Ibra-Kaka, me te paguarit e vitit 2008

Me 9 mln euro ne vit, suedezi Zlatan Ibrahimovic dhe braziliani Rikardo Kaka jane futbollistet me te paguar te sezonit 2008.

Gazeta portugeze “Futebol Finance” ka publikuar listen e 50 futbollisteve me te puguar te sezonit 2008-2009. Shifra zyrtare keto qe jane te bazuara ne kerkimet e me shume se 30 publikimeve relative ne boten e sportit, ku mes tyre jane dhe gazeta dhe revista prestigjoze te vendeve me 7 kampionatet me te forta ne bote.

Gazeta portugeze ka bere dhe nje llogaritje tjeter, nese shifrat jane reale, Ibra dhe Kaka paguhen 29 cent ne sekonde, 17, 36 euro ne minute, 1.024 euro ne ore, qe ne fund te nje muajit arrijne shifren e 750 mije eurove. Ne vendin e trete eshte talenti argjentinas Lionel Messi me 8.4 mln euro ne sezon. Fituesi i Topit te Arte, portugezi i Manchester United, Cristiano Ronaldo eshte ne vendin e tete, pas Henri, Eto Lampard dhe Terry me 6 .7 mln euro ne vit.

Vendi i 9-te dhe i 10-te i perket dy lojtareve te Milanit, Ronaldinho dhe Shevchenko me nga 6,5 mln euro. Vetem i 50 ka mundur te renditet David Beckham me 4.5 mln ne vit, shifer kjo shume here me e vogel nga c’perfiton ai nga reklamat.