më tepër morale sesa materiale. Ju kënaq kur e shihni se ajo që po bëni është mënyra më e mirë e mundshme.
Shëndeti: Vetëm nëse arrini t’i përballoni energjinë e tepërt dhe interesimet e shumta, do të jetë çdo gjë në rregull.
Dashuria: Kombinimi ideal në periudhën në vazhdim është personi nën shenjën e Luanit. Prandaj, nëse ju jepet rasti që të shoqëroheni me një person të tillë, mos u hamendni.

Bricjapi
Puna: Paratë assesi të duken në horizont, mirëpo punët “gufojnë”. Po mendoni në stilin sa para aq edhe muzikë. Çdo gjë do të vijë në vendin e vet!
Shëndeti: Problemet me fshikëzën e tëmblit apo me mëlçinë janë vetëm të natyrës kalimtare.
Dashuria: Meqenëse ia keni thënë partnerit çdo gjë që mendoni, vetëm sa e keni intriguar. Ai do të marrë vendim të “hidhet në sulm” dhe të fitojë besimin tuaj. Në lojë është personi nën shenjën e Shigjetarit.

Ujori
Puna: Jeni i pakënaqur me punën, me marrëdhëniet ndërnjerëzore, me fitimin. Kur të mendoni më mirë, do të bindeni se shpëtimi është në pushim. Ndërkohë çdo gjë do të rregullohet.
Shëndeti: Problemet me rrugët urinare. Po arrini të përballeni me to.
Dashuria: Humori i keq po i hedh në përqafim personat nën shenjën e Peshores apo të Gaforres. Do të jetë e paharrueshme. Po lini përshtypje fenomenale.

Peshqit
Puna: Të gjitha punët po i bëni në mënyrë korrekte. Nuk dëshironi që në to së tepërmi të angazhoheni, sepse ndikon në bukurinë tuaj. Mirëpo, do të jini të stimuluar më shumë, do të jepni çdo gjë nga vetja.
Shëndeti: Ka ardhur koha të këndelleni. Keni ndjenjën që kriza ka kaluar, se keni hyrë në periudhën e shërimit.
Dashuria: Me personat nën shenjën e Peshores apo të Bricjapit shkëlqyeshëm po pajtoheni. Përpiquni që më shumë kohë të kaloni në shoqërinë e tyre. Personave nën shenjën e Gaforres shmanguni, sepse janë të gatshëm t’ju tradhtojnë.

Nese eshte i javes qe do vij :frowning: per ujorin!

aha… neyse

Me duket se paska pas te drejt!

Dashi
Puna: Po e ngarkoni veten me përgjegjësi dhe po ia filloni aksionit. Po punoni në pajtim me natyrën tuaj, me elan dhe i vendosur. Jeni i preokupuar me probleme politike.
Shëndeti: Janë të mundshme lëndimet e kokës dhe problemet me sinuset. Shmanguni shkujit dhe veprimeve të pamatura.
Dashuria: Dashuria juaj po e përjeton kulmin. Nga partneri varet shumë realizimi i disa planeve dhe ideve tuaja afariste.

Demi
Puna: Është e nevojshme të jeni i organizuar, nëse dëshironi të dilni nga problemet dhe të ndikoni që situata afariste të bëhet më e mirë.
Shëndeti: Meqenëse vetes i keni caktuar shumë obligime, të cilat vështirë mund t’i realizoni, kjo shprehet edhe në shëndetin tuaj fizik. Pikë e dobët ju janë mushkëritë.
Dashuria: Forcojeni lidhjen. Pak tolerancë ndaj partnerit nuk do të ishte e tepërt. Kur njeriu e kupton se është i dashuruar nga dikush ndihet shumë kënaqur.

