Ja si do të dukej udhëtimi me shpejtësi gati sa të dritës

A e keni pyetur ndonjëherë vetën se si do të dukej bota rreth jush po të udhëtonit me shpejtësinë vetëm pak më të vogël se shpejtësia e dritës? Dy shkencëtarë të universitetit nacional australian e ofrojnë përgjigjen.

Anthony Searle dhe Craig Savage, të dytë fizikanë, kanë mbaruar një video interesante në të cilën është imagjinuar udhëtimi nëpër një udhën të drejtë nëpër shkretëtirë me shpejtësinë e cila shkon duke iu afruar shpejtësisë së dritës. Punimi i tyre është pjesë e projektit ‘Seeing Relativity’, thotë NASA.

Për simulimin që mund ta shikoni në videon e bashkangjitur, dy fizikanët kanë përdorur super kompjuterët, për të shfaqur se si do të dukej nëse shpejtësia e dritës do të ngadalësohej në krejtësisht një metër në sekondë. Me këtë rast mund të shihen efektet relativistike, si të ishin pjesë e përditshmërisë sonë.
Në video janë shfaqur të gjitha efektet e mëdhenj relativistik. I pari është ai se objektet paraqiten të shtrembëruar, për shkak se në të vërtetë udhëtarit i duket se po largohet nga objekti, ndërsa ai po i afrohet atij, derisa objektet e njëjtë shtrembërohen edhe gjatë daljes nga fusha e jonë pamore.
Pjesa e dytë është efekti Doppler, i cili shndërron ngjyrat rreth nesh duke bërë që objektet më afër neve të jenë të kaltër, e ata të larguar të jenë të kuq. Por, edhe me këto dy efekte, ky është vetëm fillimi i çudirave relativiste, të cilat janë vizualizuar në videon e bashkangjitur. Shikoni se si do të dukej udhëtimi me shpejtësi të dritës i ngadalësuar në vetëm shpejtësinë prej vetëm një metri për sekondë

//youtu.be/JQnHTKZBTI4

Ajo duket meshum si nje loj :smiley: