Horoskopi per vitin 2013

Dashi

Shenjë që element e ka ZJARRIN
Planeti dominues: MARSI
Nënshenja: GAFORRE

Personat që mbajnë këtë shenjë horoskopi, çojnë jetë më dinamike se shenjat tjera. Janë të prirur për aksion, luftë, afirmim. Kanë edhe agresivitet në vetvete. Në jetë ecin me devizën “unë i pari”, “unë ekzistoj”, “unë jetoj” (unë, unë, unë…). E kjo mund të manifestohet edhe si veti konstruktive, edhe si veti destruktive. Nëse manifestohet si veti destruktive, atëherë personi dëshiron “krejt ose kurrgjë”, anon kah ekstremiteti, ka tendenca për konflikt, fanatizëm, egoizëm, munges të madhe tolerance.
Dashi s’e duron dot qetësinë e monotoninë, meqë vuan nga “aksioni kronik”. Ai është kampion i fillimit të gjërave, qoftë në planin fizik apo në atë intelektual. Por, e ka të metë të njohur se shpesh nuk iu shkon gjërave deri në fund. Domethënë, nuk i arrin qëllimet, sepse pa e kryer njërën punë, ndërkohë veç kur shohim se ia ka filluar tjetrës. Pa e përfunduar njërën rrugë, e ka marrë rrugën tjetër.
Përgjithësisht, personi DASH nuk i beson të rëndomtes. Ai është pionier i modës, kreator, i krijuar për luftë. I dëshiron rrahjet, luftimet, së paku në të zbrazët. E dëshiron rrezikun, aventurën. Janë kamikazë.
Inteligjencën e ka intuitive; reagon pa menduar gjatë.
Kah fundi i jetës bëhen më mendimtarë, më të urtë, pajtohen edhe të jenë “të klasës së dytë”.
Janë njerëz të ekstremeve: Ose donë, ose urrejnë, kur nuk iu shkon për huji. Kur donë - donë, kur urrejnë - e apostrofojnë atë.
I donë armët dhe aventurat. Mund të jenë edhe romantikë, por jo të tepruar. Trupin rëndom e kanë muskuloz dhe të ndërtuar.
Kanë besim të madh në vetvete, kjo iu ndihmon që t’i mohojnë vështirësitë.

KARAKTERISTIKA TJERA TË TYRE JANË: Dëshirojnë të jenë të parët, të sundojnë (si të gjitha shenjat e zjarrit). Shpesh janë shkurtpamës; ose “qelaven” herët; ose thihen; gratë e ndërrojnë tenin.
Marsi i ndjek deshtë, duke i bërë ta duan jetën plot aksione dhe të harxhojnë sasi të mëdha energjish dhe nervash. Marsi i bën vetëmohues, të pafrikësueshëm, luftarakë dhe agresivë.
Mund të jenë edhe artistë, por nuk janë shenjë artistike. Dashi është shenjë sunduese.
Rëndom s’kanë miq, se nuk janë mjaft elastikë.
Kënaqen në udhëtime, ndërrime të përjetshme.
Janë entuziatë dhe aksionarë. E donë fjalën kryesore, si dhe rolin udhëheqës.
Megjithatë, sjelljet e tyre janë të sinqerta.
Kokën e kanë të fortë, ndaj fatmirësisht durojnë shumë të rëna. Nuk janë ruajtës të së keqes. Janë të prirur të jenë prind të mirë dhe të moralshëm.
Edhe gratë e kësaj shenje MARSI i shtyn të jenë agresive, mashkullore; shpesh bëhen shefe, drejtoresha, gjë që i privon nga femërorja tipike, butësia, emotiviteti.

TË METAT: shpesh janë konfuzë dhe i përcjell mungesa e qëmdrueshmërisë: gjërat s’i çojnë deri në fund, veçse ia fillojnë! Iu jepen shumë aventurave. Gjithnjë janë të gatshëm për përjetime. Pikë e dobët e tyre është edhe ajo se shpesh dëshirojnë të imponohen. Janë impulsivë dhe aksionarë, shpesh konfliktuozë e kontradiktorë. Arsyeja iu vie më vonë në jetë. Kjo mund t’i sjellë deri tek agresiviteti, prandaj shpesh në mesin e tyre ka mjaft dhunues, rebelë, të krisur.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Kanti, Dekarti, Bizmarku, Hitleri, Van Gogu, Goja, Rafaeli, Bodleri, Zola, Krushqovi, Jesenini, Klaudia Kardinale…
KOMBINIMET: Me PESHORIN - respekt i dyanshëm.

Me SHIGJETARIN - të lumtur së bashku
Me LUANIN - jetë epshore intensive, por nuk preferohet (përpos kontakteve të shkurtëra)
Me shenjat e ujit GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN - fare…

ASPEKTE SHËNDETËSORE: Nuk sëmuren, as që kanë kohë për të; por, janë të prirur të marrosen. Zakonisht kurrë nuk sëmuren, sidomos me sëmundje infektive e kronike. Ilaçi më i mirë për ta, sidoqoftë, është gjumi. Pika të dobëta të tyre, megjithatë, mund të jenë: koka, sytë, veshët, dhëmbët. Janë pacientë të papërshtatshëm, kurrë s’e kryejnë terapinë deri në fund.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Viti 2013 do të jetë dinamik për ju në të gjitha fazat e jetës suaj. Roli juaj në shoqëri dhe familje do të përmirësohet ndjeshëm. Do të dalë në pah fakti se jeni një mbështetje për të gjithë personat rrotull jush. Marrëdhëniet tuaja do të çohen në një nivel më të lartë. Një lloj vetmie do të hyjë në jetën tuaj, por do të ishte mirë që ta përdornit për të gjetur paqen e brendshme dhe lirinë. Jeni të sigurt që të jepni një lloj ndihme në marrëdhëniet tuaja për një përmirësim të së ardhmes.

Karriera

Në 2013-n, ana juaj kreative do të dalë në dritë. Punoni në drejtim të një marrëdhënieje të mirë dhe të dashur me autoritetet dhe kolegët në vendin tuaj të punës. Negociatat tuaja në punë pritet që të sjellin frytet e veta këtë vit. Ambicia dhe qëllimet tuaja do të arrihen lehtësisht këtë vit. Kështu që hidhini hapat të sigurt përpara. Mundohuni të krijoni një balancë mes pikave delikate dhe kyçe në fushën tuaj të karrierës. Tre muajt e parë të vitit do të jenë të favorshëm për një pagë më të mirë apo për ndryshimin e pozicionit tuaj në punë. Besoni në vetvete dhe përgatiteni 100% të vetes drejt anës profesionale këtë vit.

Dashuria

Lidhja juaj e dashurisë do të jetë diçka mesatare për vitin 2013. Shumë gjëra komplekse mund të ndodhin duke rezultuar në ankthe të padëshirueshme dhe shqetësime. Nëse do të keni vendosmëri dhe durim, atëherë mund të jeni të aftë të zgjidhni partnerin ideal të jetës suaj. Nëse jeni të martuar, atëherë është koha e duhur që në çift të eksploroni për hapësira të reja, në mënyrë që ta bëni sa më të lumtur që është e mundur gjysmën tjetër tuajën. Mos veproni, por përpiquni të bindni dhe të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit tuaj. Është gjithashtu koha për të rivendosur marrëdhënie të mira nëse keni pasur probleme në këtë fushë. Largoni të gjitha mendimet e këqija dhe mundohuni të ngushtoni hendekun mes jush dhe partnerit. Dashuroni marrëzisht dhe sinqerisht, dhe vilni të gjitha të mirat e një dashurie të vërtetë në jetë.

Financat

Do të keni shpenzime të shumta këtë vit si një investim për biznesin apo karrierën tuaj. Jini të kujdesshëm me financat tuaja dhe mundohuni të shmangni shpenzimet e panevojshme. Do të keni një nevojë të menjëhershme për më shumë qëndrueshmëri financiare në jetë. Tani është edhe koha për të vepruar në këtë drejtim.
Mund të ngrihen pengesa të ndryshme, por veproni në bazë të instinkteve tuaja në drejtim të çështjeve financiare. Mendohuni dy herë para se të bëni çdo lloj veprimi për shpenzime ekstravagante. Shpenzoni ca për kënaqësinë tuaj, por sigurohuni që këto shpenzime të mos ju zgjidhin kuletën.

Shëndeti

Shëndeti juaj në përgjithësi do të jetë i mirë për vitin 2013. Ai do të jetë i lidhur me mirëqenien dhe shëndetin e personave rreth jush, në veçanti të rrethit të ngushtë familjar. Shihini gjërat më pozitivisht në jetën tuaj. Disa lloj alergjish mund të shfaqen gjatë periudhës së mesit të vitit. Mund të keni edhe probleme me dhëmbët. Mundohuni të kujdeseni sa më shumë për shëndetin tuaj dhe shmangni produktet e mishit dhe qumështit, ose t’i merrni ato në sasi të vogla.

      • Updated - - -

Demi

Element: TOKA
Planeti dominues: VENERA
Nënshenjë: LUANI
Ngjyra astrologjike: E BLERTË DHE VJOLLCË (të kthjellta)

DEMAT janë shenjat më pozitive, më reale, më konkrete të Zodiakut. Mbi ta sundon VENERA, planet i dashurisë, dhe u fal këtyre shenjave lidhshmëri me tokën, kuptim, shëndet. Demat rëndom kanë ndërtim të fortë, janë dinamikë, simpatikë, me sharm. I fitojnë të gjitha betejat, por jo me fuqi e dhunë, por me qëndrueshmëri, dhe duke u sjellë përherë - esull.
Me kënaqësi lidhen me ndonjë shpirt romantik, me imagjinatë të pasur.
Pra, demat janë tipa dinamikë e energjikë, por të kujdesshëm. Janë entuziastë e optimistë të mëdhenj. Tepër kokëfortë. Me kuptim praktik. Jo sa duhet fleksibilë. Dëshirojnë të jenë përherë të drejtë.
Janë tipa konservativë. Ikin nga risitë, aventurat. Shenja materialiste.
Intelektin e kanë të qetë. Rëndom, janë pa ambicie të mëdha, por metodistë dhe prakticistë të mëdhenj.
Vështirë hidhërohen, vështirë pajtohen. Në dukje janë të qetë, përbrenda vullkan. Por janë shumë tolerantë, edhe pse xhelozë, posesivë, të dhënë pas kënaqësive të kësaj bote.
Përpiqen t’iu qëndrojnë besnikë parimeve dhe t’i mbrojnë të drejtat e veta, me çfarë krijojnë autoritet, edhe pse shpeshherë nuk kanë të drejtë. Vendimin që njëherë e sjell demi, s’e ndërron lehtë. E mban fjalën dhe premtimin.
Edhe pse e donë jetën e mirë, harxhimet, madje edhe shfrenimin, ky nuk është stil i jetës së tyre.
Edhe pse çon dashuri dhe bashkëshortësi stabile, i dëshiron “fluturimet” jashtëmartesore, pasi që mbi ta sundon VENERA - planet i dashurisë…
Dashuria është fushë, ku ai, me çdo kusht, dëshiron të afirmohet. Prandaj, DEMI merret si dashnori më i madh i Zodiakut (edhe pse flertuesit më të mëdhenj janë shkorpionët). Pa dashuri vuan tmerrësisht. Duhet të dojë, qoftë edhe personin e gabueshëm (veçanërisht e do të vjetrën, duke kërkuar tek ajo dashuri amësore)! Shumica e DEMAVE nuk mund t’i hiqen tërheqshmërisë së bukurisë, sidomos të trupit të femrës, prandaj janë shumë epshorë. Ata janë ledhatues të pasionuar, për të cilët dashuria është çdo gjë.
Por, edhe pse “të butë”, “të kujdesshëm”, si dashnorë, s’janë të aftë për shprehje të pasionuar të dashurisë, pavarësisht që DEMAT janë tipa seksipilë dhe dashurinë e kanë opsesion.
Janë plot optimizëm dhe besim në vetvete, me shije për estetikë.
Nuk shquhen për inteligjencë të jashtëzakonshme.
Meqë i takojnë shtëpisë së dytë në horoskop, shtëpisë së begatisë materiale, DEMAT janë materialista të mëdhenj. Për vete, mund të jenë harxhues të mëdhenj, robë të komforit. Sakaq, për të tjerët rëndom janë dorështrënguar. Sidomos, tipat e ulët të DEMIT janë të prirur për haje e pije, dhe në mes tyre ka shpesh dorështrënguar e koprracë të mëdhenj, deri në vetiakësi.
Materialisht qëndojnë më mirë në pjesën e dytë të jetës.
Megjithatë, esencialisht DEMAT janë tipa pozitivë.
Kanë zë të qartë, mund të jenë këngëtarë të mirë. Edhe pse DEMI nuk është shenjë artistike, ai di ta dallojë të mirën nga e keqja, dhe jeton me të bukurën.

MASHKULLI-DEM është i qetë, i qëndrueshëm, i prirur për mendime, por jo ambicioz. Tërë energjinë e konsumon në dashuri. Aq e adhuron jetën familjare, saqë edhe e tepron në atë drejtim. Prej saj nuk ftohet kurrë. Shpesh martohet me persona nga shtresa e lartë, vetëm sa për ta tërhequr vëmendjen e të tjerëve për “suksesin”. Dhe, derisa të gjitha shenjat tjera të Zodiakut ftohen nga martesa pas një periudhe të caktuar, tek DEMAT meshkuj kjo nuk ndodh që ata të ankohen për kohën djaloshare dhe jetën e kirë.