Binjakët
Puna: Një projekt afarist është në horizont. Keni çuar dorë nga çdo gjë, posaçërisht nëse merreni me biznes privat. Ndihma ju arrin papritur.
Shëndeti: Këndelluni nga streset që ju kanë ndodhur tepër shumë. Po e kuptoni që kot po nevrikoseni. Gjërat shikoni dashamirësi. Jeni në fazën e këndelljes.
Dashuria: Grindja me partnerin është gjë normale, sepse lidhja juaj qëmoti është bërë e mërzitshme. Ngushëllohuni, sepse këtë herë ju nuk jeni fajtori. Partneri po ju del nga kontrolli.

Gaforrja
Puna: Ajo që në këtë periudhë po ju shkon përdore është mençuria. Po i bëni veprimet e drejta kur është fjala për punën. Me angazhim minimal po arrini sukses.
Shëndeti: Janë të mundshme problemet për shkak se po e teproni. Do të keni probleme me gjëndrat me tajitje të brendshme, andaj këto probleme do të shoqërohen me shtim peshe.
Dashuria: Një lidhje e re papritur po hyn në jetën tuaj. Shumica e personave nën shenjën Gaforres këto ditë janë në një fazë të madhe të dashurisë. Do t’ju vërshojnë emocione dhe butësi të shumta.

Luani
Puna: Jeni duke notuar në ujëra të qeta. Puna po shkon sipas shabllonit të caktuar, andaj edhe nuk po e ngarkoni veten.
Shëndeti: Jeni në fazën e këndelljes. Jetën tuaj analizojeni më mirë. Mendoni për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të jeni më i shëndoshë dhe më i lumtur.
Dashuria: Dashuria, që është forca kryesore juaja, ju bën që të ndiheni mirë. Vendoseni balancën e brendshme. Ajo është e vërteta!

Virgjëresha
Puna: Puna po ju shkon mbrapsht, gjë që po ju brengos shumë. Disa gabime i keni bërë për të cilat nuk keni qenë i vetëdijshëm, andaj tani patjetër duhet të vuani.
Shëndeti: Janë të mundshme problemet me traktin urinar apo pengesa gjinekologjike. Ende nuk është vonë që të ndërmerrni diçka për ta sanuar gjendjen.
Dashuria: Po vjen një fazë e heshtjes. Partnerit nuk keni çka t’ia zini për të madhe, gjë që nuk do të thotë se jeni i kënaqur me situatën emocionale. Përgatituni për një bisedë të hapur.

Peshorja
Puna: Në punë po fusni emocione të shumta. Gjendeni në një situatë kur nuk po keni vullnet për asnjë punë. Dëshira për punë vjen papritur, mirëpo rrethanat nuk ju lejojnë t’i realizoni ato.
Shëndeti: Nuk është edhe aq i mirë. Problemet po ju shfaqen për shkak të ambicieve dhe emocioneve të tepërta. Rraskapitja është pasojë e kohës së ndryshueshme.
Dashuria: Këtë javë pika më e shndritshme e jetës suaj është dashuria. Ju presin momente të shumta të bukura dhe të paharrueshme me personin e dashur apo me personin që e simpatizoni.

Akrepi
Puna: Jeni shumë i kënaqur me rezultatet e arritura, posaçërisht në planin material, të cilin po jua mundësojnë shefat tuaj. Do të keni një festë.
Shëndeti: Mos u bëni i padurueshëm dhe nervoz ashtu siç dini të bëni vetëm ju. Nuk keni arsye për t’u brengosur. Më shumë kohë kalojeni në ajër të pastër, sepse mushkëritë i keni të rrezikuara.
Dashuria: Do të keni një fillim të ri apo një lidhje të re në baza krejtësisht të reja. Po e kuptoni që marrëdhënia me partnerin kërkon ndryshime. Nuk e keni të lehtë, mirëpo megjithatë ndryshimet do t’i bëni.

