Ja pse nëna e mban fëmijën në krahun e majtë!

Me të filluar fëmija të qajë, nëna e tij e merr në krahë, e ngjit ne kraharorin dhe ai e ndërpret të qarën. Ajo që vërehet, është se nëna e mban foshnjën e saj në krahun e majtë. A e dini përse?

Duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës së saj. A ka nevojë foshnja për këtë?

Rrahjet e zemrës së nënës, janë zëri i pari që foshnja dëgjon para se të lindë. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, foshnja i ndjen të rrahurat e zemrës së nënës. Lëngu që e rrethon embrionin “Aminosi” ia përcjell atij të rrahurat e zemrës së nënës në mënyrë sistematike.

Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperaturës, e cila në barkun e nënës është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje.

Me të lindur dhe me të ardhur në këtë botë, foshnja nuk i dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e shoqëruan gjatë periudhës kur ishte në barkun e nënës.

Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë fëmijën të ketë nostalgji për këtë zë, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemres, i kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë.

Pyetja që lind është: Përse e mban nëna foshnjën në krahun e majtë, pa e kuptuar?

Padyshim, kjo hyn tek urtësia e Krijuesit që e krijoi njeriun në formën më të mirë.

Burimi:

https://www.alb-team.com/ja-pse-nena-e-mban-femijen-ne-krahun-e-majte.html

Shume i bukur ky postim vertet interesant! :slight_smile:

interesante :slight_smile:

Keto jan supozime asgje tjeter.