GRUAJA DEM: i intereson familja, burri, fëmijët. Është materialiste. E do begatinë materiale. E çmon veten. Shpeshherë me pretendime dhe jorealiste. Rëndom kokëfortë, që vështirë i përshtatet mendimit tjetër. Në punë: praktike. Me sens për fitim. Deponon para. E do luksin, shtëpinë e mirë, gjërat e shtrenjta. S’harxhon kot, as është e shfrenuar.
Edhe pse nuk është shenjë artistike, e do artin, të bukurën, këngën, muzikëm.

E META E TYRE MË E MADHE: Çdo gjëje vështirë ia fillojnë.

IU SHKON: drejtësia, ekonomia, politika, ndërtimtaria.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Marksi, Lenini, Frojdi, Makiaveli, Golda Meiri, E. Karuzo, O. Vels, Balzaku, S. Dali etj.

KOMBINIMI: DEMAT pajtohen me VIRGJËRESHËN, BRICJAPIN (deri në 30 vjet) dhe me PESHKUN, GAFORREN (pas 30 vjetëve).
Shumë pajtohen me GAFORREN: të dytë e donë shtëpinë, janë të lidhur për familjen; janë gurmanë të mëdhenj; bashkësi harmonike, si edhe me PESHKUN.

SHËNDETI: vështirë sëmuren; pothuajse kurrë. Megjithaë, pikat e tyre të dobëta janë: qafa, fyti, zorrët, majmëria (meqë, vështirë e përmbajnë veten në haje e pije). Mund të pësojnë edhe kriza nervore

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Të lindurit mes 21 prillit dhe 21 majit pritet të kenë shumë fat, por në raste të caktuara është mirë që të tregohen të kujdesshëm. Fundja fatin duhet ta kërkosh, në mënyrë që gjithçka të realizohet ashtu siç duhet.

E përgjithshmja

Jeta juaj do të jetë si një këngë gjatë vitit 2013 dhe nuk do të keni shumë shqetësime. Bëni mirë që ta përdorni sa më shumë anën tuaj krijuese që do të shfaqet në këtë periudhë. Në përgjithësi, paqja dhe qetësia do t’ju shoqërojnë gjatë këtij viti. Statusi juaj shoqëror do të përmirësohet dhe do të jeni të aftë të përfitoni rehatinë për të cilën keni punuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Kënaqësia do të zërë kohën më të madhe tuajën gjatë 2013-s. Gjithashtu, do të keni shumë mundësi të mira pavarësisht se nuk do të bëni shumë përpjekje për t’i fituar ato. Do të keni më tepër liri dhe pavarësi përgjatë gjithë vitit që pritet të hyjë.

Karriera

Intuita dhe inteligjenca juaj do të jenë pasuritë më të mëdha tuajat në rrjedhën që do të marrë karriera juaj për vitin 2013.
Megjithëse do të ketë një ngadalësi fillestare, në fund të fundit do t’ia dilni mbanë që të lulëzoni në këtë fushë. Bëjini punët bazë ashtu siç duhet dhe lërjani pjesën tjetër së ardhmes. Do të keni mbështetjen e duhur nga autoritetet gjatë kësaj periudhe. Njihni gjërat teknike para se t’i hyni një sipërmarrjeje në një territor tjetër të fushës suaj. Partneriteti ose marrëveshjet bashkëpunuese mund të hasin në pengesa. Ka një qëllim në vetvete ndryshimi i synimit të karrierës këtë vit.

Dashuria

Dëshira juaj për paqe dhe qetësi në fushën e marrëdhënieve duket se do të realizohet këtë vit. Gjithsesi do të ketë disa kundërshtime në lëvizjet tuaja të dashurisë. Jeni më i prirur që të tërhiqni një partner potencial këtë vit nëse jeni beqar. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie, atëherë ky vit do t’ju afrojë edhe më shumë me njeriun që doni.
Kini kujdes në lëvizjet tuaja në fushën romantike gjatë 2013-s. Disa marrëdhënie intime janë të preferuara, por duhet që t’i frenoni dëshirat tuaja në maksimumin e mundshëm. Durimi është çelësi në një marrëdhënie të mirë për ju. Lëreni harmoninë t’ju përfshijë dhe kjo do të bëjë që besimi juaj do të rritet normalisht. Fundi i vitit do t’ju ndihmojë që të ndani mendjen lidhur me marrëdhënie të ndryshme.

po shenjat e tjera te ran rruges :stuck_out_tongue:

S’kisha nerva…hahahahha nuk postoja dot me se behen updated…dhe u acarova!..:stuck_out_tongue:

hahahaha…un per vete protestoj…dua shenjen timeee :offtopic::offtopic::offtopic::offtopic: …:stuck_out_tongue:

Ta jap donnna tyyyyyyyy hahahahhaa epo do te duhet te postosh pas meje…se nuk mundem te postoj kupton?..

Binjaket

Element: AJRI
Planeti dominues: MERKURI
Nënshenjë: VIRGJËRESHA
Ngjyra astrologjike: binjakët i duan ngjyrat E MBYLLTA, GRI.

Binjakët janë persona tejet të paqetë, dinamikë; mendja e tyre është në lëvizje të përhershme, prandaj në çdo gjë që i rrethon kërkojnë diçka qetësuese, të butë.
Binjakët janë tejet vitalë dhe inteligjentë. E duan jetën dhe dinë të jetojnë, duke iu falënderuar para së gjithash lehtësisë me të cilën i kalojnë pengesat.
Me këtë shenjë udhëheq MERKURI, që ua fal BINJAKËVE vetitë e shpejtësisë dhe të ndryshueshmërisë. Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë karakter tejet të ndryshueshëm, lehtë binë nën ndikim, janë të prirur për ndryshime. Dualista.
BINJAKËT janë si zhiva. Vështirë mund të definohen. Përplot intuicion. Tepër të gjindshëm. Tejet kurreshtarë. (Binjakët janë skajshmërisht kurreshtarë dhe s’ka gjë që nuk do ta prishnin për të parë se “ç’ka brenda”!)
Janë oratorë të mirë. Në shoqëri janë jashtëzakonisht të përshtatshëm, relativisht dinakë. Të llojllojshëm e të këndshëm; prandaj zënë shumë simpati e miq.
Kanë shumë sukses në jetë. Madje, edhe kur ndonjëherë bijnë në situata të vështira, dinë të dalin, të tërhiqen me mjeshtri.
Sytë i kanë të shprehur, plot gjallëri. Veti e tyre e padiskutueshme është se janë vështirë të definueshëm, pasi që aty është MERKURI - zot i tregtarëve dhe hajdutëve - i cili i shkakton të gjitha këto. Kështu edhe shpjegohet dualiteti i kësaj shenje.
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë krijesa të një inteligjence të lartë, edhe pse jo gjithaq ambiciozë. Janë spirituozë dhe të pajisur me dhantinë për gjykime logjike. Dinë të gjenden dhe janë tejet spirituozë. Inteligjenca e tyre është gjithnjë mbi mesataren, edhe pse shpeshherë janë vetëm punëtorë të mirë, më tepër sesa krijues kreativë imagjinativë. Janë njerëz tepër praktikë, me shpirt tregtari. Janë të prirur edhe për diplomaci. Janë të shkathtë në vlerësimin e situatave, dhe dijnë përherë kur duhet tërhequr potezin.
BINJAKËT dëshirojnë të ndihmojnë, por i pengon fakti se dinë të jenë llogaritarë të mëdhenj. Anojnë kah artet. Janë si era. Të kthjellët, por sipërfaqësor. Komunikativë dhe absolutisht pa komplekse. Kritikë. Pa iluzione. Sugjestibilë. Lehtë qajnë (por ndjenjat i kanë sipërfaqësore). Suksesojnë lehtë, shkaku i logjikës. Merkur-istë. Janë tepër të aftë, diplomatë të zhdërvjelltë. Të talentuar për shumëçka, sidomos për tregti dhe art.
E urrejnë vetminë, heshtjen, rreptësinë. Janë të shumëllojshëm dhe interesantë. Në dashuri shpeshherë “përjargëça”. Për ta shpesh dashuria di të jetë “bisedë e mirë”. Më tepër e “luajnë” dashurinë, sesa e përjetojnë atë.

MESHKUJT BINJAKË: janë diplomatë të mëdhenj dhe të aftë që nga çdo situatë të nxjerrin përfitime. Synimi i tyre jetësor është real. Lehtë kyçen në çdo ambient. Iu përshtaten mentaliteteve të huaja, por nuk iu bën dhe gjithaq për mendimet e të tjerëve.
Spontanisht zënë shumë miq, falë komunikimit të lehtë; por, për kohë të shkurtër humbin interesimin për personin tjetër, si në dashuri, ashtu edhe në miqësi.
Pak a shumë janë egoista, edhe pse në shikim të parë duken shpirtgjerë; kurse me dinakërinë e vet dhe truqet, çdo situatë e kthejnë në dobi të veten.
Edhe binjakët meshkuj, edhe femra, nuk mund ta jetojnë jetën e qetë dhe monotone. Aty iu duket se po ngulfaten. Sepse i duan ndërrimet, flertet, gjithnjë duke kërkuar “të vërtetën”.

KOMBINOHEN: Deri në 30 vjet partnerët më të mirë për ta janë PESHORET dhe UJORËT; pas 30 vjetësh: DASHI dhe LUANI; pas 42 vjetësh: SHIGJETARI. Pra, kombinohen kënaqshëm me PESHORET dhe UJORËT (shenja ajri), por edhe me shenjat e zjarrit: LUANIN, DASHIN, SHIGJETARIN. (Shenjat e ujit dhe të tokës me ta janë disharmonike). Nëse binjaku do të dëshironte të qetësohej, LUANI do të ishte partneri i tij më i mirë.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Sartri, Xh. London, Kenedi, H. Fonda, Lorenc Olivie, Merlin Monro, Zherar Filipi etj.

PROFESIONET e përshtatshme për binjakët: moderatorë, reporterë, gazetarë, agjetë tregtarë, ciceronë, profesorë, avokatë…

PIKAT E DOBËTA SHËNDETËSORE: rrugët e frymëmarrjes, prirja për t’u ftohur lehtë, bronkiti, dhembjet në shpatulla, veshkët.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Është e vërtetë që e ardhmja është mister. Por edhe ata më skeptikët nuk do të ngurrojnë t’i hedhin një sy parashikimeve. Kjo për faktin, se pak më tepër pozitivitet, nuk i bën dëm askujt. Aq më tepër Binjakëve, që këtë vit që po afron, e kanë të domosdoshme që të ndihen më pozitivë për të arritur synimet e tyre. Më poshtë, parashikimi për të lindurit mes datave 21 maj dhe 21 qershorit:

E përgjithshme

Do të jeni të aftë të konsolidoni planet dhe përpjekjet tuaja këtë vit 2013. Do të jeni mundni gjithashtu që të kurorëzoni të gjitha ambiciet tuaja përgjatë këtij viti që po vjen. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë në këtë drejtim, duke ju ndihmuar edhe që të arrini të gjitha objektivat tuaja në jetë. Rrugë të reja duket se do të hapen para jush dhe do të bëjnë që të arrini idealet tuaja. Disa pengesa apo tronditje mund të ketë përgjatë kësaj rruge, por gjithsesi mos jini zemërthyer. Bëni lëvizje praktike dhe do të bekoheni me një stil jetese më të mirë sesa vitet tuaja të mëparshme.

Karriera

Disa pengesa profesionale duket se do t’ju dalin para këtë vit. Por edhe zgjidhjet duket se do të jenë gjithashtu në dorën tuaj. Duhet të jeni të aftë që të fitoni mbështejen dhe vlerësimin e drejtuesve dhe kolegëve në vendin tuaj të punës. Fillojeni vitin me një notë pozitive dhe gjërat do të punojnë në favorin tuaj gjatë gjithë kohës. Jepini punëve tuaj një start të mirë këtë vit dhe do të jeni të aftë që të mblidhni frytet në fund të vitit. Do të ketë më shumë liri për ju në punë dhe paqja do të mbulojë fushën tuaj profesionale. Jini të gatshëm që të pranoni mendimet dhe sugjerimet e kolegëve tuaj. Fleksibiliteti dhe jo ashpërsia do t’ju ndihmojë që të zgjidhni shumicën e problemeve tuaja në këtë fushë.

Dashuria

Këtë vit jeta juaj dashurore do të jetë më e qëndrueshme se vitet e kaluara. Do të ketë shumë zhvillime ndërtuese në fushën tuaj të marrëdhënieve. Do të jeni të aftë që ta shprehni dashurinë, por edhe ndjenjat tuaja në mënyrë më të mirë e më të qartë.
Do të keni një situatë të paqëndrueshme gjatë fillimit të vitit. Por ndërsa muajt kalojnë, gjërat do të stabilizohen për aq sa u përket marrëdhënieve të dashurisë. Do të jeni të aftë të arrini harmoninë në jetë me partnerin. Nëse jeni i vetëm, ky vit do të jetë i duhuri për të dalë në kërkim të gjysmës tjetër tuaj. Dashuria me shikim të parë mund të funksionojë shumë mirë tek ju.

Financat

Ata që punojnë në fushën e shitjeve dhe marketingut do të shohin një rritje të të ardhurave të tyre financiare këtë vit. Duhet të ulni shpenzimet në një minimum të nevojshëm në mënyrë që të arrini synimet tuaja në jetë. Pozicionet e planeteve këtë vit do të jenë të afta t’ju përmbushin kërkesat financiare, por sigurohuni që të përmbushni gjërat thelbësore për ju. Mos filloni të praktikoni një stil ekstravagant jetese këtë vit. Kjo do t’ju largonte nga rruga juaj në çështjet financiare. Gjatë mesit të këtij viti do të keni disa probleme lidhur me financat, por do të dilni prej tyre i padëmtuar. Mos iu dorëzoni asnjë lloj frustracioni për aq kohë sa në to përfshihen edhe financat. Përpiquni të evitoni drejtimet e gabuara dhe marrëveshjet e këqija spekulative për këtë vit.

