Imazhe high definition të planetit Tokë!


NASA do te shenoje Diten boterore te Tokes, duke transmetuar per publikun nje seri imazhesh high definition te planetit, te filmuara nga bordi i Stacionit Hapesinor Nderkombetar.

Imazhet e entit hapesinor amerikan do te mund te shihen ne faqen e internetit te agjencise, si dhe ne televizionin e saj ne disa ore gjate dites se neserme. Stacioni hapesinor Nderkombetar ka nje orbite te vendosur 354 km larg Tokes.

Transmetimi eshte pjese e disa aktiviteteve te organizuara nga NASA, qe synon te ndergjegjesoje njerezit per ceshtjen e klimes me rastin e Dites se Tokes me 22 prill. Pjese e tyre do te jete edhe nje ekspozite ne Uashington per ceshtjet e ambientit, sic shihen nga hapesira.