Shigjetari
Puna: Këtë javë ju presin shumë punë. Meqë keni energji të mjaftueshme, me sukses do t’i përfundoni. Situata financiare po përmirësohet.
Shëndeti: Janë të mundshme vështirësi reumatike apo thyerje të kockave. Duhet të jeni i kujdesshëm, nëse dëshironi t’i shmangeni rrezikut.
Dashuria: Po kënaqeni në përqafim të personit të dashur. Shumë momente të bukura do t’ju bëjnë që të mos i harroni kurrë. Personin e dashur më shumë do ta bëni për vete, nëse flisni sa më pak.

Bricjapi
Puna: Para jush është një periudhë fantastike, posaçërisht nëse merreni me komunikime apo me punë intelektuale. Do të arrini shumë më tepër sukses se që keni pritur. Kjo javë për ju është jashtëzakonisht e volitshme.
Shëndeti: Jeni plot energji dhe në humor të mirë. Është e dëshirueshme të merreni me sport dhe të lëvizni sa më shumë, nëse dëshironi ta ruani shëndetin që e keni.
Dashuria: Ndaj partnerit po ndieni një joshje fizike. Andaj do të pasojë një jetë e pasur dashurie, me kushtin që të përpiqeni ta mundni druajtjen.

Ujori
Puna: Është i mundshëm një takim me opinionin dhe të arrini sukses, posaçërisht nëse merreni me punë publike. Po realizoni rezultate të lakmueshme. Në një tubim, në atmosferë të këndshme, diçka do të festoni.
Shëndeti: Problemet me dhembjen e barkut janë pasojë e të ushqyerit të pakontrolluar. Patjetër duhet të jeni të kujdesshëm kur është fjala për ushqimin dhe pijet. Kujdes nga depresioni.
Dashuria: Me mençuri do të arrini të uleni në disa karrige në të njëjtën kohë, këtë gjë askush nuk do ta vërejë. Edhe pse po mendoni se po i mashtroni të tjerët, në të vërtetë vetëm po e mashtroni veten.

Peshqit
Puna: Çdo gjë po e bëni, kini ndjenjën se po gaboni. Për diçka patjetër duhet të sakrifikoheni, edhe pse këtë assesi nuk e dëshironi. Jeni pak egoist, së paku kur është fjala për punën. Nuk jeni real.
Shëndeti: Nëse keni qenë të sëmurë, jeni duke i sanuar problemet dhe po hyni në një periudhë më të mirë. Ndoshta disa nga problemet po i krijoni vetë apo janë rezultat i imagjinatës? Çdo gjë del nga koka.
Dashuria: Po kënaqeni në atmosferën e ngrohtë familjare. Përpiquni t’u shmangeni daljeve dhe më shumë kohë të kaloni në shtëpi me personin e dashur dhe me miqtë.

Ua si ma paska gjet! Do ket spiunuar ndonjeri se ku e dinte horoskopi qe diçka do te festoja :expressionless: :expressionless:

Horoskopi Javor data 4-10 Qershor

Dashi
Jeta juaj ne cift gjate kesaj jave do jete e mire, madje do e perforconi edhe me teper bashkepunimin. Shfrytezojini ditet sa me shume qe te mundni. Per shume prej beqareve do te shfaqen mundesi per takime interesante. Njihini mire personat para se te jepni fjalen. Financat do jene te mira keshtu qe perfitoni deri ne maksimum. Beni edhe investimet qe kishit menduar. Shendeti do jete i mire, por merruni pak me teper me anen fizike te trupit tuaj. Kujdes me ushqimet e yndyrshme dhe praktikoni pak sport. Ne pune do jeni te sigurte ne vetvete dhe do i logjikoni mire gjerat para se te merrni vendime. Shpirti i konkurrences do jete edhe me i theksuar.