Shëndeti

Shëndeti dhe jeta juaj do të jenë të kënaqshme për shumicën e vitit 2013, megjithatë probleme të vogla të shëndetit nuk do t’i shmangni dot. Do të jeni shumë i ndjeshëm për disa çështje të shëndetit komunikues, gjithsesi bëni kujdes në këtë drejtim. Do të jetë thelbësore për ju që të respektoni një dietë ushqimore dhe të bëni ushtrime fizike. Përgatituni për t’u çlodhur dhe ruajtur shëndetin tuaj. Mos e dëmtoni duke u marrë me shumë punë. Do të keni ca probleme me tretjen, por që do të shfaqen në fund të vitit. Shëndeti ka gjasa që të marrë një goditje nisur nga stresi i madh dhe tensioni në jetën tuaj personale dhe profesionale.

hahahahaha…nga e dija qe isha binjaket mii :ehi:
thnx…ja ti hedh nje sy…te shoh cme ka rezervuar fati per kte vit…

Aty me kishte ngecur horoskopi moj…ojjjjjjj kjo :stuck_out_tongue:

Gaforrja

Element: UJI
Planeti dominues: HËNA
Nënshenjë: PESHORJA
Metali: ARGJENDI
Guri i çmueshëm: MARGARITARI
Bima: ANEMONA

Numri i fatshëm: 26

Ditët me fat: E HËNË, E MËRKURË

Ngjyra astrologjike: E BARDHA - simbol i pastërtisë dhe gëzimit bën ndikim pozitiv në gaforret. Sepse, meqë ata për nga ntayra janë të shqetësuar e nervozë, gjejnë paqe e devotshmëri në qetësinë e kësaj ngjyre. E KALTRA E SHNDRITSHME, po ashtu, përmban ndikim qetësues. Kjo madje iu rekomandohet posaçërisht GAFORREVE, të cilët përjetojnë neuroza.

GAFORRJA Është shenjë artistike e UJIT, mbi të cilën sundon HËNA.
Ndodhet në luftë të përhershme në mes të intelektit, që e udhëzon në arsye, dhe fuqisë së hënës, e cila e nxit të reagojë ekskluzivisht me emocione. Hëna ndikon emocionalisht në shpirtin e tyre.
GAFORRET pazakonshëm kanë nevojë për BUTËSI dhe MIQËSI. Janë tejet të ndijshëm. Të hapur për të gjitha emocionet që lëvizin nga gëzimet më të pastra e gjer tek melankolia më e thellë.
Mund ta teprojnë në të mirë e në të keq.
Dhe, meqë janë shumë të ndijshëm, hipërsensitiv, ata kanë nevojë për mbështetje në dikë. Në vetvete fshehin shumë melankoli, pesimizëm, nervozë. Kanë lidhshmëri të madhe me familjen. Kanë shumë nevojë për dashuri, qetësi dhe art. Shpesh janë të prekur nga kompleksi i inferioritetit. Idealistë të mëdhenj, me shpirt të paqetë. Tepër lehtë iu ndërron disponimi, meqë janë fëmijë të HËNËS, disponimi i tyre ndërron siç ndërron edhe HËNA…
Nuk ka për ta jetë pa dashuri e ushqim shpirtëror.
Janë gurmanë dhe i donë ushqimet e zgjedhura.
Gjatë e ruajnë dukjen rinore, deri në mesojetë.
Iu besojnë njerëzve, kjo shpesh mund t’i bëjë të palumur.
Intelektin e kanë intuitiv. Karakterin të komplikuar, më tepër kontradiktor, si të gjitha shenjat artisitke. Plot frymëzim e parandjenja. Ndryshimet jetësore në vitin 28 apo 36 të jetës.
Pjesa e dytë e jetës më e mirë.

TË METAT: turpi, frika, hiperndjeshmëria. Janë sugjestibilë, impulsivë, neurotikë, alogjik. Rëndom s’janë në gjendje që jetës së vet t’ia japin drejtimin e duhur.
S’kanë guxim të mjaftueshëm dhe janë të çuditshëm - ose janë tepër të shoqërueshëm, ose tepër të tërhequr.
Edhe kur duken të qeshur (e rëndom vetëm duken), në vete fshehin doza të thella melankolie.
Janë shumë të lidhur për familjen.
Frikacakë, pak luftarakë, por bëjnë rezistencë pasive.
Idealista të mëdhenj. Lehtë iu ndërrohet disponimi. (Muzika tek ta është fuqia e dytë ndikuese, pas HËNËS).
Nëse ju duken krenarë, sigurisht ua shihni vetëm gëzhojën.
Gaforrja është pikërisht si veja: jashtë i fortë, përbrenda tejet i butë, lëng. Vetëm “çileni” pak dhe do të shihni sesi bie mekanizmi: në esencë janë aq të përzemërt, të dashur dhe miqësorë.
Ndër të metat e tyre më të mëdha mund të jenë edhe hipohondria, egocentrizmi, ndjeshmëria tej mase (ndonjëherë madje janë edhe më të ndijshëm se fëmijët), si dhe mungesa e guximit, që ndonjëherë i bën të mos i argumentojnë madje as qëndrimet e veta dhe lejojnë që të tjerët t’ia japin kahjen rrugëtimit të tyre jetësor.
Kah suksesi shkojnë në stilin e gaforres: “dy hapa para, një mbrapa”, por kur janë afër qëllimit - rrufeshëm e rrëmbejnë!
Kanë natyrë tejet komplekse dhe karakter tejet të komplikuar (si të gjitha shenjat e ujit, shenjat artistike). Janë të përshkuar nga kontradiksionet, të cilat bëjnë që në një moment të jetë tepër i interesuar për një gjë, sakaq në momentin tjetër plotësisht indiferent.
Suksesi në pjesën e dytë të jetës.
Edhe pse i nevojitet shumë dashuria, qetësia dhe lumturia familjare, GAFORRJA MASHKULL është “gjagadur” që gruas, megjithatë, i hipën në kokë…

Shkurtimisht, ja fotografia e sublimuar e GAFORRES: mendimtar, ëndërrimtar, frikacak, hipohondër, i dehur nga bukuria dhe ëndrrat, në atmosferë të vdekjes, në kërkim të të fshehtave më të mëdha të jetës - të vërtetave të saj, duke e shikuar guximshëm universin; spiritualistë, intuitivë, të prirur artistikisht, deduktivista…
GAFORRJA është tip romantik.
Dëshiron grua energjike, që të mund ta udhëheqë dhe komandojë. Rëndom e dashuron gruan më të vjetër se veten. Në dashuri GAFORRJA pajtohet me AKREPËT dhe PESHQIT (shenja romantike, të ujit), pastaj me tokësorët: DEMAT, VIRGJËRESHAT, CJEPTË (me akrepët kombinohen mirë më tepër si dashnorë, gabojnë kur lëshohen në bashkëshortësi). Për martesë - DEMAT janë idealë. Edhe PESHQIT janë partnerë diealë për të dy llojet e gaforreve, meshkuj e femra.

VIRTYTET: idealistë të mëdhenj. Poetikisht të prirur. I tërheq çdo gjë enigmatike dhe pamjaftueshmërisht e hulumtuar.

E META E TYRE MË E MADHE: drejt qëllimeve në jetë shkojnë në stilin e gaforreve: “dy hapa para, një prapa”.

PUNA: studimet filozofike, filologjike dhe artet. Prej tyre ka shumë muzikantë, poetë, piktorë, gazetarë.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Jul Çesari, Bajroni, Kolumbo, Rusoi, H. Hese, F. Kafka, Rembranti, Shuberti, Hemingueji, Fransua Sagan, P. Neruda, Vitoria de Sika, Xhina Lolobrixhita, Lui Amstrong etj.

PIKA TË DOBËTA SHËNDETËSORE: mushkëritë, barku, nervat. I shtrohen gastritisit. Janë pak a shumë anemikë.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Të mirat dhe të këqijat janë të ndërthurura në jetën e gjithkujt. Për ata të lindurit mes datave 22 qershorit dhe 22 korrikut duket se kjo është edhe më e vërtetë. Dashuri, karrierë, synime të arritura, por dhe shumë stres. Ku duhet të tregoni kujdes? Më poshtë lexoni parashikimin për vitin 2013 për shenjën e Gaforres.

E përgjithshme

Përpjekjet dhe mundi juaj i viteve të fundit do t’i japë rezultetate e veta të mira në këtë vit që po vjen. Do të ketë një rritje të përgjithshme në të gjitha fushat e jetës suaj. Suksesi do të vijë si një pako dhurate për kënaqësinë tuaj. Vendosmëria juaj tashmë do të shpërblehet. Do të jenë të mëdha mundësitë që ju t’u tregoni të gjithëve aftësitë dhe inteligjencën tuaj. Shumë prej projekteve tuaja, qofshin ato personale apo profesionale, do të kenë një përfundim të bukur këtë vit. Mos jini nostalgjik për të shkuarën. Në vend të kësaj, jetoni me të tashmen dhe planifikojeni të ardhmen, e cila është e shndritshme si vetë dielli.

Karriera

Do të ketë shumë bisedime gjithashtu. Duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur lidhjet në jetën profesionale këtë vit. Vendosja planetare do të jetë e tillë që do të mund t’u tregoni të gjithëve inteligjencën dhe kreativitetin tuaj.
Frymëzimi do të vijë nga ata që janë rrotull, sidomos prej më të vjetërve në shoqëri. Mos vajtoni për mundësitë e humbura. Në vend të kësaj ecni para me jetën tuaj ashtu siç vjen. Nëse bëhet fjalë për biznes, 2013-a është ideale për të hyrë në çdo lloj marrëveshje bashkëpunuese. Negociatat pritet të përfundojnë me nota pozitive. Kurseni ca kohë për t’u marrë edhe me aktivitete jashtë punës. Këtë vit nuk duhet të bëni kompromise me objektivat tuaj të karrierës.

Dashuria

Ky vit do t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja në fushën e ndjenjave. Jini të duruar mjaftueshëm për të pritur kohën e duhur për të filluar. Sigurohuni që t’i jepni lirinë e duhur partnerit/es suaj për të shprehur ndjenjat e veta kundrejt jush. Duket se në këtë periudhë do të jeni një magnet për të tërhequr gjininë e kundërt drejt jush. Një dashuri e vjetër do të vijë krejt papritur në jetën tuaj. Duhet ta ndani mirë mendjen nëse doni të qëndroni me të apo nuk doni të riktheheni. Jini besnikë ndaj partnerit/es suaj. Për ata që janë të vetëm, duket se këtë vit kanë një mundësi të madhe për të takuar partnerë të mirë dhe për ta ndarë mendjen në këtë drejtim.

Financat

Këtë vit financat do të jenë në një nivel mesatar për ju pa pasur shumë për të shpenzuar, por jo dhe aq pak sa për t’u shqetësuar për paratë. Mundohuni të bëni një vlerësim lidhur me sasinë e parave që ju duhen për të pasur një jetë normale, pa shumë shtrëngime dhe pjesën tjetër mund ta kurseni ose mund ta përdorni me punë bamirësie, nëse e ndani mendjen për një gjë të tillë. Shmangni çdo lloj sentimentalizmi që mund t’ju shkaktojë probleme në fushën financiare. Bëni mirë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin dhe të kini kujdes nga kurthet gjatë rrugës. Gjithsesi, duket se disa shpenzime të panevojshme nuk do të mund t’i shmangni. Punoni shumë për të arritur financat që doni, por mos bëni shpenzime të panevojshme.

Shëndeti

Stresi i akumuluar përgjatë këtij viti duket se do t’ju lërë të sfilitur në fund. Mbrojeni veten nga kjo gjë duke përdorur sende ose aktivitete antistres. Jini të qetë dhe lëreni paqen që të mbrojë anën tuaj shëndetësore. Një komunikim i padëshiruar mund të bllokojë lidhjet tuaja. Megjithatë, bëni mirë që herë pas here ta shkëpusni veten nga bota e internetit. Ndajeni mendjen për të ulur ca sasinë e të ngrënit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga ushqimet e nevojshme apo përbërësit e shëndetshëm që ju duhen. Ky vit është viti i duhur që ju të regjistroheni në palestër ose sporte të tjera ku mund të keni aktivitet të mjaftueshëm fizik.

update :P; dua dhe une shenjen time :stuck_out_tongue:

hahahaha…epo nuk e di une cfare shenje je…gjithsesi…posto pas meje…dhe shihe vete…

Luani

Element: ZJARRI
Planeti dominues: DIELLI
Nënshenjë: PESHORJA
Ngjyra: E PORTOKALLTA dhe E VERDHA E ARTË

LUANI është shenjë intuitive, inteligjente e praktike. Rrezaton magnetizëm. Përherë i sigurt në vete. S’është frikacak dhe s’bie nën ndikim. Ka dëshirë të flasë mirë për veten dhe ta lavdërojnë të tjerët.
E do organizimin, sundimin. Logjika tek ta është mbi zemrën. Në esencë janë optimistë dhe shpirtmëdhenj. Me krenari LUANORE. Por, fisnikë. Nuk kanë aftësi të urrejtjes, madje as armikun. Janë të prirur t’i hyjnë rrezikut, vështirësive.
Nuk e durojnë dot monotoninë.
Dëshira për t’u imponuar i bën madje edhe tiranë.
I donë ceremonitë, gazmendet, ku ata imponojnë aftësitë e veta.
Shpesh narcisoidë: Kanë dëshirë që “bota të sillet rreth tyre”. Duan zhurmë, bujë: “Le të dihet se kush jam unë”! (Siç thoshte dikur Luigji XIV: “Shteti, jam unë”!) Është tip spektakular, dëshiron t’i duartrokitet.
Si shenjë fikse që është, rrugën kah suksesi e ka të garantuar.
Por, LUANI, si mbret që është, di të jetë ngandonjëherë edhe i pakëndshëm: superior dhe arrogant!

