Ingrid Gjoni nuk është gati për dashuri

Këngëtarja Shqipëtare, Ingrid Gjoni, thotë se ende nuk është gati për të filluar një dashuri të re.
Në një intervistë dhënë për “Shekulli”, e pyetur nëse ka ndonjë të re nga jeta e saj romantike, duke llogaritur angazhimet e mëdha, Ingridi është përgjigjur: “Jo, akoma nuk jam gati”.

Por me gjithë angazhimet nëpër shumë koncerte anekënd Shqipërisë dhe jashtë, Ingridi nuk e konsideron veten këngëtare të pasur.

“Pas kaq shumë koncerteve, impakti i parë duket kush e di se çfarë, por nuk është ashtu. Jetoj mirë. Jetoj me kushtet e një njeriu që i ka arritur standardet maksimale, por jo për ta quajtur veten të pasur. Një njeri që i ka të gjithë kushtet për ta kaluar jetën mirë, kaq”, thotë këngëtarja.

Amon kjo Ingridi,kur bo dhe kjo si e mire mo,vaj hadhin te tjerave…:punk: