Ish-gruaja e Genc Prelvukaj tani ne krahet e kantautorit Korab Shaqiri

Kane kaluar shume vite, qe nga ndarja e saj nga Genc Prelvukaj i grupit ‘‘Etno Engjujt’‘, martese e cila si duket nuk pati shume sukses edhe pse u kurorezua me nje fryt te po asaj dashurie, nje djale. Ndoshta gjithe kjo ndarje ka qene shkaku se Arta ka qene ne moshe shume te re, dhe ajo nuk e ka ditur se qfare deshiron nga jeta. Me kalimin e kohes ajo mesohet keq, pasi nuk mund te ndryshosh gjithqka menjehere nga nje vajze e cila eshte mesuar te jete e lire dhe te kryeje detyrimet familjare si nje amvise e thjeshte, nderkohe qe synonte edhe karriere ne fushen e modes. Madje, kjo eshte komentuar dhe shkaku i ndarjes se bujshme, siq pershkruan mediat kosovare per qiftin tashme te njohur atje. Qe nga ajo kohe Arta me Gencin nuk kane shkembyer as edhe nje pershendetje edhe pse here pas here jane takuar kur kane marre djalin nga njeritjetri, pasi kujdestarine e Gjinit te vogel e ka pasur e ema Arta, kurse pas nje kohe ata kane rralluar edhe takimet, gje qe Arta ka angazhuar dike nga famil-jaret e saj per te derguar dhe marre djalin. Por, tashme nuk dihet se kush mban kujdestari per djalin e vogel, duke ditur qe Genci eshte i angazhuar ne muzike, pasi ben pjese ne nje nder grupet me te famshme shqiptare. Sa i perket anes sentimentale, Genci akoma nuk eshte kapur ‘‘mat’‘ me ndonje femer edhe pse ne klipet e tij kohet fundit po marrin pjese shume femra te nxehta, por qe nuk jane shqiptare. Nuk dihet nese ka pasur ndonje lidhje intime me ndonjeren nga ato, nderkohe qe ish-nusja e tij po jeton nje jete te re tashme e lire. Ne Kosove po flitet per nje lidhje mes modeles, Arta Arifi dhe kantautorit - kengetarit sharmant Korab Shaqiri. Shkas i gjithe kesaj perfolje kane qene disa foto te publikuara ne internet ku te dy jane fotografuar ne pozicione intime, gje qe na shtyn te dyshojme qe mes tyre diqka po ndodh, qofte kjo edhe ndonje aventure e shkurter. Korabi ne Kosove njihet edhe si djali i kengetarit te muzikes popullore Ilir Shaqirit. Ai ka hedhur ne treg albumin e pare me titull ‘‘Te kam gjetur’‘ dhe ka publikuar videoklipin e tij te trete me te njejtin titull. Vitin e kaluar Korabi doli me dy kenge dhe videoklipe, te cilat u mirepriten shume mire nga fansat dhe nder klipet me te klikuara gjate vitit 2008 ishin ‘‘Banesa e vogel’‘ dhe ‘‘A dalim sonte’‘.