Demi
Venusi do jete planeti qe do ndikoje se tepermi ne jeten tuaj sentimentale gjate kesaj jave. Lidhja do jete e ngrohte dhe pa probleme. Beqaret do hedhin hapat e pare drejt krijimit te nje lidhjeje. Tregohuni sa me te matur ne menyre qe te mos lendoheni. Me financat do keni mjaft veshtiresi. Mos u beni pesimiste por merrni masa sa me shpejt. Do ia dilni nese jeni te vendosur. Shendeti do te mbrohet nga Saturni por ju nga ana juaj do e neglizhoni se tepermi higjenen. Kujdes! Edhe pse nuk iu pelqejne disa gjera ne pune duhet te dini te ambientoheni me to. Kete jave duhet te tregoheni me te pergjegjshem dhe t’i beni shefat ta kuptojne sesa vleni. Do ia dilni!

Binjaket
Per ciftet nuk do jete jave shume e mire kjo qe do vije. Do keni mjaft debate e mosmarreveshje dhe do kerkoni strehe tek miqte. Pranojini s ame pare gabimet qe keni bere sepse lidhja juaj mund te mare fund nese tregoheni kokeforte. Ceshtjet e dashurise te beqareve do ngaterrohen me ceshtjet financiare. Kujdes sepse ato mund t’iu sjellin merzitje me vone. Prisni edhe pak per nje lidhje me te mire. Financat do jene te mira. Mundohuni te hiqni disa lek menjane qe edhe javet ne vijim te mos keni probleme. Kujdes me shendetin. Do kete disa persona qe do iu nxitin t’i kaloni limitet sidomos me ushqimin dhe lodhjen. Ne fushen profesionale do iu mungoje elasticiteti. Ndryshoni sa me pare.

Gaforrja
Ka rrezik qe gjate kesaj jave qielli i te dashuruarve te jete i mbushur me re. Mos kerkoni ta mbani me force pas vetes ate qe keni ne krah dhe mos u tregoni as posesive. Beqaret do gjenden perballe zgjedhjeve te veshtira. Keshilla e yjeve eshte te mendoheni shume mire para se te vendosni dicka. Merrni kohen qe iu duhet! Financat pritet te kene fat. Do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve dhe buxheti do shkoje drejt stabilizimit. Shendeti nuk do jete i mire. Do jeni nervoze e te stresuar dhe kjo do shkaktoje probleme me organizmin. Ne planin financiar duhet te beni kujdes nga intrigat e kolegeve. Nese i kaloni ata do mund te arrini qellimet qe i keni vene vetes.

Luani
Do dini te luani me sharmin tuaj gjate kesaj jave dhe nuk do e lini partnerin t’i hedhe syte asgjekundi tjeter. Do kaloni edhe disa momente te lumtura se bashku. Beqaret do kene sukses ne dashuri. Vensui do krijoje kushtet e favorshme qe ju te takoni personin e endrrave. tregohuni me te matur me shpenzimet nese nuk doni qe ato te marrin tatepjeten. Tregohuni me realiste dhe do dilni te fituar. Nuk do iu mungoje as rezistenca fizike e as ajo morale. Flini pak me shume dhe kujdesuni per ushqimet qe do konsumoni. Ne pune mos u menjanoni dhe mos rini ne qetesi, veproni dhe tentoni per gjera te reja. Lerini pas zakonet e dikurshme. Do keni fat.

Virgjeresha
Venusi do e mbroje gate kesaj jave jeten tuaj ne cift. Do jete nje periudhe e bukur per t’u jetuar dhe do kete nje rizgjim te pasionit dhe senuslitetit. Beqareve do iu pelqejne me shume lidhjet e rrezikshme dhe jo ato te qetat. Mundesite do i keni me shumice. Beni ate qe ndjeni. Ne planin financiar do iu jepen mundesi te mrekullueshme per te rritur buxhetin. As qe e kishit menduar ndonjehere se gjerat mund te merrnin nje kthese te tille. Shendeti do jete i shkelqyer. Do jeni plot energji. Ne jeten profesionale nuk do i keni idete shume te qarta dhe kjo mund t’iu shtyje te beni gabime. Kujdes mos merrni vendime te nxituara te cilat do iu shenjojne gjithe jeten.

