iPhone 5 me kamerë 8MP dhe video High Definition



Deri tani, ne kemi pasur rastin të dëgjojmë shumë thashetheme lidhur me modelin e ri të iPhone 5.

Së fundmi është thënë se modeli më i ri i telefonit të Apple do të posedojë kamerën me 8 mega-piksel.
Për më tepër, thuhet se kamera e re e iPhone do të prodhohet nga kompania Sony.

Lajmin për kamerën e re të iPhone 5 e ka dhënë përfaqësuesi i kompanisë Sony, Howard Stringer, i cili ishte intervistuar nga Wall Street Journal.

Nëse ndodh që Sony ta furnizojë kompaninë Apple me kamerat e reja për iPhone 5, atëherë kjo do të nënkuptojë se ky telefon do të posedojë kamerën me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 1080p.

Për iPhone 5 është thënë se do të jetë i gatshëm në vjeshtën e këtij viti, kur pritet të lansohet edhe iOS 5.0.

Wow sa ka perparuar