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XIV, Napoleon Bonaparta, Musolini, Garibaldi, Jungu, Aleksandër Duma (ati dhe biri), B. Sho, S. Alende, F. Kastro, A. Hiçkok, D. Aligeri etj.

KOMBINOHEN: me DESHTË (të cilët iu përgjigjen për nga intensiteti i pasionit) mund të kombinohen përkohësisht. Po ashtu, edhe SHIGJETARI (femrat shigjetare donë t’i provojnë të gjitha, së paku njëherë; prandaj, meshkujt LUANË i donë shumë).

Shenja më harmonike me LUANIN janë BINJAKËT për të dyja polet, si dhe PESHORET. (Apo: deri në 30 vjet - shenjat që element kanë zjarrin: DASHI, SHIGJETARI. Pas moshës 30 vjeçare - shenjat që element kanë ajrin: BINJAKËT, PESHORET).

PIKA E DOBËT SHËNDETËSORE E LUANIT: është zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Të lindurit mes 23 korrikut dhe 22 gushtit duket se do të duhet të jenë pak të durueshëm. Shumë emocione, triumf në karrierë dhe një shëndet për t’u pasur zili, por gjithçka ka nevojë dhe për pak vullnet. Më poshtë mund të lexoni të plotë parashikimin e fatit për të lindurit në shenjën e Luanit:

E përgjithshmja

Jeta do të rrjedhë më e bukur dhe më e organizuar për ju këtë vit. Marrëdhëniet do të hyjnë në marrëveshje të reja dhe ju do të jeni të aftë të vilni frytet e projekteve të viteve të kaluara. Disa momente pasigurie dhe melankolie mund t’ju përfshijnë nga mesi i këtij viti, por mos e humbisni toruan. Do të keni më shumë mundësi për të treguar veten ndërsa vitet kalojnë. Do të jeni të aftë që të bini në sy të të gjithëve me një shpërthim. Lëreni aftësinë tuaj krijuese të arrijë në një nivel të ri dhe lërini të tjerët ta shohin këtë. Ndiqni idealet dhe ambiciet tuaja në jetë dhe këtë vit do të jetë shumë herë më mirë seç mund ta keni parashikuar.

Karriera

Në fushën e karrierës këtë vit pritet që të bëni goxha përparime. Do të ketë gjithashtu edhe shumë bashkëbisedime, si dhe disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me drejtuesit dhe kolegët në vendin e punës. Trajtojini çështjet me një kujdes të madh. Mundohuni që të tregoheni objektiv në gjykimin që jepni për njerëzit rrotull jush, duke i trajtuar të gjithë njësoj. Në jetën tuaj profesionale një ndihmë e madhe do t’ju vijë nga persona që nuk i njihni. Ecni para në karrierën tuaj pa pasur dyshime dhe duke mos u fiksuar pas shqetësimeve për të ardhmen. Shokët e punës do të tregohen më të dashur ndaj jush në këtë periudhë dhe projektet tuaja ka shumë mundësi që të zhvillohen lehtësisht dhe pa pengesa ndërsa vitet ecin.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave viti 2013 do të sjellë një qetësi dhe kënaqësi të madhe. Dëgjoni mendimin e partnerit tuaj dhe vlerësojeni atë. Ndjeshmëria juaj nuk duhet të vijë në mënyrë të tillë që ta cenojë atë. Por vendosja e planeteve këtë vit do të jetë e tillë që paqja do të mbizotërojë mbi gjithçka. Do të ketë disa mosmarrëveshje mund të lindin herë pas here, por jini i durueshëm që t’i anashkaloni ato dhe të shihni përtej tyre.
Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Emocionet e forcat dhe lëvizjet romantike janë në horizont për Luanin në këtë vit.

Financat

Ndryshime të mëdha financiare pritet të keni gjatë 2013-s. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Do të keni një fitim të madh parash në rrugë ligjore ose nga trashëgimia. Planetet sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj. Mund të bëni disa shpenzime financiare të lidhura me studime të mëtejshme apo zhvillime projektesh që keni ndërmend. Do të jeni të aftë që të ndihmoni ata që janë rrotull jush lidhur me çështjen e financave.

Shëndeti

Në përgjithësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë përgjatë gjithë vitit 2013. Do të ketë një rilindje të energjive tuaja që do t’ju ndihmojnë që të arrini gjërat që dëshironi në jetë. Por duhet të kryeni më tepër aktivitet fizik këtë vit. Kjo madje është koha e duhur për t’iu futur ndonjë lloj sporti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj si fizik, ashtu edhe mendor. Është mirë që të dëgjoni anën tuaj të brendshme kur vjen puna tek ushqimi. Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar.

posotj le te behet ngjitje postimi ngaj me _______________________________ :slight_smile:

Virgjeresha

Element: TOKA
Planeti dominues: MERKURI
Nënshenja: Akrepi

VIRGJËRESHAT janë tipa realistë, me shikim të qartë në jetë, racionalista dhe mendjemprehtë në të vërejtur, veti këto që ua fal Merkuri.
Janë tipa analitikë, praktikë, me shpirt komercial. Por, planeti i tyre dominues, MERKURI, në bashkësi me SATURNIN, ndonjëherë lind edhe gjeni.
Domethënë, këta janë persona të cilët e duan precizitetin, me memorie të fortë dhe logjikë të pabesueshme; me aftësi për të depërtuar në esencën e gjërave.
Të gjindshëm në çdo situatë.
Me aftësi të mirë oratorike dhe me kuptim.
Rëndom kanë shtat mesatar dhe ndërtim proporcional.
Derisa MERKURI tek BINJAKËT është tejet i paparashikueshëm, meqë kjo është shenjë ajrore, te VIRGJËRESHA është krejtësisht rast tjetër. Tek kjo shenjë ai është më stabil dhe praktik.
VIRGJËRESHAT janë analitikë të mëdhenj, inteligjentë, të cilët posedojnë kartotekën e çdo gjëje me të cilën kanë pasur të bëjnë ndonjëherë.
PUNA është PERËNDIA e tyre.
Veti kryesore e tyre është: logjika, rendi, puna, analiza, rutina. Apo, karakterizimi i tyre vetëm me një fjalë, do të mund të ishte: PRAKTICISTA.
Për ta asgjë s’është e pamundur, por as “imtësirat” nuk janë pa domethënie.
Ndonjëherë mbesin robë të punës dhe detyrimeve. Dhe, duke u ngjitur kah majat e ambicieve të veta, shpeshherë e shkatërrojnë mundësinë e përjetimit në kënaqësitë e përditshme. Dhe, edhe po qe se mund të kaplohen nga gjendjet e këqija, pasi që ata përherë e kanë fasadën e jashtme të kontrolluar, askush s’arrinë t’iu vijë në ndihmë, meqë askush nuk di se ç’po ndodh me ta.
Nuk kanë reputacion aq të mirë astrologjik, sepse merren si persona tepër me sy kritikë, gjagadurë e cikërrimtarë, dhe shpeshherë i mjaftojnë vetvetes, duke qenë racionalistë të mëdhenj.
Zemra e tyre e gjakon DASHURINË, s’është e ftohtë, por punë ka aq shumë, që duhet të kryhen, prandaj s’mbetet kohë për dashuri e argëtim. Këtë shpesh e paguajnë në jetë: mbesin pa shokun e jetës!
Deviza e tyre është: “Mendoj, prandaj ekzistoj”. Përndryshe, kanë sharm të ftohtë diplomatik, pak a shumë melankolik, plot instikte dhe manire të bukura.

MESHKUJT-VIRGJËRESHA thjesht janë të paaftë për të përvetësuar femër. Ai tregon tregime, s’është i interesuar për femrat që duan kënaqësi e aventura. Nën këtë shenjë s’ka donë zhuanë, por planerë, inzhinierë, ekonomistë, rrallëherë edhe artistë.
Partneri më i mirë për virgjëreshën (mashkull apo femër) është po ashtu VIRGJËRESHA; shkaku se janë të njëjtë. Atyre s’u ka mbetur shumë tek pasionet, romantika. Ata martesën e marrin si punë ortakësh, tregti.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XVI, Gëte, Shatobrian, Tolstoj, A. Kristi, Hegeli, Onazisi, Greta Garbo, Sofia Loren, Ingrid Bergman, R. Velç etj.
ASTROMEDICINA: si persona me logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë, virgjëreshat janë shumë të kujdesshëm: pak një simptomë, dhe i rrahin tëra kumbonat. Paksa janë të prirur edhe kah hipohondria. Sakaq, pika më të dobëta të tyre janë organet e tretjes, shpnetka, mëlçia, idhëza.
KOMBINIMI: deri në 30 vjet astrologjikisht pajtohen me DEMIN dhe BRICJAPIN. Pas 30 vjetësh edhe me tri shenjat e ujit: GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013
Të lindurit mes 23 gushtit dhe 22 shtatorit bëjnë mirë që të gëzojnë për atë çka yjet u parashikojnë në vijim. Shumë energji, shumë ndjenja, shumë para. E megjithatë, si gjithmonë, edhe pak kujdes. Lexoni më poshtë parashikimin për shenjën e Virgjëreshës.

E përgjithshmja
Ritmi juaj këtë vit do të jetë shumë i shpejtë në të gjitha përpjekjet tuaja. Gjërat do të fillojnë të konsolidohen në jetën tuaj gjatë kësaj kohe. Një mungesë sigurie duket se do t’ju bezdisë. Në përgjithësi në të gjitha fushat do të keni një performancë më të mirë se në vitet e fundit. Do të keni një zbehje të natyrës suaj materialiste dhe do të jepeni më shumë në gjërat shpirtërore ose në çështjet e bamirësisë, të cilat do t’ju japin atë qetësi dhe paqe të mendjes që e dëshironi aq shumë. Këtë vit pritet që të merrni pjesë në aktivitete shumë të vlefshme për ju, megjithëse ambienti rrotull mund të duket pak i ngurtë dhe jo i qartë.

Karriera
Jeta juaj profesionale do të ketë një ripërtëritje gjatë 2013-s. Një ndryshim posti ose pozicioni është gjithashtu një gjë e pritshme këtë vit. Do të merrni mirënjohje të madhe për punën tuaj, por një gjë e tillë nuk do të vijë aq shpejt sa e mendoni. Punët do të lëvizin në drejtime aspak të favorshme për një periudhë kohe, mjaftueshëm për t’ju hidhëruar. Përpiquni shumë dhe kjo do të bëjë që më pas të zgjoheni në pozita krejt të ndryshme. Ndërsa muajt kalojnë, durimi dhe sinqeriteti juaj do të shpërblehen në fushën profesionale.

Dashuria
Në fushën e ndjenjave këtë vit do të keni rezultate të mira. Do të keni kohë të mjaftueshme për t’iu dedikuar njeriut që dashuroni. Pasione të shumta dhe kënaqësi pa fund ju presin këtë vit. Nëse tashmë keni probleme me të dashurin tuaj, atëherë është koha e duhur për të rivendosur marrëdhëniet. Nëse jeni në një lidhje, viti do të sjellë për të dy një marrëdhënie vërtet të qetë e të rehatshme. Mbi të gjitha një atmosferë e paqtë do të përfshijë jetën tuaj dashurore. Paqja dhe durimi duket se do të jenë pjesë e natyrshme juaja për këtë vit.

Financat
Jeta juaj financiare do të jetë ideale për 2013-n. Ecni në rrugën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të lulëzojnë avash avash. Një dorë ndihmëse është e mirëpritur, por sigurohuni që të keni edhe rezervat tuaja. Mos u zhysni në shpenzime të panevojshme gjatë kësaj kohe. Planifikoni për një të ardhme financiare më të mirë dhe punoni për të arritur synimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm kur bëhet fjala për huadhënie dhe huamarrje, pasi mund të përfshiheni në situata të padëshirueshme.

Shëndeti
Këtë vit do të keni një shpërthim energjish më shumë se vitet e tjera. Do të jeni të aftë të shpalosni aftësitë tuaja dhe energjia juaj do të jetë thjesht e pashtershme. Kanalizojeni këtë energji për të bërë të mundur materializimin e ambicieve dhe qëllimeve tuaja në jetë. Pjesa e fundit e vitit do të jetë më e mirë për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Gjeni kohë të lirë për t’u përfshirë në aktivitete të kënaqshme. Disa çështje që kërkojnë energji mendore duket se do t’ju bëjnë mirë dhe do t’ju vënë në lëvizje.

      • Updated - - -

Peshorja

Element: AJRI
Planeti dominues: VENERA
Nënshenja: SHIGJETARI

PESHORET janë bukuri, dashuri, harmoni, drejtësi, gëzim jete, anim kah çdo gjë e bukur.
Jetojnë në harmoni me veten dhe të tjerët.
Nuk kanë shumë fat, por lehtë përshtaten në çdo situatë.
Shquhen për bukuri. Jetojnë në të tashmen, pa u preokupuar shumë me të kaluarën dhe pa u brengosur shumë për të ardhmen.
Kanë karakter të dashur e të sinqertë, posedojnë inteligjencë të shkëlqyeshme dhe shpirt fisnik me ndjenja fisnike. Problemin më të madh, pothuajse absurd, e kanë në kërkimin e përsosmërisë (vetë janë të përsosur, e këtë e kërkojnë edhe tek të tjerët).

