Itali, shkaterrohet banda shqiptare

Policia e Aleksandrise ne Itali ka arrestuar dy eksponentet kryesore te nje bande te perbere nga shtetas shqiptare, e specializuar ne grabitjen e vilave dhe apartamenteve, kryesisht ne rajonet e Piemontes dhe Vale D’Aosta.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave gjashte anetare te tjere te bandes do te hetohen ne gjendje te lire per veprat penale te siperpermendura.

Hetimet e policise nisen pas vjedhjes se kryer ne vilen e familjes se nje biznesmeni te njohur ne provincen e Aleksandrise, ne naten mes 11 dhe 12 dhjetorit.

Pasi kishin hyre ne vile duke prere rrjeten metalike dhe pasi kishin lidhur anetaret e familjes, grabitesit vodhen te gjitha sendet me vlere, si dhe 10 mije euro qe mbaheshin ne kasaforte.