Instagram së shpejti me dizajn të ri bardh e zi (foto)

Rrjeti i popullarizuar socjal për shpërndarje të fotografive online, Instagram, duket se së shpejti do të bëjë disa ndryshime në aplikacionin e vet për iOS.

Duke ju referuar disa fotografive të publikuara nga Anton Abramov në Twitter, shihet që aplikacioni do të marrë një njgyrë të zezë me të bardhë dhe gjithashtu edhe ikona e kamerës do te ndryshojë paksa.

„Nuk është e sigurtë nëse pamja e re do të lëshohet së shpejti për të gjithë përdoruesit. Ne shpesh bëjmë prova me një numër të vogël përdoruesish për të parë se si duken ato dhe për të mbledhur sygjerimet dhe kritikat e tyre. Dizajni në fjalë aktualisht është vetëm në fazë testuese.“

Kështu ka thënë një zëdhëndës i Instagram për portalin The Verge.

Shume “Design Clean” si app!