iPhone 5 vjen në qershor?

Edhe pse për një kohë të gjatë është thënë se iPhone 5 do të vijë gjatë vjeshtës së vitit 2011, duket se kjo nuk do të ndodhë.

Thashethemet e fundit thonë se iPhone 5 do të paraqitet gjatë muajit qershor të këtij viti.

Sipas faqes Koreane, ETNews e cila thotë se po citon burime nga industria, thuhet se iPhone 5 do të paralajmërohet gjatë muajit qershor, në një ngjarje në të cilën do të prezantohet nga drejtori i përgjithshëm i Apple, Steve Jobs.

Përkundër faktit se data e lansimit të iPhone 5 thuhet të jetë qershori i këtij viti, shumë analistë thonë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me këtë datë, ndërsa supozojnë se data e lansimit të versionit më të ri të iPhone do të jetë pikërisht me kohën e lansimit të ngjarjes së njohur si WWDC, pasi që në këtë kohë ishte lansuar iPhone i parë, në vitin 2007.

Së fundmi është thënë se iPhone 5 do të posedojë kamerë me 8MP, e cila do të ofrojë edhe mundësinë e incizimit të videos në Full HD 1080p, si dhe procesorin e gjeneratës së re, A5, i cili është pjesë e tabletit të ri të Apple, iPad 2.

Wow sa shpejt

Se besoj se do dali kete vere!!! :frowning: Pasi iPhone 4 nuk eshte se ka marre shume popullim.