ISMAIL KADARE

smail Kadare lindi më 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin “Gorki”. Është poet, prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema lirike-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.
Ismail Kadare
Ismail Kadare

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë”[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur “Realiteti i shpërfillur”[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.

Frymëzime djaloshare - 1954

Shekulli im - (1961)

Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963

Përse mendohen këto male - 1964

Dasma - 1968

Motive me diell - (1968)

Kështjella - roman - 1970

Kronikë në gur - roman - 1971

Koha (1976)

Dimri i madh - roman - 1977

Ura me tri harqe - 1978

Prilli i thyer - 1980

Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980

Koha e shkrimeve - 1986

Koncert në fund të dimrit - 1988

Vepra Letrare - 1981-1989

Dosja H - 1990

Piramida - 1992

Shqipëri - 1995

Pallati i ëndrrave - 1996

Dialog me Alain Bosquet - 1996

Spiritus - roman- 1996

Kushëriri i engjëjve - ese- 1997

Poezi - 1997

Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998

Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998

Ikja e shtërgut - tregim - 1999

Qorrfermani - roman - 1999

Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999

Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000

Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000

Breznitë e Hankonatëve - 2000

Bisedë përmes hekurash - 2000

Elegji për Kosovën - 2000

Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000

Unaza në kthetra - 2001

Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)

Qyteti pa reklama - roman - 2001

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

Pasardhësi - roman - 2004

Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006

Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s’ish harim.

Ismail Kadare

patrioti im Kadareja! jam kreanar per te!

[b]Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.[/b]

Strof shume e bukur!..

Besoj se te gjithe e njohin Mall, por nese ju ka marr vertet malli, po e ripublikoj!

MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot per dreq:
“Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç”.

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi valle?..
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall

Ky Dimer

C’i gjate ish ky dimer, c’i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s’ngjallet dot.
Apo si ai q’u dergj nga nje lengate e gjate.
S’do mekembet kurre ashtu sic qe?

C’i gjate ish ky dimer, c’i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s’i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

C’i gjate ish ky dimer, c’i pashprese ish.
Kinezet qe s’duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s’kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q’ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?

C’i gjate ish ky dimer, c’i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s’ka nen dhe?

C’i gjate ish ky dimer, c’i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.

I.Kadare Tirane, 1986

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares “Partizani” qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve

Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s’kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s’do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.

Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.

Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.

I.Kadare 1960

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.

Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga “Perse mendohen keto male”

Kristal

Ka kohe qe s’shihemi dhe ndiej
Si te harroj un’ dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht’ e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s’te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall’ prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s’gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t’ ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s’ish harrim.

I.Kadare 1979

Varri

Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.

Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt,
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.

I.Kadare Tirane 1986

Koha e pamjaftueshme

S’kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t’me duhen se paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s’mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s’e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t’ju bej te gjitheve e do ik.

I.Kadare Pranvere 1990

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot

Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m’i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s’eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s’nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s’me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate “pro” dhe “kundra” kalit,
une “kundra”, kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C’perralla kalamajsh, c’trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t’i mbrapsja me nje shkelm.
Po c’ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s’do te ma falnin perjete.
Me ne fund “vije e bute” fitoi mbi te “ashpren”,
dhe ne “kokefortet” na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c’ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet…Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C’ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T’i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s’depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere…
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t’ia bej “krak”
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.

Kercenimi

Shtat’qind vjet kam per t’i djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh’ pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi.
Sa ngadale ne epos mllefi del…
Shtat’qind vjet kam per t’i djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.

I.Kadare - 1986 Nga “Ftese ne studio”

Pritja

[b]Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate
Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen
Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete

Ora kaloi
Ti u vonove
Drita e abazhureve u be e keqe
Si i vrare telefoni ka rene permbys e s’merr fryme
Tani perbindeshat filluan te levizin
Ja, po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim

Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka[/b]

Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Një Vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty “të shtiu në dorë”
Gjith’ shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
“E sheh filanen? E ka pas…”

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T’arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
“Ah, njëlloj janë të tërë djemtë”

Të dyja t’ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t’marrë

Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M’e gjerë, m’e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s’do të të venë re.

Atje ku t’ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t’i bjerë shokut:
“E sheh filanen? Ishim miq…”

‘Ti dhe Hëna’ Ismail Kadare

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.

Ismail Kadare - Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s’ish harim.

sa me pelqen…

me falni qe po dal nga tema pak, por doren n`zemer e me fol, un tani e bera dallimin 100% ne mes Kadarese & Qemajlit!

Gjithmone me perziheshin… Bile kur permendej ky Kadare, un thoja po ai ka vdek… Si po thone ai kshtu ai kshtu… ?

Lol, ndodh :stuck_out_tongue:

hahahhahahaha…sic ngaterroja un ty ne fillim me gjendarin :stuck_out_tongue:

eee… Jena bo si pencionista :confused:

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Atehere loteve te tu s’ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
Athere kuptova c’kisha humbur,
C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse secila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Nje nga poezit e preferuara te Kadares… !

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadalë
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

…madheshtore…