MESHKUJT-PESHORE janë sharmerë të mëdhenj.

FEMRAT-PESHORE rëndom janë bukuroshe të vërteta. Zakonisht elegante. Sytë i kanë shprehës dhe hundën rëndom e kanë krrute, si sqepi i zogjve. Është e prirur për dashuri të shpejta, për të cilat është e gatshme edhe të flijohet. Por, shpesh i ndërron “objektivat” e flijimit!
Edhe pse janë relativisht të shoqërueshëm, PESHORET kanë pak miq (ata miqtë i filtërojnë në filterë të posaçëm subtilë).
Janë, siç thamë edhe më lart, tejet inteligjentë, por ajrorë (shenja që element kanë ajrin), prandaj pa ndonjë përgjegjësi të madhe. Interesat personale i vënë mbi interesat e të tjerëve.
Dinë të bëhen edhe viktima të kënaqësive të shkurtëra.
Tek kjo shenjë vërehet dukshëm ndikimi i VENERËS, prandaj, përpos bukurisë, tek këta persona - përfaqësues të kësaj shenje - hasim edhe komplekse të ndryshme, si kompleksi i turpit, kompleksi i devijimeve morale (kurtizane) etj.
Krejt e donë paranë, paraja më së tepërmi i do PESHORET dhe DEMAT.
Rëndom mbesin të pamartuar përjetësisht.
Edhe pse shenjë artistike joambicioze, megjithatë, peshorja jep shumë artistë të mëdhenj: muzukantë, poetë, këngëtarë, aktorë.
Domethënë, mashkulli-peshore; lehtë e krijon besimin, lehtë harxhon pas dashnoreve, luan me të holla, huazon, gabon, pastaj i përmirëson e kështu me radhë.
Femra-peshore: e rafinuar, e bukur, tërheqëse, nuk është e gatshme ta refuzojë koketimin; nuk i do të fuqishmit, më tepër i do don zhuanët. Di të këshillojë edhe nëse është e shfrenuar; flerton edhe nëse është motër nderi.
Të lindur në këtë shenjë: D. Didëro, A. Rembo, O. Vajld, Lermontov, Niçe, Iv Montan, Rita Hejvord, Xh. Lenoni, Gandi etj.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013
Mida ishte mbreti që gjithçka që prekte, e kthente në ar. Ata nën shenjën e Peshores duket se do të kenë pak nga fati i tij këtë vit. Gjithsesi, ashtu si Mida, është mirë që të jenë të kujdesshëm. Për të lindurit mes datave 23 shtator dhe 22 tetor, mund të lexojnë më poshtë parashikimin e yjeve për ta.

E përgjithshmja
Këtë vit 2013 do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata, do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Do të jetë një periudhë në të cilën do t’ju mungojë çdo lloj frymëzimi. Nevojat tuaja personale dhe financiare do të materializohen. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës me personat rrotull jush, të afërmit dhe të dashurit. Komunikimi duket se do të jetë shumë i rëndësishëm në kohë të vështira.

Karriera
Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Promovimi dhe një rritje page janë shumë të mundura. Do të keni gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale. Ndoshta do të keni edhe mundësi të mira për të filluar studime të mëtejshme këtë vit.

Dashuria
Në fushën e ndjenjave do të keni një vit të mbarë. Do të jeni të aftë që të kuptoni partnerin dhe marrëdhënien tuaja më mirë gjatë kësaj kohe. Magjia e dashurisë do t’ju mbajë në krahë duke ndikuar mbi anën tuaj emocionale. Shmangni çdo lloj gabimi trashanik në marrëdhënie gjatë vitit 2013. Punoni për të pasur harmoni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.

Financat
Ky vit do të jetë për ju fatlum kur bëhet fjalë për paratë. Gjithçka që prekni do të kthehet në ar, apo në fjalë të tjera, çdo gjë që dëshironi do të materializohet në diçka pozitive. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë. Jepuni besim të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave.

Shëndeti
Ky vit 2013 do të sjellë shumë energji në jetën tuaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë rritje të mëdha. Do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme, por do ta merrni veten shumë shpejt. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.

nuk postoj me se mjaftohem me kaq :smiley:

Joooo jooooooooo…se dhe 3 shenja kane mbetur…ahhahaha

Akrepi

Element: UJI
Planeta dominuese: MARSI
Nënshenja: BRICJAPI
Ngjyra astrologjike: E KUQJA (me tone të mbyllta) dhe E GJELBËRA e mbyllët, e cila iu shërbem për qetësim nervash; (kjo e fundit iu konvenon posaçërisht akrepëve).
Metali: ARI I KUQ
Guri i çmueshëm: RUBINI
Bima: MIMOZA (lulet me ngjyra të gjalla)
Numri i fatshëm: 100

Veti të përgjithshme: vdekja, seksualiteti, metamorfozat, krizat nervore, vizionariteti. Janë ngushtë të lidhur me çdo gjë që është e errët.
AKREPËT për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i donë netët, hijet, ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme - i pengon.
Natyra e tyre është e begatë me kontraste, ku ekziston lufta e pandërprerë midis arsyes dhe pasioneve.
Janë krenarë, dhe, edhe pse shenja uji, dëshirojnë të dominojnë.
Janë shenja artistike. Shpesh janë gjenialë.
Janë më të rrezikshëm nga të gjithë ujtarët. Dinë të jenë kryeneç, por edhe të ashpër; prandaj, vështirë është për t’i kuptuar. Janë enigmatikë. Të padefinueshëm. Kompleks.
Planet e kanë MARSIN e natës. Janë misteriozë. Me shkathtësi fshehin anët e tyre të dobëta. Iu ndihmon INTUICIONI i thellë.
Edhe pse të preokupuar shumë me vdekjen, dhe pesimistë në esencë, megjithatë janë plot jetë e dinamikë jetësore.
Tej mase të ndjeshëm në simpati dhe antipati. Kurrë s’e harrojnë padrejtësinë që iu bëhet. S’i hiqen luftës, e as që e pranojnë disfatën.
Të qëndrueshëm në vendime, të qëndrueshëm në aksione. Janë në gjendje që tërë energjinë ta koncentrojnë për qëllimin që ia kanë caktuar vetvetes.
Mendjemprehtë, të hapur për koncepte të reja, me inteligjencë të fortë dhe me mendime të zjarrta. Janë tipa të guximshëm, luftarakë. Por, janë më efikas në mbrojtje sesa në sulm.
Fizikisht, rëndom, janë joproporcionalë, disharmonikisht të projektuar, por në të shumtën e rasteve - çuditërisht - kanë një “bukuri djallëzore”: shikim të mprehtë dhe sharm të papërballueshëm.
Zërin e kanë tepër shqetësues, shqetësim i këndshëem.
Kanë forcë të kontrollohen. Të pasionuar. Nuk bëjnë asgjë gjysmake, qoftë ajo mirë apo keq. Me energji të madhe, shpesh seksualistë të tepëruar. Shpeshherë të ndarë në mes të: neokonformizmit, ekscentricitetit dhe racionalitetit.
Plot ndjenja të thella, intensive, shqetësimplote. Ofendimet nuk i fal lehtë. Shpesh me pasione dinake. Shpesh vdesin befasisht, papritmas. Kanë më tepër sukses në pjesën e dytë të jetës.
Akrepët dinë të jenë edhe destruktivë dhe autodestruktivë. Kjo përmasë madhore e shpirtit të tyre - prirja për tejkalimin e çdo gjëje, madje edhe të vetvetes - lidhet me vizionin e vdekjes, dhe i bën sadista të mëdhenj, sidomos në dashuri. Ata ndiejnë nevojë të flertojnë me vdekjen, dhe ky aspekt iu vërehet në zërin e tyre, që ka ngjyrë erotizmi.
Edhe pse shenja uji, janë “zjarr që rrjedh”, me shikim pabesueshmërisht depërtues dhe me gjakim kah përsosmëria.
Duken rëndom të qetë, frikacakë. Kjo është vetëm sipërfaqësore.
E njohin mirë vetveten. S’kanë kohë për të tjerët. E dinë se janë absolutistë të papërmirësueshëm. Nënçmojnë krejt çfarë është e zakonshme, e pavërtetë, mediokre, duke qenë të vetëdijshëm se rreth tyre çdo gjë është shkëlqim i rrejshëm, maskë, aktrim.
Nëse dëshironi MIQËSI, do ta gjeni tek AKREPI. Përndryshe, akrepët paraqesin elitën në horoskop dhe në kategoritë e njerëzve.
Si tip luftarak që është, për qëllime të vetat lufton “me duar e me këmbë”.
Janë shenja më seksuale e Zodiakut. Tërheqin si magnet në seksualitetin e tyre superior, që iu buron nga sytë.
Kryesisht tipa të natës: fantazues, magjikë, shohin gjëra që të tjerët nuk i shohin. Objekt kanë: shpirtin, seksin,misterin.
Kjo shenjë jep krijues të mëdhenj në fushën e krijimtarisë shpirtërore.
Ekzistojnë tipat e ulët dhe tipat e lartë të akrepit. Tipat e lartë: posedojnë gjakimin faustian për të njohur jetën dhe vdekjen; posedojnë vetëdisiplinë, vetëkontroll, shpirt të koncentruar; janë dinjitozë, krijimtarë, të guximshëm, simpatikë, magjikë.

MASHKULLI AKREP: është prepotent, xheloz, hakmarrës, tiran, absolutist (madje, edhe në dashur e miqësi). Edhe pse gjenialë, me këta meshkuj është shumë vështirë të jetohet, sepse janë tiranë dhe despotë të lindur. Martesa me ta rëndom është tragjike, ai e maltreton gruan në të gjitha mënyrat e mundshme.
Mashkujt-shkorpionë, kur barten në krahët e epsheve, sillen si sadistë, e mundojnë partnerin.

FEMRA-AKREP është plot pasion, e padefinuar, shpeshherë e çuditshme, mistike, ndonjëherë impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depërtuese; gruaja-shkorpion rëndom paraqet enigmë, madje edhe për atë që e njeh kaherë. Sharmi i saj çmend secilin që e ka pranë, por është rëndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerëzit e nderojnë duke e kundruar si “grua fatale”. Të fascinon më tepër me magjinë e pashpjegueshme të saj, sesa me bukuri. Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errët, derdhet epshi që ofron aventurë fatale. Dëshiron të koketojë e të përvetësojë; thjesht të ta vërë “lakun”. Suksein në këtë plan e ka të garantuar kur këtë e dëshiron. Me të nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan. Shkorpioni-femër kënaqet në përvetësim dhe koketim, në diskrecion dhe misteriozitet të caktuar, shpesh duke i munduar partnerët. I nevojitet partner i fuqishëm për ta mbajtur dhe për ta shpëtuar nga sadomazohizmi i saj i lindur.
Oreksi i saj seksual është greminë, që duhet përmbushur.

FEMRA-AKREP është e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, në kufijtë e së mirës dhe të së keqes. I mbetet besnike qëllimit të vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, më së pari e dëmton vetveten. Është e pajisur me plot kërkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e pakënaqur, shpesh i ndërron krevatët (është e prirur); lojërat dashurore nuk i adhuron gjithaq, sa ndërrimin e partnerëve. Ajo është dashnore që dëshiron të koketojë, pastaj me lehtësi e hedh partnerin. Vështirë e gjen partnerin e vërtetë. Përkundër tërheqshmërisë magjike që posedojnë, ato dijnë të jenë shpeshherë tejet të errëta, e mbajnë shumë mend të keqen, me predisponim për shumë bashkëshortësi. MARSI, planeti sundues i shkorpionëve, iu jep energji të madhe, pasione, gjakim, andaj edhe shkorpionët janë shenjat më seksuale të Zodiakut.
Erotizmi është arma e saj më e mirë dhe më e ligë. Planeti që sundon mbi këtë shenjë, përpos MARSIT - Zot i luftës dhe katasttrofës, që shkorpionin e mbush zjarr e pasion, është edhe PLUTONI - princ i mjegullës dhe zot i të vdekurve, i cili sundon në mbretërinë e ferrit, dhe ky i bën ato agresive, të ashpra, posesive dhe në këtë periudhë ato janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.
Kanë më tepër të fshehta se çdokush tjetër.
Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri në fund.
Ndodhet në luftë të përhershme në mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo është herë më e zezë se djalli, herë më e bardhë se engjëlli.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.

KOMBINOHEN: partnerët e tyre më të mirë mund të jenë PESHQIT dhe GAFORRET, pastaj vijnë “tokësorët”: DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJEPTË. Disharmonikë me ta janë shenjat “e ajrit” dhe 'të zjarrit".

