I kthehet shikimi pas 55 vjetësh

Një burrë në SHBA, që ishte verbuar në një sy 55 vjet më parë, ka rifituar shikimin. Pacienti ishte 8 vjeç kur retina e tij u shkëput pasi ai u godit në syrin e djathtë me një gur.

Kur retina shkëputet për një kohë të gjatë mund të dëmtohet përkohësisht, kështu që ringjitja mund të mos e risjellë shikimin.

Doktorët thonë se kthimi i shikimit pas një kohe kaq të gjatë ka ardhur në radhë të parë falë mjekimit.

Personi në fjalë ishte 63 vjec kur shkoi në një klinikë të Nju Jorkut dhe tha se kishte dhembje dhe skuqje në syrin e tij.

Syri ishte i enjtur, i gjakosur dhe kishte rrjedhje lëngjesh. Pasi u la dhe u trajtua me një ilac që ndaloi rrjedhjen nga enët e gjakut, syri u fashit në mënyrë që të mos ndjente dritën.

Mjekët menduan se kjo ishte inkurajuese për të ringjitur retinën dhe pas ndërhyrjes kirurgjike ai ishte në gjendje të shihte sërish

uaa ca fati
esht me se e vertet shprehja " shpresa vdes e fundit…!!"

Wow kushedi si do jet ndjer

ta them un super eshte ndi hahha