Janet konfirmon ndarjen nga Dupri

Janet Jackson ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri i saj prej kohësh Jermaine Dupri, dy muaj pasi dolën në sipërfaqe spekulimet për ndarjen e tyre.
Dupri mungoi në ceremoninë e varrimit të vëllait të Janet, Michael Jackon, dhe kjo i nxiti faqet e thashethemeve të spekulojnë se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shtatëvjeçare.

Këngëtarja e hitit “All For You” thotë se nuk është më në lidhje me Dupri, mirëpo përkundër statusit të saj ‘single’, ajo dëshiron të ketë fëmijë, madje edhe do të adaptojë.