PESHQIT janë partnerët më të mirë për AKREPËT. Ata për gratë-shkorpionë janë burra dhe dashnorë të mirë. GAFORRET janë të ngjashëm me peshqit, por pak më të rrezikshëm. Edhe GAFORRET i nënshtrohen “zotërisë” së vet, por… Për gratë-shkorpionë GAFORRET mund të jenë dashnorë të mirë, por s’iu preferohen si bashkëshortë (s’janë të qëlluar), sepse shpeshherë edhe ata vetë janë vetiakë, të pasigurt, ndonjëherë edhe agresivë. Për lidhje të shkurtëra dashurie vijnë në konsiderim edhe “tokësorët”: DEMAT, BRICJEPTË dhe - optimistët e të kthjelltit e fisnikët e Jupiterit: SHIGJETARËT; edhe ata mund të jenë dashnorë të mëdhenj për femrën-shkorpion.
Shumë nga akrep (femra), për shkak të energjisë së madhe dhe pasionit - kërkojnë partnerë edhe tek shenja e DASHIT dhe LUANIT.
Thjesht: ata mund të kombinohen me GAFORREN; me PESHKUN - kombinim i mirë dhe i dobishëm; me BRICJAPIN - të krijuar për njëri-tjetrin; me DEMIN - jashtëzakonisht të lumtu; me SHKORPIONIN - bën; me të tjerët nuk janë harmonikë.
Apo: deri në moshën 30 vjeçare - partnerët më të mirë janë gaforret dhe peshqit (sehnja të ujit), sepse këta i durojnë dhe i kuptojnë; kurse pas kësaj periudhe, të përshtatshëm janë bricjeptë - filozofë dhe deri diku të qetë; dhe virgjëreshat - të ftohta dhe racionale (shenja të tokës).

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013
Të mirat dhe të këqijat janë pjesë e jetës. Shpesh rëndësi ka mënyra se si shihen gjërat: nëse shihet gjysma bosh apo gjysma plot e gotës. Për të lindurit mes 23 tetorit dhe 22 nëntorit duket se duhet të jenë më pozitivë. Pavarësisht gjithë vështirësive, viti i ardhshëm ka parashikuar edhe shumë të mira. Më poshtë lexoni parashikimin e yjeve për Akrepin.

E përgjithshmja
Viti 2013 do t’ju ndihmojë që të mblidhni punët që keni bërë në të shkuarën. Por ndërkohë planetet janë rrotull jush, të gatshëm për t’ju dëmtuar. Jeta juaj përgjatë kësaj kohe do të kalojë përmes shumë proceseve dhe tundimesh. Qetësohuni, prapsuni dhe ripërtërihuni që të mund të ndiheni më mirë. Afër fundit të vitit ka shumë mundësi që ambiciet tuaja të materializohen. Ana juaj kreative do të dalë në pah për mirë. Fazat e presionit intensiv të punës dhe qetësisë duhet të alternohen.

Karriera
Këtë vit jeta juaj profesionale do të jetë më shpërblyese se në kohët e kaluara. Më shumë lidhje dhe shpërblime më të mëdha do të ketë gjatë punës suaj. Do të jetë si qëllim përmirësimi dhe rritja e njohurive tuaja. Sipërmarrjet e përbashkëta duket se do të jenë një zgjedhje e mirë juaja këtë vit dhe kjo do të jetë një periudhë shumë motivuese për ju. Disa çështje artistike tuajat do të sjellin frytet e veta. Mungesa e kohës mund të pengojë ambiciet tuaja profesionale, por mos i shtyni gjërat për më vonë kur bëhet fjalë që vendime të rëndësishme që kanë lidhje me karrierën tuaj.

Dashuria
Ky vit 2013 do të jetë një vit aventurash në fushën e ndjenjave. Një anë më pozitive e lidhjes do të shfaqet për ju. Do të ketë shumë mendime konstruktive me një rritje pozitive. Do të jeni të aftë ta shprehni veten në mënyrë më të qartë ndaj partnerit gjatë këtij viti. Një harmoni e përkryer është në horizont dhe ju nuk do të përballeni me asnjë situatë të sikleteshme për aq sa i përket marrëdhënieve tuaja. Keni nevojë që të vendosni më shumë intimitet dhe romancë në lidhjen tuaj në mënyrë që të arrini të fitoni partnerin tuaj.

Financat
Kujdesuni që të mos përfshiheni në shpenzime të padëshiruara përgjatë këtij viti. Disa mendime impulsive për blerje të tilla duhet thjesht të hiqen për një periudhë kohe. Duket se do të keni disa marrëveshje të mira financiare për këtë vit. Ana juaj kreative mund t’ju sjellë ca para të mira gjithashtu. Mos u përfshini në shumë situata spekulative përgjatë kësaj kohe sepse mund të futeni në probleme të padëshirueshme financiare ndërsa vjen fundi i vitit. Në përgjithësi parashikohet një status financiar i kënaqshëm për ju.

Shëndeti
Disa probleme të vogla shëndetësore të herëpashershme duket se do ta trondisin pak varkën tuaj këtë vit. Kujdesuni mirë për veten tuaj dhe shmangni çdo lloj pakujdesie kur bëhet fjalë për shëndetin. Disa probleme me dhëmbët duket se do të shfaqen herë pas here. Në fund të vitit mund të keni disa probleme shëndetësore, të cilat mund të shmangen nëse mbani një dietë ushqimore të duhur. Më pas do të keni një ripërtëritje të energjive për të ecur në ditët në vijim.

aurora shkoje qe paske shum durim, dhe ne tjerve na ngel hatri, :slight_smile: qe keshtu emisionin coje deri ne fund , :slight_smile:

kurr n’jet 1 fjel t’qiti horoskopi se kom besu edhe kurr nuk em ka dal 1 sen qe ka thon ky!

Ka ai i imi ka disha te verteta :smiley:

Shigjetari

Element: ZJARRI
Planeti dominues: JUPITERI

Përfaqësuesit e kësaj shenje janë sangvinistë, sharmerë, entuziastë, optimistë. Temperamenti i tyre rëndom orientohet kah mënyra dinamike e jetës, që i shqetëson mjaft.
Kanë aftësi që të shkaktojnë befasi dhe që gjallërisht të depërtojnë në çdo situatë.
Mbi ta dominon JUPITERI, që pashterrshmërisht iu fal fuqi e drejtësi, kuptim religjioz, shpirtmadhësi, fisnikëri dhe vlera morale.
Shigjetari ka karakter të butë, si dhe qëllim të hapur e mjaft të çiltër, shumë më të mirë sesa dy shenjat e para të zjarrir (luani dhe dashi). Përndryshe, është mjaft impulsiv, ndonjëherë i rreptë, por rëndom plot arsye dhe plot konsideratë për të tjerët, përherë i gatshëm t’iu ndihmojë të tjerëve; këto veti ia jep JUPITERI, mbret i peshqve.

Shigjetari nuk i frikësohet kurrfarë situate jetësore. Përherë ka dashuri e shpirtmadhësi. Është luftëtar i guximshëm për lirinë e vet. Përparimtar dhe entuziast. Antikonvencionalist, përherë i gatshëm që t’i mbrojë bindjet e veta. I jep shumë rëndësi intelektit, në përpjekje të përhershme ta begatojë shpirtin dhe kulturën e vet. Inteligjenca e tyre është e gjallë dhe spontane, plot kuptim për realitetin. Ka mendim të thellë, di të planifikojë, të parashohë, hyn në hulumtimin e shpirtit të vet të zjarrtë. Ndjenjat i ka humane, kundër dhunës e shtypjes. Moralin dhe etikën i ka mjaft të theksuara, edhe përkundër fluturimeve të lira të mendjes.
Është idealist ekstrem, rëndom filozof, thellësisht religjioz; optimist. E hulumton mirë terrenin para vendimit dhe shkel në të sigurt. Një devotshmëri e jashtme dominon mbi fytyrën e shigjetarit tipik, gjë që nxit besim dhe respekt. Shqetësohet dhe qetësohet me maturi.
Kënaqet shumë me gjërat, situatat dhe me miqësitë e paparashikueshme, befas. Nuk është cikërrimtar, nuk merret me detaje, imtësi. Është optimist i lindur. Shpesh për të jeta është argëtim. Ndonjëherë i ngjan bredhëritësit të shqetësuar që kurrë nuk di se a është ajo që posedon edhe ajo që e dëshiron.
Rëndom nuk martohen gjatë, duke mos dëshiruar përgjegjësi. Martohet kur sheh se edhe “liria” ka përgjegjësinë e vet. Është tip i lumtur njeriu. Shpesh luan, rrezikon, fiton. (Rrini pranë tij - do të jeni mirë të argëtuar).
Kanë rëndom strukturë të fuqishme fizike. Meshkujt rëndom janë sportistë të mirë (si edhe deshtë). Gratë-shigjetare janë VITALE, DINAMIKE; rëndom tërheqëse. Flokun e kanë të zi. Hundën të shprehur, “shqiponjëtare”.
Nuk janë vetiakë si luani dhe dashi.
Janë antipode të shkorpionëve. Janë të frymëzuar me jetën, jo me vdekjen.
Kanë afinitet për aksion, vështirë qetësohen në një vend, me gëzim shkojnë “nga lulja në lule”. Depërtojnë dhe shkojnë.
Zakonisht dinë të shkojnë përpara, duke udhëhequr suksesshëm me të gjitha aksionet. I duan diskutimet. Secilit ia thonë të vërtetën në sy. Gëzojnë respekt dhe shpejt pasurohen. Në jetë i presin shumë rreziqe e befasi, por shkathtësisht tërhiqen, shpëtojnë. Pra, edhe pse gjithnjë janë në luftë të përhershme, dalin fitimtarë. JUPITERI është fat i madh, prandaj kanë fat, nderim, begati, lumturi.
Kanë shpirt të paqetë, hipnotikisht duke vrapuar pas yjve të vet që befas shfaqen në horizont, përherë duke pranuar aventura të reja, duke dëshiruar të prekin krejt të mundshmet dhe të pamundshmet, para se të mbërrijnë në limanin e tyre të fundit.
Fati i tyre është jeta normale qytetare.
Kanë shumë dëshirë të flasin, edhe pse, si të gjithë idealistët, ndonjëherë janë të vetmuar, të pakuptueshëm nga rrethi.
Besojnë në dashuri dhe miqësi të gjata. Në këtë shenjë, si tek shenjat e ujit, shpesh lindin ëndërrimtarë të mëdhenj.

VIRTYTET dhe VESET: edhe pse Don Zhuan, ka forca të mëdha morale. Vetëmohues dhe luftarak. Tejet i shoqërueshëm. Kualitetet e tij: galantiteti, sharmi, liriadhurueshmëria. Manitë: lavdërimi, snobizmi. Përndryshe: të aftë, të pavarur, mirë i përdoron të hollat, e mban fjalën, e kthen borxhin, human, optimist, entuziast, idealist.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Betoveni, Hajne, F. Sinatra, P. Elyar, M. Tven, Floberi, A, Zhid, K. Dagllas, V. Çerçill etj.
KOMBINOHEN: Shigjetarët për partnerë më të mirë kanë shenjat e zjarrit: LUANËT dhe DESHTË. Pastaj vijnë “ajrorët”: BINJAKËT, PESHORET, UJORËT (deri në 30 vjet: “zjarrtarët”; pas 30 vjetve: “ajrorët”). Pra, SHIGJETARI - LUANI: kombinim i mirë. SHIGJETARI - DASHI: të lumtur së bashku.

ASTROMEDICINA: iu beson metodave natyrore të shërimit: gjimnastikës, masazhës, ujërave termale, sportit në përgjithësi. Dhe vërtet, iu ndihmon shumë dashuria ndaj sporteve dhe udhëtimeve. Sakaq, kur janë të tjerët të sëmurë, ai pothuajse shëron me praninë e tij, respektivisht me kthjelltësinë e shpirti dhe optimizmin e tij. I MUNDON: ishiasi, reumatizmi, hemorroidet.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Të lindurit mes 23 nëntorit dhe 21 dhjetorit do të kenë fat në dashuri dhe në karrierë. Si gjithnjë, është e rëndësishme që diku të bëni lëshime e diku të shtrëngoni më shumë. Megjithatë, për më tepër lexoni parashikimin e yjeve për shenjën e Shigjetarit, për vitin 2013. Edhe 12 ditë për të pasur një ndryshim:

E përgjithshme

Ky vit 2013 do të sjellë një faqe të re në jetën tuaj. Të gjitha pengesat dhe problemet që keni përballuar në vitet e kaluara, do të zhduken krejt papritur. Do të kaloni një fazë shumë optimiste në jetën tuaj. Të gjitha kufizimet dhe shtrëngesat e jetës duket se do të qëndrojnë larg jush. Por duhet që të krijoni siguri për veten dhe ata rrotull jush. Drejt fundit të vitit duket se disa gjëra në jetën tuaj do të ngadalësohen.

Karriera
Jeta juaj në fushën profesionale do të jetë me shumë energji reja. Rezultat e vitit të mëparshëm do t’ju godasin pak. Por mos iu kushtoni shumë vëmendje. Vijoni të ecni para dhe mendoni që punët asnjëherë nuk mbarojnë. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë të lëvizni në drejtimin e duhur pa shumë përpjekje gjatë këtij viti. Çështje të lidhura me administrimin dhe punët ligjore do të jenë një shpërblim për ju. Do të keni marrëdhënie më të mira me drejtuesit dhe kolegët e punës. Në fund të vitit, në jetën tuaj profesionale mund të fitoni një rritje në detyrë, si dhe një rritje page. Nëse jeni i përfshirë në biznes, kjo është koha më e mirë për të konsoliduar pozitën tuaj.

