Internet Explorer 10 sekret

Pas një marketingu mjaft agresiv, Microsofti më në fund plasoi edhe versionin final të Internet Explorer 9, browserit i cili më në fund do të duhej të pastrojë njollat nga ky emër. Përveç publikimit të versionit 9, Microsofti tashmë ka premtuar edhe shpejtësi më të madhe në plasimin e versioneve të reja, dhe kjo ka nxitur “arkeologët” që të mihin nëpër resurset e paketit IE9 për të gjetur çka do që është fshehur, gjë që ndodh mjaft shpesh kohët e fundit.
Kështu në fajllin “ieframe.dll.mui”, dikush ka gjetur edhe një dialog të fshehur i cili tregon që Internet Explorer 10 është i gatshëm për downloadim. Këtë mund ta vërtetoni edhe vetëm duke përdorur Resource Hacker dhe hapjen e fajllit të sipërpërmendur që gjendet në “%ëindir%\System32\en-US\ieframe.dll.mui”, nën resursin “Dialog” dhe numrin 5428.
Natyrisht, nuk përjashtohet mundësia që tërë kjo të jetë bërë qëllimisht dhe të jetë pjesë e një marketingu viral të cilin, për shembull, ka kohë që e aplikon Apple.

Interesante kjo per cfar ta ken ber vall

hmm… na e dim qe IE do te eci gjithmone sikur ka ece nga 1 der ne 9 do te eci, por spo e kuptoj pse e kan bere ket :expressionless: … presim deri t`del Windows 8 :smiley:

Patjeter qe i duhet shtuar fluksi i punes, sepse konkurenca qdo dite e me shume rritet