iMac më të shpejtë në prill?

Pas linjës së laptopëve MacBook Pro, freskimi harduerik së shpejti i pret edhe modelet e kompjuterëve desktop iMac të Apple. Dizajni fizik nuk do të duhej të pësonte ndryshime të mëdha, ndërsa nga ana harduerike priten procesorët Sandy Bridge të Intelit dhe interfejsi Thunderbolt i prezantuar kohë më parë.
Për karakteristikat e tjera si përzgjedhja e procesorëve grafikë tani për tani nuk ka informata. Apple për herë të fundit linjën iMac e kishte freskuar në korrik të vitit të kaluar, ndërsa tani thashethemet thonë që ky prezantim i ri do të mbahet në fillim të prillit.