      • Updated - - -

Peshorja
Ambienti i dashurise nuk do jete shume i qete gjate kesaj jave. Megjithate Saturni do mundohet t’iu beje me te arsyeshem nga ditet e fundit dhe ju do i kuptoni gabimet qe keni bere. Nese ju beqare doni te beni per vete dike duhet te te tregoheni te thjeshte. Mos kerkoni ta joshni ate duke u treguar ndryshe nga c’jeni. Shmangni kryerjen e transaksioneve financiare dhe menaxhoheni me me shume vigjilence buxhetin. Persa i perket shendetit nuk do ndiheni mire dhe do jeni pa rezistence. Ne pune me ne fund do e keni rrugen te lire per te arritur atje ku doni. Tregohuni me te duruar dhe di dilni te futuar. Ne familje do keni diskutime te gjata per nje teme delikate.

Akrepi
Ciftet do perjetojne eksperienca te reja gjate kesaj jave. Do ndiheni me mire me ate qe kini ne krah dhe nuk do doni te ndaheni per asnje moment nga ai. Beqaret do kene takime dhe mbase dashuri me shikim te pare. Tregohuni sa me te hapur. Do keni tendence te shpenzoni pa u menduar gjate kesaj periudhe. Edhe pse do kete shuma te medha qe do hyjne tek buxheti juaj, ai nuk do te rritet. Shendeti do jete problematik. Jo vetem qe do jeni te rene moralisht dhe pa rezistence, por do keni edhe dhimbje te forta koke. Ne jeten profesionale do mbeshteteni nga Marsi. Ai do iu beje me luftarake dhe do keni arritje te medha. Me ne fund deshirat do iu plotesohen. Familja do shkoje me se miri.

Shigjetari
Ne fillim te javes klima ne jeten ne cift do jete e ngrohte, por ju do e teproni me fjalet dhe kokefortesine tuaj. Kujdes sepse cdo gje do shkoje ne disavantazhin tuaj. Mundesite qe beqaret te gjejne personin e duhur do jene te shumta. Do kete nga ata qe do takojne personin e endrave me te cilin do duan te kalojne gjithe jeten. Me ndihmen e Uranit edhe ne planin financiar do beni hapa para drejt konsolidimit te buxhetit. Te gjitha perpjekjet qe keni bere deri me sot do te kompensohen. Shendeti do jete i mire dhe do jeni plot gjalleri. Ecni me shume ne kembe. Ne pune do perfitoni nga te gjitha mundesite qe do iu jepen dhe do arrini rezultate shume te mira. Ne familje cdo gje do jete e qendrueshme.

Bricjapi
Gjate kesaj jave do ndiheni nervoze, te pamotivuar dhe pa fuqi. Nese nuk merrni masa sa me pare jeta juaj ne cift do turbullohet me shume sesa ju mendonit. Beqaret do e kene te veshtire te bejne takime. Gjithsesi mundohuni te dilni sa me shume dhe te njihni persona te rinj. Financat nuk do jene aspak te mira. Ulni shpenzimet, riorganizoni buxhetin dhe mos merrni para hua. Ndiqini keto keshilla! Do vuani nga pagjumesia dhe sistemi nervor nuk do funksionoje ashtu si duhet. Beni kujdes me ushqimin. Ne pune do ndiheni me te sigurte se do i realizoni me sukses projektet e nisura. Do i beni balle edhe konkurrences. Ne familje cdo gje do shkoje me se miri.

