Ja çfarë duhet të keni parasysh përpara se të kaloni ne Windows 10!

Siç e dime tashme, Sistemi me i ri Operativ i Microsoft, Windows 10 do te lansohet me daten 29 Korrik. Kompania Microsoft ka njoftuar se ky Sistem do te jet falas per te gjithe perdoruesit vitin e pare per t’i bere upgrade dhe me pas do te behet me pagese. Por perparase ju te kaloni ne kete Sistem te ri Operativ, duhet t’i keni parasysh disa pika qe i kemi radhitur me posht dhe te cilat mbase do t’u a bejne me te lehte “vendosjen” nese doni te beni upgrade apo jo.

[ul]
[li]Nese e keni Windows 7 Home Premium, Windows 7 Professional, Windows 7 Ultimate, Windows 8 Pro me Media Center, apo Windows 8.1 Pro me Media Center, atehere Media Center nuk do te jete ne Windows 10 e pranishme.
[/li][li]Per te pare DVD duhet te instaloni software extra
[/li][li]Gadgets qe ndodhen ne Desktop ne Windows 7, ne Windows 10 nuk do te jene.
[/li][li]Perdoruesit e Windows 10 Home do t’i marrin perditesimet (updates) automatikisht, ndersa ata me Windows 10 Pro apo Enterprise do te kene mundesine te zgjedhin ne mes tyre.
[/li][li]Lojerat Solitaire, Minesweeper, dhe Hearts qe ndodhen ne Windows 7, ne Windows 10 nuk do te jene. Microsoft ka lansuar versionin e Solitare te quajtur Microsoft Solitaire Collection” dhe ate te Minesweeper te quajtur “Microsoft Minesweeper.”
[/li][li]Nese keni nje USB-Disk, do t’iu duhet t’i shkarkoni driveret e fundit nga Windows Update apo nga web faqja e pajisjes qe te mund ta perdorni ate.
[/li][/ul]

Keto jane pikat kyçe qe Microsoft ka publikuar si te tilla qe do te pesojne ndryshime ne Sistemin e ri Operativ. Kuptohet qe nder te tjera do te kete edhe ndryshime te vogla dhe permiresime te brendshme ne Sistem.

Skjarim që duhej.Faleminderit.