Itali, një shqiptare gjendet e vrarë brutalisht ne shtepine e saj!

Një e re shqiptare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është gjetur e vrarë brutalisht ditën e sotme në banesën e saj. Ka qenë personi me të cilin bashkëjetonte që e ka gjetur vajzën të pajetë. Ai menjëherë ka njoftuar policinë. Nuk dihet ende autori i kësaj ngjarjeje.

Foggia - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Cerinjola, të qytetit të Foxhias në Itali. Një e re shqiptare është gjetur e vrarë brutalisht nga një person identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Mediat italiane bëjnë të ditur se vajza është gjendur me fyt të prerë në banesë. Ka qenë personi me të cilin e reja shqiptare bashkëjetonte që e ka gjetur trupin e pajetë të saj, i cili menjëherë i alarmuar ka lajmëruar policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të komisariatit të Cerinjolas, të cilat po merrem me zbardhjen e mëtejshme të kësaj vrasjeje brutale, si dhe identifikimin e gjetjen e autorit. (burimi/balkanweb)