Hyn në avion plak dhe del i ri

Është ngjitur në avionin kanadez si një i moshuar i bardhë dhe ka zbritur me pamjen e tij të vërtetë, atë të një 20 vjeçari me origjinë aziatike.

Tani policia po heton për arsyet e maskimit të pabesueshëm.

Më 29 tetor, i “moshuari” hipën në një fluturim të Air Canada AC018, i nisur nga Hong Kongu dhe drejtuar për në Vancouver.

Në fillim të fluturimit ai ka hyrë në banjo dhe pasi kalojnë disa minuta, kthehet në vendin e tij me pamjen e vërtetë: një 20 vjeçar aziatik.

Me mbërritjen në Vancouver, pasagjeri misterioz është kapur nga agjentët dhe është arrestuar.

Reagimi i tij i parë ka qenë ai i kërkimit të azilit politik në Kanada.

Nje maskim si ne filmat me tom cruise

Po nuk e pan ata ne avion , peshembull personi qe kishte plak perbri

e ka bere kastile ai pra! ai donte vetem te futesh ne avion :slight_smile: hahaha

Ca nuk ben refugjati i shkrete :smiley:

ca nuk ben nevoja thuaj!