Ujori
Influenca dinamike e Plutonit ne planin sentimental do sjelle vec te mira. Do jeni me pasiononte dhe kenaqesite qe do perjetoni do jene te medha. Beqaret do kene takime. Kujdes mos i idealizoni personat para se t’i njihni mire sepse do zhgenjeheni me shume. Mjedisi yjor do iu nxite te kujdeseni me shume me financat. Do beni nje menaxhim me te mire te tyre dhe do tregoheni te kujdesshem me shpenzimet. Shmangni sa te mundni kafen dhe konsumoni sallata dhe perime. Cdo darke pini nga nje filxhan kamomil dhe do ndiheni me mire. Duhet te tregoheni sa me kembengules dhe te merrni iniciativa ne pune. Ne familje do mbizoteroje harmonia dhe bashkepunimi.

Peshqit
Dashuria per ata qe jane ne nje lidhje do shkoje per mrekulli. Duhet te tregoheni sa me praktike dhe te mos keni frike te provoni eksperienca te reja. Edhe pse beqaret do kene nje deshire te papermbajtshme per te krijuar nje lidhje, klima nuk do jete fort e favorshme. Mos u ngutni sepse do lendoni veten. Tregohuni te matur edhe me financat. Nese hiqni disa lek menjane dhe nuk shpenzoni pa u menduar do e stabilizoni situaten. Shendeti do jete pergjithesisht i mire. Ata qe kane probleme me veshkat duhet te pine sa me shume uje ndermjet vakteve. Do iu beje mire. Ne pune, fale ndikimit te Merkurit do jeni me diplomate sesa zakonisht. Jeta familjare do jete mjaft e bukur.

Horoskopi javor…

Dashi
Puna: Situata financiare nuk është edhe aq e volitshme, mirëpo gjatë kësaj jave ka gjasa të bëni diçka rreth kësaj çështjeje, nëse i përkushtoheni me m shumë zell punës. Pjesa e dytë e javës është e përshtatshme për të kërkuar burime plotësuese të të ardhurave.
Shëndeti: Është mirë që t’i jepni vetes një pushim, në mënyrë që të mos vuani nga anemia.
Dashuria: Kini më shumë kujdes kur debatoni me personin e dashur, sepse do të rrezikoni të shkaktoni grindje dhe polemika. Mos u përpiqni që t’ia impononi qëndrimet dhe mendimet tuaja personit të dashur. Në pjesën e dytë të javës keni gjasa të mira që mosmarrëveshjet eventuale t’i zgjidhni dhe të filloni një jetë më të qetë dashurore.

Demi
Puna: Kjo javë do të jetë e suksesshme. Do të dini të organizoheni më mirë dhe më racional në përdorimin e financave, andaj edhe do të keni mundësi t’i kapërceni shumicën e vështirësive në planin afarist. Me veprime të mençura do të përmirësoni gjendjen financiare. Nga mesi i javës do të keni një ofertë për të filluar një punë të re.
Shëndeti: Dhimbje në kurriz dhe në shpinë.
Dashuria: Këtë javë do t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me personin e dashur, të cilat po zgjasin tashmë një kohë të gjatë. Është koha të filloni një bisedë të hapur me partnerin, në mënyrë që t’i harmonizoni planet për të ardhmen tuaj. Duhet të jeni të gatshëm për kompromise. Nga fundi i javës shfaqni ndjenjat dhe emocionet tuaja para personit që e dashuroni.

Binjakët
Puna: Edhe këtë javë ka gjasa të keni disa peripeci të vogla për shkak të situatës financiare, mirëpo kryesisht do të merrni vendim të drejtë. Bashkëpunimi me personat autoritarë edhe më tej është burim i frustrimeve tuaja, por edhe nuk do t’u kushtoni rëndësi disa vërejtjeve të bashkëpunëtorëve.
Shëndeti: Do të keni shëndet të mirë.
Dashuria: Me mençuri po i kapërceni disa ngjarje dhe thashetheme, të cilat po ndikojnë të keq në marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Mos prisni se zgjidhja e mirë do të vijë papritmas, vetvetiu. Bëhuni mjaft i sinqertë dhe përpiquni që të lini përshtypje të mirë ose parashikoni që më parë reagimin emocional të personit të dashur.

