HTC Flyer më 9 maj në Evropë



HTC ka thënë se kompjuteri i saj i ri tablet, HTC Flyer në Android, do të jetë në dispozicion për përdoruesit evropian që nga data 9 maj.

Për më shumë, thuhet se tableti i prodhuesit të famshëm të telefonave të mençur mobil, HTC, do të kushtojë rreth 599 funta, edhe pse kjo informatë ende nuk është zyrtarizuar nga vetë HTC.

HTC Flyer posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve, sistemin e ri operativ Android Gingerbread, si dhe procesorin e Qualcomm me 1.5GHz.

Në anën tjetër, HTC Flyer gjithashtu posedon edhe dy kamera. Ajo e pasme vjen me 5 mega-piksel, atë frontale me 1.3 mega-piksel për video komunikim, ndërsa aty është edhe lidhja 3G si dhe bateria me 4000mAh.