Dashuria
Në fushën e ndjenjave këtë vit do të jeni më të qëndrueshëm dhe do të përballoni problemet normale dhe të pritshme në një marrëdhënie. Planetet do të bëjnë të sigurt që nevojat tuaja romantike dhe emocionale të përmbushen në një mënyrë delikate. Më shumë intimitet pritet nga ana juaj këtë vit. Hidhni të gjitha maskat që keni qenë duke mbajtur së fundmi dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Kjo është një kohë shumë e përshtatshme që ju të dini qëllimet e vërteta të partnerit apo gjysmës suaj tjetër. Mos u vini shumë në pozita vetëmbrojtëse. Disa ndryshime thelbësore pritet të ndodhin në marrëdhënien tuaj gjatë gjysmës së dytë të vitit. Nëse jeni të vetëm, atëherë duhet fusni në jetën tuaj patjetër dikë që t’ia vlejë dhe ta kujtoni edhe në vitet në vijim.

Financat
Ky vit mund të çojë në një rritje të madhe në perspektivën e karrierës suaj. Do të keni përfitime të mëdha në të gjitha çështjet tuaja financiare. Përpjekjet e viteve të mëparshme do të sjellin frytet e veta dhe duket se fati do t’ju buzëqeshë kur bëhet fjalë për paratë. Mos hezitoni që të futeni në territore financiare të panjohura. Ka ende shumë fusha në të cilat ju mund të investoni paratë tuaja. Por jini të kujdesshëm që të mos i investoni të gjitha paratë në të njëjtin vend.

Shëndeti
Problemet tuaja shëndetësore do të pakësohen gjatë fillimit të vitit. Duket se do të ketë shumë gjëra për të bërë që do t’ju marrin shumë energji mendore. Por fizikisht do të jeni në formë më të mirë se vitet e shkuara. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të stërviteni. Një gjë e tillë është e nevojshme, pasi do të punoni nën një stres të vazhdueshëm për shumicën e vitit. Në përgjithësi do të keni një imunitet të fortë këtë vit. Kini kujdes nga problemet shëndetësore të lidhura me kokën dhe hundët. Mundohuni t’i trajtoni me butësi dhe qetësi.

uaa ca thoni…mua me pershtatet 98% horoskopi im prz…

Bricjapi

Element: TOKA
Planeti dominues: SATURNI (MARSI i ndihmon)
Bima: Vjollca, zymbyli

Karakteristika të përgjithshme: karrierë, sukses, fitime materiale, kurorëzim përpjekjesh.
Posedon veti të jashtëzakonshme fizike dhe morale: precizitet, metodologji, seriozitet dhe disiplinë të jashtëzakonshme të brendshme.
Që në rini i krijon idetë e veta për veten dhe kërkesat e veta.
Ka karakter të pathyeshëm, shpeshherë i kapluar nga vetmia.
Vështirë e ka t’i shprehë idetë e veta dhe të hyjë në raporte të kthjellta me të tjerët, shkaku se është tepër i rreptë dhe i vetëdijshëm.
Në rrethet me disponim armiqsor - tërhiqet në vetvete, por mjafton vetëm pak vullnet i mirë e respekt dhe ai ndodhet në element të vetin. Posa kupton se është i kuptuar, bëhet i dashur dhe shok i mirë, në të cilin maksimalisht mund të gjeni mbështetje.
Në këtë shenjë toke dominon SATURNI, deridiku edhe MARSI i rrezikshëm. Karakteristikat e kësaj shenje janë: ambicioziteti, qëndrueshmëria, shpirti serioz. Shquhet për aftësitë e të jetuarit tash. Ndonjëherë tregon mungesë diplomacie. Shpesh i ftohtë si guri. Sakaq, me qëndrimin e tij të ftohtë, filozofik, shpesh e fascinon masën dhe imponohet.
Vullnetin e ka të fortë, depërtues, konstruktiv, nuk ikën prej asgjëje, fatalist, fanatik, intelekt dogmatik, i gjindshëm, serioz, ndonjëherë i pashoqërueshëm.
Rëndom - i heshtur. Të tjerëve iu hapet, por pa disponim, duke iu ikur këshillave të të tjerëve. Gjithsesi vetmitar, i i guximshëm, kokëfort. Prakticist i lindur, si në punë ashtu edhe në dashuri. Rëndom është dembel, i errët dhe i çuditshëm. I rezervuar.
Shpesh i frymëzuar me mendime të errëta, si akrepët ujorë. Por, sido që të jetë: ai përherë është plot pesimizëm, nga i cili nuk mund të lirohet lehtë.
Shtëpia e bricjapit është shtëpia e dhjetë e horoskopit. Bricjapi është shenjë themelore, prandaj ka fuqi dhe aftësi të jashtëzakonshme. Si përfaqësues i tokës është tejet praktik dhe racional.
VETI TË KËQIJA I KA: prirjen për vetmi dhe izolimin.
Janë realistë të përsosur, por edhe materialistët më të mëdhenj të Zodiakut. I hidhëron joserioziteti i të tjerëve. Qëllimi i tyre i vetëm është maja e çdo gjëje. Janë të vetëdijshëm për vlerat e veta. Shumë i duan të hollat dhe pranojnë çfarëdo pune, që iu sjell fitime. Kjo nuk do të thotë se edhe i harxhojnë me mençuri.
Në martesë janë tejet stabilë dhe seriozë.
Mendojnë se i mjaftojnë vetvetes. Dorështrënguar ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Rëndom kanë mendim të lartë për vetveten. Janë të rezervuar dhe të ftohtë. Pesimizmin e kanë veti të lindur. Rëndom vishen sipas modës së vjetër, i dëshirojnë ngjyrat e mbyllta. Martohen arsyeshëm, shpesh nga “llogaria”. Pjesa e dytë e jetës më e suksesshme. Nuk brengosen t’iu pëlqejnë të tjerëve shkau i seriozitetit të tyre. Sa mës humë kalojnë vitet, kanë më pak vështirësi. Dhe, derisa të tjerët fitojnë rrudha, ata ndihen gjithnjë e më mirë.
SATURNI, si epror i madh i gjithësisë, bën që përfaqësuesit e kësaj shenje të luftojnë tërë jetën me idetë e errëta, depresionet dhe negativitetet; por jo hapurazi dhe në sytë e botës.

TEMPERAMENTI: melankolik, nostalgjik, flegmatik. Tip epik. Tip shkëmbor-kodrinor. Për nga natyra: tepër serioz dhe kokëfortë, por të drejtë. Shpesh i ftohtë dhe vetiak. Si mik është njeri mbi të cilin mund të mbështetesh. Dinë ta ruajnë sekretin. Ndjenja e detyrimit tek ta është e lartë.
Përndryshe, është njeri familjar, por thellësisht i vetmuar. Gruas s’ia lë duart e lira. Edhe pse ka mjaft para në shtëpi, ajo s’guxon t’i harxhojë vetë. Ai përshkruan sesi duhet harxhuar të hollat. Është tejet konzervativ, shpeshherë me disponim diktatorial. Ndonjëherë edhe tiran.
TIPI I LARTË I BRICJAPIT: është i matur, taktizer, dinak, i prirur për tituj të lartë, diplomat, organizator. Tipi i ulët: ortodoksist, mizantrop; “para dite urren veten, pas dite tërë botën”.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Ticiani, Njutni, Bokaço, Kepleri, Pasteri, Kiplingu, Molieri, H. Mileri, E.A.Po, Rubinshtajni, Marlen Dritërih, E. Prisli, Ava Gardner, Hemfri Bogart, Naseri, Niksoni, Stalini, Mao Ce Duni, Al Kapone etj.

ASTROMEDICINA: është i fortë dhe i qëndrueshëm. Sëmuret kur është nervoz dhe jotolerant, sepse atëherë është frikacak dhe i errët, pret më të keqen. Por të gjitha dhembjet i duron stoikisht. Duhet të kenë kujdes për mëlçinë, si dhe t’i ruhen tendosjes, nervozës, depresionit. Atyre iu duhet shumë më tepër gjumë sesa shenjave tjera. Shpesh i godet reuma dhe artritisi.
NË JETËN SEKSUALE është konvencional: do seks klasik, pa fantazi, pa kombinim pozicionesh. Është vetiak (në seks), pothuajse kurrë pa u përpjekur ta kënaqë partnerin. BRICJEPTË nuk janë magnetikë si SHKORPIONËT, as dinamikë si BINJAKËT, as të butë e të këndshëm si DEMAT. Por ata ia dinë vlerën çdo gjëje dhe kanë para. Përmes të hollave, këta materialistë të pashembullt, arrijnë çdo gjë, madje edhe femrat.

Kombinohen: BRICJAP - GAFORRE: të krijuar për njëri-tjetrinm (sidomos për dashnorë). BRICJAP - PESHK: të krijuar për njëri-tjetrin (edhe për grua edhe për dashnor). BRICJAP - AKREP: të lumtur së bashku. BRICJAP - DEM: kombinim i mirë.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013
Përveç shëndetit, çdo gjë tjetër do të jetë pozitive për të lindurit nga 22 dhjetori dhe deri më 19 janar. Dashuria, karriera, paratë do të jenë me shumicë, atëherë kur do të dini të vini edhe kufijtë e duhur për të mos i tepruar gjërat. Të lindurit nën shenjën e Bricjapit mund të lexojnë më poshtë parashikimin e yjeve.

E përgjithshmja
Viti 2013 do t’ju ndihmojë ta shihni jetën në një këndvështrim të ri dhe do të ndryshojë përparësitë tuaja në jetë. Do të keni më shumë kohë të lirë për t’u çlodhur dhe për t’u rigjallëruar sesa në vitin që kaloi. Sidoqoftë, duket se duhet të praktikoni ndjenjën e tolerancës në jetë. Një atmosferë më e qetë pritet që të vijë për ju këtë vit. Planetet premtojnë më shumë të mira materiale përgjatë kësaj periudhe, kështu që ju mund të përfshiheni në fushat sociale dhe të bamirësisë shumë lehtësisht.

Karriera
Në fushën profesionale gjithçka duket se do të jetë më e efektshme gjatë 2013-s. Inteligjenca, arsyetimi dhe kreativiteti juaj të mbledhura së bashku pritet që t’ju ngrenë në një nivel të ri në karrierë. Afrimiteti juaj me drejtuesit dhe kolegët do të jetë e përzemërt dhe do të keni paqe dhe mirëkuptim në vendin tuaj të punës. Përpjekjet dhe puna e rëndë pritet që të marrin shpërblim gjatë fundit të vitit. Kolegët e skuadrës suaj do të përfitojnë nga prania juaj. Mos iu dorëzoni asnjë lloj tundimi kur bëhet fjalë për çështjet financiare dhe pozitat në punë.

Dashuria
Dyert e dashurisë do të jenë të hapura cep më cep për ju këtë vit. Planetet do t’ju ndihmojnë që të stabilizoheni në fushën e ndjenjave. Do të ketë një transformim tërësor në marrëdhënien tuaj dashurore. Do të ketë vend për ju që të mund ta shprehni vetveten në mënyrë më të ndjeshme ndaj partnerit. Madje kjo është koha e duhur për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja të brendshme ndaj gjysmës tjetër tuajës. Jeta profesionale do të kryqëzohet gjithashtu me fushën tuaj të ndjenjave. Por bëni mirë që të mbani një kufi mes të dyja dhe mos ta zhdukni atë kufi. Mos fshihni asgjë nga partneri juaj. Mund të pritet një ëmbëlsim i mëtejshëm në lidhjen tuaj gjatë fundit të vitit.

Financat
Ky vit do t’i shohë financat tuaja që të arrijnë në lartësi të reja. Do të jeni në gjendje që të kurseni më shumë për të ardhmen. Do të keni më shumë liri në botën materialiste rrotull jush. Do të jeni të aftë të gjeni kënaqësi në punët e bamirësisë tani që do të keni më shumë për të marrë. Bëni mirë të kurseni për ditët e këqija dhe të stabilizoni të ardhmen tuaj financiare. Mbani një listë për të gjitha paratë që nxirrni dhe fusni në xhepin tuaj.

Shëndeti
Ky vit do të sjellë një gjendje më të mirë mendore dhe shëndet më të mirë fizik. Shumë energji pozitive do të rrezatojnë nga ju dhe do të keni veprime të shumta në të gjitha drejtimet. Jini i avashtë kur vjen puna për të ndryshuar dietën ushqimore, oraret e gjumit dhe aktivitetet fizike. Mos bëni asgjë të tepruar. Shmangni babëzinë për të ngrënë dhe kini kujdes në çështjet e ushqimeve me karbohidrate dhe yndyrna. Qetësohuni, meditoni dhe herë pas here bëni mirë që të merrni një pushim të shkurtër nga puna.

      • Updated - - -

Ujori

Element: AJRI
Planeti dominues: URANI

:black_small_square: Inteligjentë, intuitivë, të lëvizshëm, deri diku idealistë, jokonformistë, të dashuruar në rrezikun dhe në çdo gjë që është e re dhe e guximshme. S’e donë vetminë. Intuitivë dhe kreativë, por tejet racionalë, origjinalë; rrallë i çmojnë mendimin e huaja.
Shpesh me mendime origjinale shkojnë para kohe. E kanë të metë të madhe se e tërë bota duhet t’iu përshtatet atyre, e jo ata botës.

Rëndom altruista, edhe pse shpesh individualistë dhe racionalistë të mëdhenj. Domethënë, shpesh “hesapxhinj” të mëdhenj. Por, megjithatë janë të këndshëm, të shoqërueshëm, spiriyuozë.
Dinamikë e modernë, i vret monotonia. Çdo ditë duhet t’iu sjellë diçka të re.
Janë epshorë dhe shpesh prepotentë. Dashurisë i japin kuptim të veçantë.
Kanë intelekt të veçantë. Origjinalë. Skeptikë. Me imagjinatë të pasur (si GAFORRET dhe PESHQIT, por jo të errët si GAFORRET dhe SHKORPIONËT). Nën shenjën e ujorit kanë lindur shumë gjeni.
Temperamentin e kanë të ftohtë - qetësi para fortune. Të pafrikë. Por, të pakuptueshëm për rrethin - këtë e kanë fat.
Vetmia për ta është dënimi më i madh. Dëshirojnë ta ndërrojnë tërë botën. Kanë dëshirë të apostrofohen. Janë përplot befasi e reaksione të papritura.

