Humbet lojen dhe mendjen

Nje pjese te kohes se pushimeve ne qytetin e Lezhes, nje qytetar grek e ka harxhuar duke luajtur ne lojera fati. Por humbjet e kane deshperuar grekun, i cili ka thyer kompjuteret. Niko Marku, 37 vjec, me kombesi greke dhe banues ne lagjen “Beselidhja” te qytetit te Lezhes, eshte arrestuar dy dite me pare nga policia e ketij qyteti, sepse ne lokalin e lojerave te fatit ne pronesi te Kastriot Danit ka thyer disa kompjutere. Mesohet se Marku kishte humbur 500 euro duke luajtur, ndersa me pas eshte hakmarre, duke shkaterruar kompjuteret. Policia e sinjalizuar nga punetoret e lokalit mberriten menjehere per te kryer kapjen e 37-vjecarit. Ky i fundit ka shkaktuar rreth 3 milione leke te vjetra pronarit te lokalit, ndaj dhe akuzohet per vepren penale te “shkaterrimit te prones se tjetrit”. Ar.bu