Jackson nuk bëri vetvrasje

Michael Jackson nuk ka bërë vetvrasje, sipas pohimeve të ekspertëve mjeko-ligjorë të bëra të premtën në një seancë dëgjimore mbi rastin në fjalë.

Mbrojtja e Dr. Conrad Murrayt, kishte pohuar se Michael Jackson ose ka tentuar të pijë ose ka injektuar veten me mbi dozë të Propofolit, pohim ky që nuk qëndron për prokurorinë që ka vërtetuar shkencërisht të kundërtën.

“Autopsia ka hedhur kategorikisht poshtë mundësinë që Michael Jackson të ketë pirë mbidozë të propofolit para vdekjes, përderisa mjeku i tij ishte jashtë dhomës”, theksoi David Walgren.

Seancat gjyqësore ku Conrad Murray akuzohet për vrasje të mbretit të pop muzikës do të fillojnë më 11 maj