Neve mund të na duken UJORËT si të krisur, por koha e tyre mu tani po shkëlqen. Tek ta ka shkallë të ndryshme: që nga të krisurit e gjer tek gjenitë. Mentalisht janë tepër të fortë, si të gjithë “ajrorët”. Janë oratorë të lindur, kudo qofshin. Por, ekscentrikë, e megjithatë origjinalë. Tejet emotivë, e megjithatë tejet të përshtatshëm në çdo mes. Shpesh: individualistë të mëdhenj, gjë që bën që lehtë kalojnë në egoizëm. Por, edhe përkundër faktit se mund të jenë individualistë dhe egoistë të mëdhenj, edhe dinakë, megjithatë: humanizmi dhe altruizmi janë vija të karakterit të tyre. Sipas Nostradamusitit epoka e ujorëve pikërisht ka filluar (sjellja e lirë, e shfrenuar e rinisë, droga, veshja e krisur, seksi grupor).
NË DASHURI: japin shumë prej vetes, pa pritur se do t’iu kthehet. Nuk pritojnë të zdishen edhe 4 herë në ditë (e të bëjnë dashuri).

MASHKULLI-UJOR: bën pjesë në grupin e burrave më të shqetësuar që ka qejf t’i ndërrojë partnerët. Janë dashnorë të zjarrtë, që në krahasim me ta DESHTË dhe LUANËT dalin shegertë të zakonshëm. Përndryshe, janë me manire të bukura, të dashur, të shoqërueshëm. Ka dëshirë të prekë sa më shumë trupa partnerësh të vet, ku secili paraqet mister në vete. Për ta, dashuria dhe seksi janë komponente shumë të rëndësishme, si edhe liria. Edhe në dashuri: imagjinativë dhe origjinalë. Madje, femrave frigjide iu preferohet që “në shërim” të shkojnë tek meshkujt-ujorë.
Për shumicën e ujorëve martesa është mu si tatimi apo vdekja: një e keqe e domosdoshme, e pashmangshme, që duhet pranuar kurdoqoftë. Duan seks të lirë, forma të reja. Në mesin e tyre ka më së shumti konsumues të drogës.

Meshkujt, po edhe femrat-ujorë janë me horizont të gjerë, me disponim eksperimental, të shpërthekuar kur është në pyetje dashuria.
KOMBINIMI: partnerët më të përshtatshëm për ta janë ajrorët: BINJAKËT dhe PESHORET. Por, edhe zjarrtarët: DESHTË, LUANËT dhe SHIGJETARËT.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Bajroni, Darvini, Dikensi, Mocarti, Ruzvelti, Mendeljevi, Pasternaku, Xh. Dini, K. Gebëll, Travolta etj

Peshqit

Element: UJI

Planeti dominues: JUPITERI

Nënsheknjë: BINJAKËT

Bima: VJOLLCA

Përfaqësuesit e kësaj shenje janë: origjinalë, Janë artistë të lindur, të cilët askush kurrë nuk i ka kuptuar në kohën e duhur.
Simbol i PESHKUT është flijimi dhe altruizmi. Kjo shenjë është nën ndikimin e JUPITERIT fisnik dhe të NEPTUNIT kreativ, të cilët tek këta përfaqësues mxisin konflikte e shqetësime, inspiracione të mistershme dhe ndjeshmëri akute emotive.
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ndijshëm, të butë, të këndshëm, të sinqertë, fisnikë, por tejemotivë. Jetojnë në botën e tyre romantike, të ndërtuar me elementet më poetike, por ngandonjëherë plotësisht jorelale. Pothuajse janë të predisponuar për ART, dhe me vetë këtë edhe për vuajtje e tragjikë. Ata aq humbasin në fantazinë e tyre të madhe, saqë shpesh e humbasin ndjenjën me realitetin.
Janë të prirur për melankoli e pesimizëm, edhe pse dinë t’i tejkalojnë vështirësitë jetësore, duke iu falënderuar fuqisë së shpirtit të vet dhe prirjes për humor, këtij “izmi” të fatkëqinjve të mëdhenj. Plot imagjinatë, shpeshherë ëndërrojnë syhapur.
Lehtë iu përshtaten situatave, si uji që ndërron formën, edhe pse intimisht përherë i mbesin besnik vetvetes, idealeve të veta të mirësisë, madje edhe në shakullimat më mizore.
Vështirë i sjellin vendimet, duke iu frikësuar përgjegjësisë për nisjativë. Kanë karakter të pasigurt. Por, kur njëherë e gjejnë rrugën, dinë të jenë ambiciozë, madje edhe të pathyeshëm.
I udhëheq shqisa e gjashtë: Intuicioni, instikti, parandjenjat. Natyra e tyre dualiste i çon në dy kahje: t’i përshtaten botës dhe t’i kënaqin të tjerët; dhe në anën tjetër: t’i mbesin besnik zërit të brendshëm.
PESHQIT janë idealistë e fatalistë, vështirë të kuptueshëm nga rrethi. Jeta e tyre është plot ngritje e rënie. Ndonjëherë duken artisitikisht egocentrikë, narcisoidë, të imponueshëm.
Të gjithëve mund t’iu ndihmojnë, për vete duke ruajtur të drejtën të vuajnë, duke deklaruar se janë të pafat.
Arma e tyre përvetësuese janë sytë e lëngësht, shikimit të të cilëve është vështirë t’i iket. I kanë të shprehur sytë, tenin.
Intelektin ua mbulojnë emocionet, pa shumë logjikë e vetëmohim. Shpesh kaotikë, difuzë, krejt në vizione, ngjyra.
PESHQIT janë poetë të lindur e ëndërrimtarë, të shqetësuar e imagjinativë. Mbi të gjitha janë fisnikë e simpatikë, të mëshirshëm. NEPTUNI iu fal aftësi për përceptime të brendshme, shqisën e gjashtë.
Peshqit udhëheqin me botën e fshehtësive dhe mistereve… dhe iluzioneve.
Nuk mendojnë shumë, lehtë i sjellin vendimet, pastaj rëndom qahen.
Duhet kontrolluar botën e tyre mistike, sepse plagët e tyre emocionale vështirë shërohen.
Po u armatosën me doza më të mëdha të realizmit, disiplinës dhe prakticitetit, do ta kenë më lehtë e më bukur. Ata dëshirojnë të jenë të mundur dhe viktima, edhe pse dinë edhe të protestojnë. Peshqit janë rëndom të tërhequr, dëshirojnë të vuajnë e të brengosen. Temperamenti i tyre është si flaka e qiririt: në çast brilant, i hareshëm, spirituozë; shpejt pastaj melankolik dhe letargjik. Por, nuk duhet frikësuar kësaj: të këtillë janë të gjithë njerëzit e mëdhenj. Por, për të pasur sukses, duhet të jenë më të qetë, më të organizuar, më “për vete”, andaj edhe më depërtues, duke mos u shërbyer me devizën: “Çdo gjë - të gjithëve”!
Karakterin e kanë plot kundërthënie; për shumicën e njerëzve të pakuptueshëm, të çuditshëm, si të mbuluar me një lloj mjegulle. Fjala e rëndë peshqve iu shkakton dhembje të rëndë.

FEMRAT-PESHK: është perëndeshë e butë nate në mëndafsh.
Sëmuret nga fjala e rëndë. E tejndijshme. Plot vizione, ide të fshehta. Dehet me romantikë. Ajo vendosmërisht e kërkon idealen. Dëshiron të shkruajë poezi dhe letra miqve. Di të gëzohet, të shqetësohet; të qajë dhe çdo gjë ta përjetojë thellësisht. Di të vuajë dhe të falë. Kënaqet e jeton në dëgjimin e muzikës dhe në shkrimin e letrave të gjata. Ajo është shumë e bukur, sharmante, origjinale. Shikimi i saj çuditërisht i butë - fascinon. Sytë që janë pasqyrëza të shpirtit i ka nga ngjyra e liqenit. Zërin e ka vibrues që depërton në zemër. Ato janë poeteshat e Zodiakut. Nuk ka ëndërrimtare dhe dashnore më të mëdha se ato.

MASHKULLI-PESHK: rëndom dëshiron të ëndërrojë dhe aty rëndom e humb kohën e çmueshme: jeta dhe vlerat rrjedhin përskaj tij, por ai në hutimin e tij - s’i vëren.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Krishti, Mojsiu, Nostradamusi, Mikelangjelo, Leonardo da Vinçi, Vivaldi, Bahu, Shopeni, Shopenhaueri, E. Kue, Renoari, Bunjueli, Ajnshtajni, D.Kish etj.

KOMBINOHEN: Pajtohen shumë me GAFORREN, edhe me SHKORPIONIN. Por, mund t’iu rekomandohen edhe “tokësorët”: DEMAT, VIRGJËRESHAT, BRICJAPI (deri në 30 vjet-ujorët, pas 30 vjetëve - tokësorët).

ASTROMEDICINA: Mund të kenë probleme me këmbë, shputat e rrafshta, Terapia më e mirë për ta është Muzikoterapia, si dhe aktivitetet tjera artistike, shoqëria e hareshme, lëvizjet, gjumi i mirë.

PARASHIKIMI PËR VITIN 2013

Të lindurit nga 20 janari dhe deri më 21 shkurt janë dhe shenja e fundit në horoskop. Të cilësuarit nën shenjën e Peshqve pritet që të kenë një vit 2013 shumë të mirë. Karriera, dashuria, paratë janë disa nga asetet. Por ndërkohë, bëjnë mirë të jenë të qetë. Qetësia dhe diplomacia në vetvete duket se do të jetë arma e tyre e fshehtë për të plotësuar një vit siç duhet.

E përgjithshmja

Do të keni progres në jetën tuaj këtë vit 2013. Do të jeni gjithashtu shumë aktiv dhe do të keni rrugë të reja në jetën tuaj. Duhet të jeni të aftë të krijoni lidhje të mira me njerëz të lartë në shoqëri. Niveli juaj i besimit do të rritet dhe do të jeni të aftë që të vini në zbatim idealet tuaja. Pritet që të keni shumë liri dhe të mund të kapërceni çdo pengesë që do t’ju dalë në rrugën tuaj këtë vit. Por për këtë duhet të përdorni shumë takt dhe diplomaci.

Karriera

Ky vit do të jetë një periudhë gjatë së cilës mund të mendoni lidhur me planet tuaja të karrierës për të ardhmen. Është koha që të vlerësoni aftësitë personale. Dhe gjithashtu duhet të punoni shumë që të kapërceni kufijtë tuaj. Disa probleme mund të përjetohen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me drejtuesit apo me bashkëkolegët. Trajtojini këto probleme me qetësi dhe shkathtësi. Aspiratat tuaja duket se do të arrihen dhe do të keni përparësi të mëdha në vendin e punës. Projektet afatgjata gjithashtu do të jenë në hapa pozitivë për këtë periudhë.

Dashuria

Do të jetë një periudhë euforike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë. Do të keni më tepër kënaqësi në këtë fushë. Do të gjeni momente kënaqësie të mëdha që do të vazhdojnë në rrugën tuaj. Do të jetë gjithashtu një periudhë optimiste. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë, siç prisni. Disa ngjarje të së shkuarës mund të shfaqen duke sabotuar marrëdhëniet tuaja. Do të keni nevojë që të jeni më i qartë në vetvete dhe të vlerësoni mirë motivet tuaja të brendshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, momente edhe më intime janë në pritje për ju. Një harmoni e përgjithshme pritet të përfshijë jetën tuaj dashurore.

Financat

Ky vit do të ketë një ekuilibër të përkryer mes të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Këtë vit bëni mirë të mësoni nga dështimet e shkuara kur bëhet fjala për paratë. Mos bëni të njëjtat gabime të mëparshme në këtë fushë. U shkoni çështjeve deri në fund dhe analizoni në dritën e duhur për të pasur një status financiar më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni më shumë përpjekje, por thjesht që duhet t’i menaxhoni lëvizjet financiare në mënyrë më të mirë. Shpirti juaj krijues do t’ju ndihmojë që të përballoni çdo situatë jo të mirë financiare të paparashikuar për këtë vit. Fundi i vitit do t’ju sjellë edhe disa ide fitimprurëse për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare.

Shëndeti

Ky vit do t’ju bekojë me më shumë energji dhe gjallëri dhe do t’ju ndihmojë që të ecni përpara gjatë gjithë vitit me fuqi të ripërtërira dhe forcë. Duhet të ndryshoni stilin tuaj të jetës në disa gjëra dhe të ndani mendjen për t’i dhënë fund disa zakoneve të këqija, të cilat për një kohë jo pak të gjatë ju kanë ndjekur. Jini spontan dhe bëjini këto ndryshime, të cilat do të rezultojnë më të shëndetshme për ju. Tregohuni i qetë, dhe mundohuni ta shmangni stresin e gjithashtu mos u tendosni shumë. Një gjë e tillë do të ndikonte shumë keq në sistemin tuaj nervor. Menaxhoni emocionet dhe gjendjen mendore me lehtësi. Ky është një vit në të cilin do të bëni mirë të keni më shumë aktivitet fizik. Evitoni ushqimet e gatshme dhe qëndroni larg karriges sa më shumë të jetë e mundur.