Gaforrja
Puna: Do të arrini sukses më të mirë nëse punët i kryeni së bashku me ekipin. Do t’ju ofrohen mundësi të volitshme për të filluar një bashkëpunim të ri afarist, madje me një partner me të cilin edhe më parë keni bashkëpunuar.
Shëndeti: Herë pas herë do të vuani nga migrena.
Dashuria: Në pjesën e parë të javës do t’i realizoni disa dëshira të mëdha dhe të bukura dashurore dhe do të krijoni harmoni të jashtëzakonshme dhe stabilitet në jetën tuaj dashurore. Nëse jeni të lirë, do të mund të njihni një person i cili merret me sport dhe do të jetë atraktiv, me të cilin do të mund të keni interesime të shumta të përbashkëta dhe do të mund të filloni një lidhje të re dashurie.

Luani
Puna: E vetmja gjë që ju shkon për dore këtë javë është mençuria. Po bëni veprime të drejta në planin afarist. Me pak angazhim do të krijoni përfitime materiale. Do të mendoni në mënyrë konstruktive dhe do ta keni më lehtë se në periudhën e kaluar që t’i realizoni idetë tuaja të mëdha.
Shëndeti: Jeni duke u këndellur nga streset dhe jeni duke e kuptuar se kot jeni nevrikosur. Gjërat shikoni me dashamirësi.
Dashuria: E tërë java do t’ju kalojë me tendosje, hidhërime dhe do të shpërtheni edhe për gjërat më të vogla. Çdo gjë që jua thotë personi i dashur ju do ta përjetoni si provokim, gjë do t’ju shkaktojë grindje dhe konflikte të shpeshta. Nëse nuk do të mund të kontrolloni veten, do të mund të rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj.

Virgjëresha
Puna: Këtë periudhë do t’ju ofrohen mundësi të mira për të filluar një punë të re. Do të dini t’i rregulloni gjërat në mënyrë racionale dhe do t’i përdorni të ardhurat tuaja në mënyrën më të mirë. Partneritetet e reja mund t’i zhvilloni duke iu bashkuar grupeve të investimeve.
Shëndeti: Merruni me aktivitete fizike dhe qëndroni më shumë në ambiente të hapura.
Dashuria: Këtë javë do të keni mundësi t’i realizoni qëllimet e rëndësishme në planin emocional, ndërkaq nëse jeni të martuar do të mund ta përmirësoni gjendjen pronësore duke blerë disa paluajtshmëri. Megjithatë, kini më shumë kujdes me investimet dhe me ndarjen e financave të përbashkëta, sepse do të mund t’ju shkaktohen konflikte me partnerët tuaj.

Peshorja
Puna: Këtë javë do të keni mundësi të lidhni një kontratë të re afariste, ndërkaq sukses do të arrini nëse merreni me punë publike apo me veprimtari juridike. Vazhdoni t’i zbatoni të gjitha idetë dhe planet tuaja. Është me rëndësi të keni afër vetes bashkëpunëtorë të besueshëm, me të cilët ju lidin interesat afariste.
Shëndeti: Probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe me mushkëritë. Bëjeni një kontroll mjekësor.
Dashuria: Assesi nuk po mund të pajtoheni me personin e dashur, veçanërisht nëse jeni të martuar. Do keni prirje të shfaqni karakterin tuaj të rëndë, të bëni sjellje të pahijshme dhe të pamenduara, andaj nuk do t’ju mungojnë grindjet dhe konfliktet serioze. Nëse nuk do të mund të kontrolloni veten, do të rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj.

