HP Hurricane në fillim të vitit 2011

Kompjuteri tablet i kompanisë HP me sistem operativ webOS dhe emër kodues Hurricane del në shitje gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
HP planifikon që tabletin e saj të parë me webOS ta paraqes në fillim të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar zëvendëspresidenti i kompanisë Todd Bradley. Emërtimi intern i pajisjes është Hurricane, e tableti ndoshta është në zhvillim e sipër qysh kur Palm ka qenë kompani e pavarur.

Për fat të keq, të dhënat tjera dhe dizajni fizik ende nuk është i njohur, mirëpo pritet që ai të ketë procesor të arkitekturës ARM.

Veç tabletit me webOS, HP është duke zhvilluar edhe pajisje të ngjashme me Windows 7 për përdorues afaristë si dhe lexues të librave elektronike me sistemin operativ Android.