HP Spectre është laptopi më i hollë në botë, dhe “vrasësi” i MacBook!? (video)

Modeli i ri i laptopit të HP-së quhet Spectre 13 (apo vetëm HP Spectre), dhe cilësohet si laptopi më i hollë në botë për momentin, sepse i njëjti vjen me vetëm 10.4 milimetra, shkruan The Verge.

HP Spectre është më i hollë edhe se Apple MacBook (me 13.2 mm) dhe Dell XPS 13 (me 15.2 mm).

Spectre 13 vlerësohet si përpjekje e HP’së për krijimin e një modeli të laptopit të ri i cili është më i bukur por edhe më i hollë sesa MacBook Air i Apple.

HP Spectre 13 ofron ekranin me 13.3 inç, me rezolucionin prej 1080 pikselësh, 8GB RAM dhe 256GB hapësirë të brendshme në versionin bazik, si dhe variantet e procësorëve me Core i5 ose Core i7.

Çmimi fillestar i HP Spectre 13 do të jetë 1.169 dollarë . Para-porositë e para pritet për HP Spectre pritet të fillojnë gjatë muajit maj.

Video:

//youtu.be/fN-OBQTRUzk