Hyn në Gines, 389 mijë komente statusit në Facebook

Një student italian është përfshirë në librin e rekordeve “Guinnes”, për postimin me më shumë komente ndonjëherë në “Facebook”.

I quajtur Roberto Esposito, 26-vjeçarit i mbërritë më shumë se 389 mijë komente në tre muaj, midis janarit dhe marsit 2011. Duke llogaritur komentet e dyfishta, numri i komenteve shkoi deri në 540 mijë.

Për të arritur këtë rekord krejt të veçantë, Roberto është ndihmuar edhe prej tre faqeve të tij personale në internet, me barcaleta dhe video nga incidente qesharake.

”Shkruajtën gjithçka, disa luajtën mendsh. Më pas, u shndërrua e lehtë të shtohej numri i postimeve pasi hynë edhe njerëz që donin të shfrytëzonin postimin për arsye publicitare. Në çdo një mijë komente, unë shtoja një nga vetja, duke i nxitur njerëzit që të vazhdonin të shkruanin ende. Më pas, postimet u shndërruan në një chat ku shkruhej çfarëdo. Statusi fillestar humbi krejtësisht dhe nëpër të dolën me mijëra tema të tjera”.