Ibrahimovic prezantohet si lojtar i Barcelonës



Kampioni i Evropës, Barcelona, ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili që sonte është prezantua edhe para tifozëve të klubit katalanas.

“Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën. Transferimi po ashtu përfshin kalimin e Samuel Eto’o në Inter dhe huazimin e Alexandr Hleb. Suedezi tash përfundimisht është lojtar i ri i Barcelonës, pasi pasdite nënshkroi marrëveshjen e cila do ta mbajë atë në klub deri në 30 qershor të vitit 2014”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.

“Barcelona Interit do t’i paguajë 46 milionë euro ndërsa në transferim është përfshirë edhe Samuel Eto’o, i cili vlen 20 milionë euro, si edhe huazimi i Alexandr Hleb. Në fund të sezonit të ardhshëm, Interi do të mund ta bëjë qëndrimin e bjellorusit të përhershëm për 10 milionë euro plus dy shtesë në varësi të sukseseve. Klauzula blerëse e Zlatan do të jetë 250 milionë euro”, thuhet më tej në deklaratë.


Momenti i daljes së Ibrahimovic para publikut në Camp Nou. Foto: AP

Ylli i ri i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, pasi ka kaluar testet mjekësore, pasditen e sotme ka qenë pjesë e një konference të shtypit ku është prezantuar para mediave si lojtar i ri i klubit spanjoll.

“Të luash për Barcelonën është nder i madh. Ka shumë klube të veçanta, por një është i veçantë, dhe për mua ai është Barcelona. Kam ardhur këtu për t’u bërë edhe më i mirë, për të luajtur me Messi, Xavi, Iniesta, Toure, e njoh gjithë ekipin dhe është ekip fantastik. E di se këtu mund të bëhem edhe më i mirë”, ka thënë Ibrahimovic në konferencë.

Më vonë ai është prezantuar edhe para afro 75 mijë tifozëve blaugranë, madje ka puthur shenjën e klubit të ri që në daljen e parë publike me veshjen e Barcelonës (numrin 9).

//youtu.be/yIIQVGu3NIk

Prezantimi Karim Benzema Tek Real Madrit

//youtu.be/H_Y3D4C5q18

Me ne fund iku. Dukej qe ditet e fundit te interi mezi po i shtynte…