iOS 9.2.1 perfekt për pajisjet e vjetra (video)

Një nga kritikat më të mëdha kundër Apple është se ata nuk kujdesen sa duhet për pajisjet e tyre të vjetra, kur lansojnë sisteme operative të reja.

Nëse pajisjet e vjetra marrin sistemin e ri operativ, ato, në rastet më të shpeshta, punojnë më ngadalë.

Në fakt, këto akuza dy herë kanë shkuar edhe në gjykata.
Ndërsa tani në iOS 9.2.1 duket se e kanë rregulluar këtë çështje, dhe në vend se të ngadalësohen, pajisjet më të vjetra të Apple, përshpejtohen dhe punojnë shumë më mirë, transmeton Koha.net.

Këtë, sipas “Forbes”, e ka dokumentuar një përdorues në YouTube, i quajtur “iAppleBytes”, i cili ka zbuluar se me iOS 9.2.1, në mënyrë të konsiderueshme iPhone 4S dhe iPhone 5, punojnë më shpejtë e më mirë.

Tani, sipas tij, me sistemin operativ të ri shumica e aplikacioneve hapen shumë më shpejtë se në sistemet operative më të vjetra, dhe se nuk duhet të keni frikë si më parë për ta përditësuar sistemin në këtë version.

Kjo karakteristikë nuk është përmendur fare nga Apple, pasi ata janë në gjyq për sistemet operative iOS 8 dhe iOS 9, ku akuzohen se me vetëdije kanë ngadalësuar pajisjet e vjetra në mënyrë që përdoruesit të blejnë të reja - por kjo ende nuk është e vërtetuar.

//youtu.be/hZBtIZf_LRg