Ja çfarë ndodh kur shpërthen një bombë bërthamore

//youtu.be/u1Xe1TUQrpY

Një video e frikshme tregon se si toka fundoset pas një shpërthimi bërthamor nëntokësor. Klipi i përket një testimi bërthamor që nuk dihet se kur ka ndodhur.

Nëse prisnit formimin e një kërpudhe të madhe tymi dhe pluhuri pas një shpërthimi bërthamor, jeni gabuar. Në një video të postuar në Youtube tregohet se si fundoset dhe shkatërrohet një pjesë toke pas një shpërthimi bërthamor nëntokësor.

Pamjet janë postuar nga “atomcentral” dhe janë klikuar mbi 1.3 milionë herë. Mendohet se videoja është xhiruar në Nevada, ku janë kryer qindra testime bërthamore që nga viti 1950.

Vetëm dy bomba atomike janë përdorur në luftë, të dyja gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të dyja bombat janë hedhur nga amerikanët drejt japonezëve: në Hiroshima dhe Nagasaki. Shpërthimet vranë rreth 129 000 persona.

/ Top Channel