HTC do të sjell dy modelet e reja të Nexus 2016

Modelet e fundit të telefonave të Google Nexus 5x dhe Nexus 6p janë në treg për jo më shumë se gjashtë muaj në treg, por tashmë kanë filluar thashethemet për linjën e re të telefonave Nexus të cilët do të vijnë këtë vit.

Në janar një raport pretendoi se HTC është duke punuar në dy modelet e reja të linjës Nexus, ndërsa është raportuar edhe një herë këtë javë për këtë gjë.

Në 2015, Google ka lëshuar dy modele të reja të telefonave Nexus për herë të parë në histori, dhe tabletin Nexus.

Të dyja modelet janë mjaft të mira, por Nexus 6P mund të jetë njëri prej modeleve më të mirë të vitit 2015.

Këtë vit pritet që dy modelet e telefonave Nexus të vijnë me ekranin prej 5” dhe 5.5”.