Inter, Mourinho harton listen e “zeze”

[b]

Interi i ketij sezoni ka treguar nje forme te mire fizike por shpesh here trajneri Mourinho dhe presidenti Moratti kane lene te kuptohet se stoli zikalter do shkurtohet gjate merkatos, per t’u lene hapesira elementeve nga ekipet zinxhir. [/b]

Duke e nisur nga mbrojtja, dyshja Burdisso-Rivas duhet te beje gati valixhet pas nje sezoni jo shume te suksesshem, ndersa ne mesfushe Vieira-Mancini nuk e kane bindur portugezin edhe pse lojtari brazilian mberriti ne Milano vetem nje vit me pare.
Per sa i perket portes, treshja e ketij sezoni eshte e sigurt, ndersa Cordoba, Zanetti, Maxwell, Maicon, Materazzi, Samuel, Chivu dhe Santon konfirmohen. Ne repartin e mesfushes do kete nje tjeter largim pasi Obina nuk eshte me ne planet zikalter, ndersa Figo ka mbyllur karrieren.
Mesfusha do perbehet nga Stankovic, Cambiasso, Muntari, Jimenez, Thiago Motta dhe ndoshta Deco. Ne sulm eshte per t’u vleresuar Suazo i dhene hua tek Benfica, ndersa Cruz po studion ofertat.
Gjithashtu, Crespo ka nenshkruar me Genoa-n. Kur ngelet ende ne pikepyetje blerja e austriakut Arnautovic, reparti ofensiv perbehet nga Ibra, Balotelli e Milito.