Imgur Pro, tani falas për të gjithë

Shumë përdorues paguajnë për abonimin në versionin Pro të faqes Imgur, sepse në versionin me pagesë faqja heq të gjitha reklamat, por kjo nuk është arsyeja e vetme.

Karakteristikat e shërbimit në versionin me pagesë – Pro, gjithashtu lejojnë ngarkime të pakufizuara të fotografive dhe qasje në komunitet me karakteristika të posaçme sikurse komentimi, votimi, ndarja e përmbajtjes, dhe veglat për matjen e shikueshmërisë së përmbajtjes.

Abonimi në këtë version ishte me çmim prej 3 dollarësh në muaj ose 24 dollarë në vit, por kjo është e gjitha do të ndryshojë shumë shpejtë në Imgur, sepse tani duket se faqja e famshme ka vendosur t’i lëshojë të gjitha këto shërbime për përdorim pa pagesë, për të gjithë përdoruesit e saj.

Përdoruesit të cilët kanë llogari pa pagesë në Imgur tani do të kenë qasje në të gjitha karakteristikat që përdoreshin nga abonuesit me pagesë dhe të cilat ishin ekskluzive për llogaritë e versionit Pro.

Por tani, faqja e internetit tani do të jetë 100% e mbështetur nga reklamat, kështu që në qoftë se juve nuk ju pëlqen të shikoni reklama në këtë faqe, atëherë duhet ta rivlerësoni qëndrimin tuaj në këtë faqe, sepse duket se këto reklama do të jenë aty për një kohë të gjatë.

Burimi: Telegrafi