Akrepi
Puna: Punët të cilat i keni lënë pa i përfunduar apo u jeni shmangur, tani është koha që duhet t’i përfundoni. Nëse do të jeni të detyruar të merrni pjesë në një proces gjyqësor apo të zgjidhni probleme të natyrës juridike, këto obligime duhet t’i keni në plan të parë.
Shëndeti: Do të keni shëndet stabil, pa ndonjë ndryshim të dukshëm.
Dashuria: Aktivizoni aftësitë tuaja të joshjes. Personin të cilin dëshironi ta bëni për vete, me padurim po pret të merrni ju i pari iniciativën dhe t’i bëni ftesë për t’u takuar. Kushtojani tërë kujdesin tuaj dhe suksesi do të jetë i garantuar. Nga fundi i javës do të përjetoni çaste të paharrueshme.

Shigjetari
Puna: Mos filloni punë të cilat kërkojnë shumë angazhim dhe mos e ngarkoni veten pa pasur nevojë. Çdo vendim që merrni duhet të mendoheni dy herë. Mos e nënçmoni rolin e dikujt me rastin e ndërmjetësimit në fushën afariste e financiare.
Shëndeti: Jeni vazhdimisht nën stres. Keni nevojë të qëndroni më shumë në natyrë dhe të relaksoheni.
Dashuria: Entuziazmin që e keni ndier gjatë ditëve të kaluara do të bjerë pak, nga çasti në çast do të zbuloni anët e mira të lidhjes suaj me personin të cilin e dashuroni. Dashuria gradualisht do të shndërrohet në marrëdhënie të harmonishme, ndërkaq ju do të jeni gjithnjë e më i kënaqur dhe më i lumtur.

Bricjapi
Puna: Mund të keni suksese afariste, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat e të tjerëve t’ju shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë. Beteja vazhdon. Do të dëshironi të qartësoni shumë gjëra lidhur me të afërmit tuaj.
Shëndeti: Duhet të mbani formën e mirë fizike. Merruni më shumë me aktivitete sportive.
Dashuria: Nuk jeni të sigurt dhe nuk dëshironi që haptas t’ia tregoni ndjenjat tuaja personit me të cilin dëshironi të filloni lidhje dashurie, mirëpo jeni mjaft i sinqertë dhe dini saktë se çka dëshironi. Mos e refuzoni mundësinë që me këtë person mund të zhvilloni lidhje të harmonishme.

Ujori
Puna: Fokusoni energjinë tuaj në drejtim të duhur këtë javë. Zemërimi do t’u kaplojë nëse prisni ndihmë nga të tjerët. Udhëtimet apo projektet familjare duhet të jenë në mendjen tuaj. Puna e mundimshme do të sjell shpërblime. Duhet të qartësoni qëllimet tuaja dhe zbuloni se çfarë pritet nga ju.
Shëndeti: Kujdes me ushqimin e pakontrolluar. Bëni mirë të mendoni të nisni një dietë.
Dashuria: Nuk do të keni shqetësime të mëdha në këtë javë. Në fundjavë do ta keni një takim që ndoshta do të ju ngjall dëshirën për kënaqësi. Personi i dashur po ndikon pozitivisht në gjendjen tuaj të mirë shpirtërore. Tani jeni duke i shikuar gjërat nga një këndvështrim krejtësisht pozitiv

Peshqit
Puna: Mund të përfitoni të holla, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat e bashkëpunëtorëve t’ju shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë. Mos hiqni dorë nga planet tuaja. Përpiquni që t’i qartësoni shumë gjëra lidhur me të afërmit tuaj.
Shëndeti: Keni nevojë për ta mbajtur trupin në formë. Shkoni në palestër.
Dashuria: Personi i dashur po përpiqet të ndikojnë në qëndrimet taja, mirëpo kjo gjë vetëm sa po ju bën që të rezistoni edhe më shumë. Grindjet dashurore pranoni si fazë kalimtare. Nga mesi i javës raportet tuaja me personin e dashur do të përmirësohen. Mbështetuni në atutë tuaja “sekrete” dhe në sharmin joshës të cilin e posedoni.